Presidenti dhe kryeprokurori bisedojnë me ambasadorin e Everts/ Lirohet Kreshnik Lusha
Pajtimi mund drejtësinë
NGA GAVROSH LEVONJA
Drejtësia do të nënshtrohet edhe një herë përballë politikës. Sot grupi parlamentar i PS dhe qeveria do të diskutojnë për institucionalizimin e pajtimit, ku si hap i parë mund të jetë lirimi i gjashtë të arrestuarve. Që në momentin kur u bë publik lajmi i arrestimit të gjashtë ish-funksionarëve dhe ushtarakëve të periudhës së qeverisjes së PD-së, u parashikuan ditë të vështira për pushtetin. Në një kohë që vendi ka nevojë emergjente për qetësi e për rregull, arrestimi i tyre duke pasur parasysh efektin që do të krijonte, ishte si një rrufe në qiell të kthjellët. Nuk kishte asnjë dyshim se PD duke i dhënë nuanca politike një hapi të tillë të organeve të drejtësisë do të shfrytëzonte rastin për t’i u rikthyer më shumë se kurrë politikës së rrugës. Në këtë mënyrë, arrestimi i “ish-ëve” të PD-së do të tensiononte më tej klimën politike në vend, duke u bërë shkak edhe për bllokimin e disa hapave pozitivë të hedhura nga PD, siç ishte angazhimi në procesin e kushtetutës dhe ulja në një tryezë e liderëve të partive, në radhë të parë atyre socialiste e demokrate. Si pasojë e situatës delikate në vend ishte e qartë që në fund të fundit do të shkoh ej edhe një herë drejt një konflikti midis drejtësisë dhe pushtetit politik. Në kushte normale, era e “të gjashtëve” do të ishte një rast i mirë që drejtësia të tregonte se ishte e çliruar përfundimisht nga prangat e politikës duke proceduar sipas ligjeve lidhur me këtë çështje. Po, nga ana tjetër, acarimi i mëtejshëm i situatës në vend, pa lënë mënjanë tendencën për politizim, deryrisht do të çonte në një presion të politikës mbi drejtësinë që kjo të liro nte “VIP-ët e akuzuar. Mirëpo, një gjë e tillë, ndërsa do të damkoste edhe një herë gjyqësorin si “skllav të pushtetit politik”, do të shërbente si argument për akuzat e opozitës se edhe arrestimi “është bërë me urdhër nga lart”. Në këtë mënyrë pushteti do të ndodhej ndërmjet dy alternativave: ose t’i linte dorë të lirë drejtësisë dhe këta të paguante me pasojat e njohura të konflikteve të ashpra, ose të ndërhynte që kjo të tërhiqej duke treguar se nuk është në gjendje të sfidojë politikën. Shenjat tregojnë se po shkohet drejt alternativës së dytë.
Sinjalet e para u dhanë që në fjalimin e Nanos në ceremoninë e përkujtimit të Nënë Terezës për të vazhduar më pas me përm bajtjen e takimeve të Daan Evertsit me presidentin Meidani dhe kryeprokurorin Rakipi, pas të cilave u paralajmëruan “hapa të rëndësishëm”. Gjithashtu, mbrëmë zëdhënësi i kryeministrit paralajmëroi për mbledhje të rëndësishme të qeverisë dhe grupit parlamentar-socialist ku sipas tij gjasat pritet hapja rrugë e institucionalizimit të pajtimit kombëtar. Nëse një hap i tillë do të japë fryte, atëherë mund të thuhet se edhe nënshtrimi i drejtësisë është i justifikueshëm, për të mos thënë i detyrueshëm.
Milo: Refugjatët do të kthehen në Kosovë
Çdo ditë mbërrijnë në Rinas me dhjetra vajza. Por nisen më pas sërish
faqe 2
Refugjatë kosovarë të ardhur në Shqipëri
Foto REUTERS
Itali, fshesë për prostitutat
Policia e ka të pamundur të ndalojë rikthimin në trotuarët e Perëndimit
Prostitut(at) shqiptare nën kërcënat e policisë italiane. Çdo ditë në aeroportin e Rinasit kthehen nga Italia dhjetra femra shqiptare që ushtrojnë prostitucionin në rrugët e qyteteve italiane. Të kapura nga policia italiane, siç janë ndodhur në bazat e prostitucionit me veshjen karakteristike, të rejat shqiptare zbresin shkallët e avionëve, ndërsa nxitojnë për të hipur në automjetet private që i presin jo shumë larg hyrjes së Rinasit.
Nano: “Nuk dua procese politike”
Faqe 2-3
Pas çdo mitingu policia bën ritualin
PD, mal me denoncime
F 3
Prokurorët tregojnë planet ushtarake të marsit
20 dosje me urdhëra
F 3
Breshëri në rrugë, mbeten dy viktima
Terror plumbash në Vlorë
F 10
Avokatët e Alimucaj: Ulje e vlerës së pasurisë
Pasuritë e VEFA po falen
F 7
Kryetari i PBDNJ kritikon kabinetin e koalicionit
Melo: Qeveria është fajtorë
F 4
Parlamenti miraton një komision ad hoc për projektet
Qeveria kontrollohet për Kosovën
F 5
Diplomatët amerikanë diskutojnë me Millosheviçin
Doll dhe Shatuk në Beograd
F 6