06/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

6 gusht 1998

Përsëritja e Bosnjes

NGA GAVROSH LEVONJA Në fillim të marsit, kur konflikti i armatosur në Kosovë sapo kishte filluar, bashkësia ndërkombëtare, e shqetësuar për pasojat që mund të vinin prej shkallëzimit të tij, deklaronte me pompozitet se “nuk do të lejonte përsëritjen e një Bosnje tjetër”. Veç kësaj, pavarësisht nga mospërputhjet e ndryshme, pavarësisht nga një farë vonese karakteristike që të kujtonte atë të Bosnjes, disa qëndrime dhe iniciativa të faktorit ndërkombëtar, në radhë të parë SHBA, ishin inkurajuese në këtë drejtim. Por zhvillimet e ditëve të fundit në terren, ku forcat serbe kanë shpërthyer një ofensivë të ashpër kundër zonave të konsideruara si bastione të UÇK-së apo “zona të çliruara”, nxjerrin qartë në dukje paaftësinë e bashkësisë ndërkombëtare për të moslejuar përsëritjen e Bosnjës në Kosovë. Njoftimet për zbulimin e varreve kolektive, ku ndodhen varret e 600 shqiptarëve civilë, shumica e të cilëve janë fëmijë, 1.000 të vrarët në Rahovec, fshatra të tërë të djegur e rrënuar dhe mijëra civilë të tjerë të larguar nga vatrat e tyre, tregojnë se tashmë Kosova është një Bosnjë e dytë. “Shqetësimet” e shprehura nga politikanë perëndimorë “për shkallëzimin e krizës në Kosovë”, vendimet për të dërguar ekipe vëzhguesish apo dhe ndonjë kërcënim ndaj Millosheviçit për të përdorur forcën, janë vetëm veprime të vonuara në një kohë kur më e keqja ka ndodhur. Në fakt, deri tani aksionet e faktor it ndërkombëtar nuk i kanë kaluar kufijtë e retorikës. Nga ana tjetër, më shumë se për atë që mund të ndodhte në Kosovë, bashkësia ndërkombëtare ishte e merakosur vetëm se mos zjarri i konfliktit kapërcente kufijtë e Kosovës për t’u shtrirë në vende të tjera të rajonit. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e fajit për tragjedinë që po ndodh në Kosovë bie edhe mbi politikën shqiptare, në radhë të parë atë zyrtare. Duke e vënë veten në rolin e një altoparlanti që përsëriste opcionet e perëndimit duke rrahur gjoksin për “identitetin e qëndrimeve”, Tirana zyrtare gjatë gjithë këtij koncerti është treguar e paaftë për të ndikuar pranë faktorit të jashtëm. Edhe në ato pak raste “devijacioni”, si pasojë e presioneve spekulative të opozitës, mjaftonte një “tërheqje veshësh” që zyrtarët shqiptarë të ulnin zërin. Në këtë mënyrë, Tirana zyrtare vazhdimisht është ndodhur në bisht të të gjithëve duke larë duart vetëm me ndonjë deklaratë formale. Edhe tani, në grupet e vëzhguesve që po shkojnë në Kosovë, mungojnë njerëz nga Shqipëria. Gjithashtu, paaftësia e Tiranës për të vendosur kontakte apo dhe për të ndikuar pranë UÇK-së, që në fakt është e vetmja forcë edhe tek një pjesë e një pjesë e UÇK-së, për të paktën për të zbutur euforinë e vënë re në prag të ofensivës serbe, janë një tjetër shkak i asaj që po përjetojnë shqiptarët sot në Kosovë.

Votbesimi i kryetarit rinisin polemikat

PS ndahet për Nanon F 3 Alarm në familjen Meçani, benzinë derës së jashtme Flakë shtëpisë së Miss-it F 6 Kontrabanda, denoncohet drejtori i Peshkopisë

Varrosen 430 fëmijë

Tmerr në Kosovë, buldozerët mbulojnë në varre kolektive masakrën serbe Gazetat austriake dhe gjermane njoftuan dje se varre masive me mbi 500 trupa ishin gjetur në Kosovë, afër qytetit të Rahovecit, arenë e luftës ndërmjet forcave serbe dhe shqiptarëve, gjatë muajit korrik. Sipas gazetave, në varr gjendeshin kufomat e 567 shqiptarëve të Kosovës, ndër të cilët 430 fëmijë. Varri masiv shtrihej rreth 700 metra larg qytetit kufitar, në një zonë që më parë kishte shërbyer si gropë plehrash. Të martën u panë buldozerë që mbulonin dy prej katër varreve masive me dhe. Një grua kosovare me fëmijën e saj, të ikur nga tmerri i luftës. Foto REUTERS

Kontrabanda, denoncohet drejtori i Peshkopisë

F 6

Kryepolici në Prokurori

F 7

Policët fqinjë u rrëmbejnë fëmijëve 350 kokë bagëti

Maqedonasit vjedhin dele

F 6

Berat, kafsha hakmerret kishte dy ditë pa ujë

Gomari ha të zotin

F 10

Lajm befasues nga Finlanda/ Ekipi i Dajtit nuk kthehet më në Shqipëri

Arratisen futbollistët

Plot 23 shqiptarë kërkojnë strehim politik (Faqe 29)