15/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

15 gusht 1998

Amerika mbyll ambasadën

Frika e atentateve islamike/ Uashingtoni tërheq diplomatët nga Tirana Alarme bombash edhe në Rumani e Zvicër. Evakuohet personeli. Faqe 2-3

Fija e gjetur

NGA FRROK ÇUPI Shtetet e Bashkuara të Amerikës pezulluan së fundi veprimtarinë e ambasadës së tyre në Tiranë, si masë paraprake për të ndaluar atentatet islamike terroriste kundër saj. Në njëfarë mënyre ky duket si një zbulim: Supershteti i Globit ka gjetur se në shtetin e vogël ballkanik me distancë vetëm 40 e ca milje larg Italisë europiane të Vatikanit, tek “fëmija” i përkundur në dorën e saj për rreth pesë vjet, qenë kërcënuar terroristët islamikë që tronditën Manhaten-in dhe se fundi ambasadat amerikane në vendet e Afrikës. Por në fakt ky nuk ishte një zbulim, megjithëse Supershteti e tërhoqi fijën e lëmshit vetëm tani. Inteligjencia progresiste shqiptare, politikanë e gazetarë me frymë të qytetërimit perëndimor, e kanë prekur këmbanën magjike të rrezikut integralist islamik për Shqipërinë që në fundin e vitit 1993, duke lëshuar tinguj alarmi. Mirëpo edhe vetë përfaqësuesit e Amerikës model, nuk mundën të dëgjojnë zëra të tillë. Tani vetë shteti amerikan është i detyruar të vijë në Shqipëri me maksimumin e masës së sigurisë, duke tërhequr fijën e gjetur vite më parë. Çfarë po ndodh kështu? Në radhë të parë Amerika po morr leksionin e humbur. Në vitet ’90 kur Shqipëria hapi dyert e botës dhe të regjimit politik pluralist, të dërguarit amerikanë e kthyen luftën kundër komunizmit në qëllim të vetëm. Ish-ambasadori Rajerson deklaroi publikisht atëherë se “komunistët duhet të mbeten pa punë”. E vërteta është se sistemi i egër komunist në kishite arritur deri në absurditetin sa të mbyllte dyert e ambasadës amerikane në Shqipëri. Por Amerika, duke i dhënë kartën jeshile Presidentit shqiptar të kohës që të hapë dyert për “çdo ngjyrë e çdo djalë përveç komunistëve” arriti në hemisferën tjetër politik. Ambasada Amerikane u detyrua të mbyllet përsëri në Gusht 1998; por kësaj here për shkak të lirisë së “tepëruar” dhe mish-mashit antikomunist. Së dyti, Amerika mund të ketë marrë një leksion prej “fëmijës së vogël” së duhen përdorur vërtetë të njerëzve të këtij populli dhe nuk mjaftojnë slogane e përkëdhelje për zyrtarinë e lartë. Sali Berisha, një njeri me tendenca të theksuara të stilit fondamentalist islamik, që është President, për një kohë të gjatë ishte më i përkëdheluri i Amerikës, paçka se zëri i shqiptarëve buçiste kundër tij. (vijon në faqe 2)

Një familje islamike duke udhëtuar maleve të Afganistanit Foto REUTERS Një familje islamike duke udhëtuar maleve të Afganistanit. Foto REUTERS

Kapen 26 kg. heroinë

Dy shqiptarë udhëtonin në Greqi me sasínë fantastike Dy shqiptarë udhëtonin në Greqi me sasinë fantastike Kapen 26 kg. heroinë U zbuluan në doganë, me drogën e fshehur në serbatorin e makinës. Ishin duke ardhur nga Turqia në drejtim të Shqipërisë Përfundon në mënyrë krejt të paparashikuar aventura e dy shqiptarëve të cilët po ktheheshin nga Turqia në drejtim të vendit të tyre, vështirë se mund ta kishin qarë nëpër mend se udhëtimi i tyre i gjatë do të ndërpritej aty ku ndahet kufiri i Turqisë me Greqinë. Ndërsa kishte filluar procedurat e zakonshme të kontrollit të pasaportave dhe formaliteteve doganore, punonjësit grek të kufirit, në pikën kufitare Kipi ku kalon rruga që lidh Greqinë me Turqinë. F 9

Rikthehen debatet e pronave. Prokuroria fillon hetimet

Rikthehen debatet e pronave. Prokuroria fillon hetimet Qeveritarët nuk tregojnë pasuritë F 4 PSD e PRDNJ kundër socialistëve: Nuk mbajtën premtimin Koalicioni i majtë çahet prej SHIK F 4 Politikani kosovar i shkruan ushtrisë së Kosovës Demaçi pranon ftesën e UÇK F 5 Ish kreu i SHIK rast unik: Matematicien me 5 yje Gazidede, civili me gradën gjeneral F 7 Ilir Zela, dy orë pritje në radhën e maskave Deputeti viktimë e bandave F 13 Cetnikët hyjnë edhe dy herë në Shqipëri Luftë me serbët në mesnatë F 10 Akademiku kosovar kritikon grupin e Rugovës Dosja kundër negociatorëve F 6