20/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

20 gusht 1998

Ikni nga Shqipëria!

Departamenti i Shtetit i SHBA, paralajmëron përsëri qytetarët amerikanë në Tiranë Presidenti Klinton: Mbi 200 marinsa ruajnë Ambasadën Faqe 2

Përsëri viktima

NGA ENTON ABILEKAJ Po shpejtohet gjithçka që duhet të ndodhë. Nuk ka më zgjidhje tjetër përveç luftës, por asgjë nuk është gati, përveç NATO-s. As SHIK-u që është ende në fazën e gjetjes së bashkë-këputorëve në Veri, as ushtria që ka shumë pak njerëz që janë gati të luftojnë, as Parlamenti që përton të lërë përfundimisht pushimet dhe as rendi që vazhdon të jepet pas korrupsionit të përditshëm duke i ndjekur me qetësi të gjitha ngjarjet e rënda që po trembin shqiptarët e po trondisin Shqipërinë. Pas Hidrocentralit të Fierzës dhe pas paralajmërimeve të vazhdueshme, nuk mund të mendohej se do të realizohej një tjetër atent- atentat kundër Shqipërisë vetëm pak kilometra më larg. Dhe janë drejtuar dy gishta njëherësh, sepse askush nuk i ka paraprirë për të marrë vesh. Ashtu si të gjithë, edhe SHIK-u, edhe Rendi dyshojnë tek serbët dhe tek fundamentalistët islamikë, por nuk dinë asgjë më shumë se kaq. Klintoni ia hoqi vetëbesimin këtyre institucioneve shqiptare dje, kur deklaroi se marinsat amerikanë të NATO-s kanë ardhur në Shqipëri më shumë për të ruajtur ambasadën dhe punonjësit e saj të reduktuar sesa për manovrat. Serbët ja hoqën vetëbesimin të gjitha institucioneve mbrojtëse duke u tallur me jetët e shqiptarëve fare pranë kufirit. Propaganda serbe, duke përfituar nga ngathësia e shërbimeve sekrete shqiptare arriti ta paraqesë Shqipërinë si një bazë të terrorizmit islamik. Pas gjithë këtyre, Shqipëria është e sulmuar në të katër anët dhe e paaftë për t’u përgjigjur. Madje nuk po arrin të shmangë përdorimin e saj si shesh lufte të fundamentalistëve islamikë ndaj SHBA. Thirrjes së serbëve për luftë, pikërisht ditën e parë të manovrave të NATO-s, nuk iu kundërpërgjigj asnjë qeveritar i këtij vendi të pambrojtur, megjithëse kishte 14 shtete të armatosur që zhvillonin manovra ushtarake pranë kufirit, jo vetëm kaq, por vazhdon të jetë e largët shpresa për një reagim të fortë që të japë sadopak përshtypjen se brenda kufijve ekziston një shtet. Dëshira për të vendosur për një reagim, u bëj që e zbehtë për t’u bërë prej e burokracisë së Parlamentit. Kryesia e institucioneve më të larta të Shqipërisë nuk dha asnjë alarm për ngjarjet e njëpasnjëshme dhe ky rol duket se mbetet vetëm shtypit shqiptar. Është një opinion joqeveritar që i konsideron këto akte, për të treguar forcën e tyre ushtarake dhe për të treguar se nuk janë terroristë të Ballkanit, duke e të cilëve mund të ... të jetë ...

Tragjedi në shina përplasen trenat

Vdes një mashinist, katër në gjendje shumë të rëndë F 9

Borxhi Gjalliçës 250 milion USD

Nxirret shifra që akuzon kompaninë piramidale F 10 Berisha krijoi lehtësira për qytetarët islamikë Kufiri shqiptar i hapur për arabët F 2 Ministri para gazetarëve: ja dështimet e policisë Teta: Po rritet krimi ekonomik F 11

Kisha hidhet në erë

Lufta me serbët, pritet gjendje e jashtëzakonshme Parashutistë të forcave të NATO-s duke qëndruar pranë një bunkeri gjatë manovrave në Bizë Atentat i madh në veri të Shqipërisë Kisha hidhet në erë Tronditet gjithë Shkodra. Eksploziv kundër ortodoksëve, synohet përçarja fetare Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka hedhur në erë Kishën Ortodokse në qendër të qytetit të Shkodrës. Nuk dihen ende autorët e këtij akti, por sipas policisë ka qenë një furgon pa targa që ka ndaluar para Kishës në orën 2 pas mesnate. Prej tij kanë zbritur edhe njerëz të natës që kanë vendosur eksplozivin në vendin e shenjtë të ortodoksëve shkodranë. Parashutistë të forcave të NATO-s duke qëndruar pranë një bunkeri gjatë manovrave në Bizë. REUTERS

Gjinushi nuk flet për “Koha Jonë”

I denuari, Skender Gjinushi, kryetar i parlamentit shqiptar, njëkohësisht edhe kryetar i PSD që dje ka vendosur të bojkotojë gazetën “Koha Jonë”. Arsyeja, sipas atij është se gazeta ka botuar dje një shkrim ku thuhej për vilën që po ndërton pa leje dhe falas, të cilën e ka marrë përsipër firma piramidale “2K”. I nxehur Gjinushi, dje i ka deklaruar gazetares tonë se “nuk do të flasë deri në vdekje për gazetën tuaj”, çka nuk e ka bërë as edhe ish-kryeparlamentari Pjetër Arbnori në kohën e terrorit të PD-së ndaj “KJ”. Natyrisht, ne na vjen keq për këtë pohim të tij, por nuk është faj ynë se ai ka shkelur ligjet dhe po bashkëpunon me një firmë të deklaruar piramidale si “2K”. Pavarësisht se ajo ka ende mbështetës të fuqishëm nga lobet politico-financiare që fillojnë nga Presidenca e mbarojnë deri tek muri i vilës së re të Gjinushit. Megjithatë gazeta është e hapur për çdo ndërtim mendje të kryeparlamentarit Gjinushi.

Ramisha krijoi lëhtësinë