11/09/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

11 shtator 1998

Mblidhen krerët e koalicionit të majtë/ Diskutohet kriza politike

Të ndryshojë qeveria Gjinushi: “Duhen zëvendësuar ministrat e korruptuar” Faqe 3

Virusi i Perëndimit

NGA CARLO BOLLINO DREJTOR I “GAZETA SHQIPTARE” Shqipëria po vuan prej vitesh nga një sëmundje misterioze dhe e panjohur. Oksidentokracia. Asnjë mjek nuk ka mundur ta diagnostikojë deri tani dhe sa herë që ekspertë nga vende të ndryshme të botës vijnë deri këtu për të dhënë këshilla, ndakojnë në përkeqësimin e sëmundjes. Nuk ka kritika pa dhembje dhe këtë e them për të shpjeguar se kjo sëmundje nuk është vdekjeprurëse, madje është dhe e domosdoshme. Por e keqja ekziston dhe duhet treguar. Oksidentokracia është ai virus që godet vendet më të vogla, kur kushtëzohen tepër nga vendet e mëdha. Qeveria e Fatos Nanos lindi nga rregullat e diktuara nga OSBE, e cila ka diktuar norma demokratike të tipit evropian: një mazhorancë me shumë parti, një President Republike me të vërtetë i pavarur, ndarje e qartë midis gjithë pushteteve të Shtetit, linjë të rrymave brenda partive. Kështu funksionon në Perëndim, në vendet që kanë një traditë të fortë demokratike. Shqipëria njeh demokracinë prej gjashtë vjetësh dhe kështu, ato antitrupa që do komuniteti ndërkombëtar dhe që shërbejnë për të evituar mjekun e autoritarizmit, në këtë trup të ri demokratik provokojnë reaksion, ashtu si hormonet e rritjes. Nëse Qeveria do të ishte në duart e një njeriu të vetëm, të fortë dhe të pakundërshtueshëm; nëse Drejtësia do të kontrollohej nga i njëjti zotër në pushtet; nëse do të ishte vetëm një parti në pushtet, pa opozitë të tjera, pa zëra apo debate të ndryshme, sot mbase Shqipëria do të jetonte në qetësinë e saj modeste, pa trauma, por jo e lirë. Qeveritë e paqëndrueshme, kriminaliteti, përplasjet sociale janë fytyra tjetër e demokracisë, në gjithë botën. Këto sa thashë, i përkasin politikës, por një analogji ekziston dhe për ekonominë. Qeveria Nano ka si detyrë të respektojë receta të thëna dhe për financiare të sugjeruara nga jashtë. Fondi Monetar është si një mjek gjigand që pretendon të shërojë vendet e sëmura, duke i dhënë ilaçe të forta dhe duke mos marrë parasysh se çdo pacient që vuan ka dhe një shpirt. Dhe receta e Fondit Monetar për Shqipërinë thotë: të pushohen bukëtorët, sepse i kushtojnë arkës së Shtetit, t’i shtohen taksat popullsisë, të lorë, sepse i kushtojnë arkës së Shtetit, t’i shtohen taksat popullsisë, të shkurtohen taksat doganore, të zgjidhet inflacioni. Nëse Shqipëria nuk respekton këtë recetë, nuk do të ketë ndihma ndërkombëtare. FMN-së nuk i intereson që, për të respektuar normat e saj, rritet papunësia, përhapet varfëria dhe bëhet kontrabandë. Edhe lufta kundër krimit, në Shqipëri, varet dhe bëhet rregullat ndërkombëtare: krimineli duhet të jetë i dënuar të njëjtë rregullat ndërkombëtare; krimineli duhet të garantohet, policia s’duhet të përdorë dhunë, s’duhet të aplikohet dënimi me vdekje. Por, maskat vazhdojnë të vrasin policë, të cilët duhet të qëndrojnë gjallë të dyja. Këto rregulla janë të drejta, sepse kanë domethënien e civilizimit modern, por civilizimi është një luks që ka çmim të shtrenjtë. Natyrisht, e keqja e oksidentokracisë, nuk shërben për të justifikuar abuzimet e atyre që në Qeveri apo në opozitë, përfitojnë për arsye të ulëta personale. Të dhunshmit, të korruptuarit, antiliberalët, duhet të kthehen në shtëpi, sepse edhe kjo është një normë e demokracisë moderne. Zotinëri ambasadorë, që veshin rrobat e mjekëve shpëtimtarë, i kërkojmë të kenë më shumë kujdes dhe respekt. Për faj të një gjykatësi përfundon pas hekurave, një gabim i një mjeku të çon nën dhe.

Kryeministri Fatos Nano duke i dhënë dorën maskotit të EXPO 98 dje në Lisbonë. Foto REUTERS

Brokaj: Nano i paaftë

Këshilltari i Presidentit sulmon shefin e qeverisë Brokaj: Nano i paaftë “Kryeministrit i mungon aftësia e qeverisjes dhe stili drejtues” Faqe 2

PD: Nuk pyesim Amerikën

Ngjiria e procesit të të gjashkëve ishte propozimi i dashngotoni PD: Nuk pyesim Amerikën Një diplomat i huaj nxjerr sekretin. Ambasada e SHBA nuk pranon të komentojë Faqe 4

Politikanët dhe partitë vazhdojnë të gjenden mes tyre, duke refuzuar të realizojnë projektin e pajtimit, për të cilin i gjithë vendi ka thellësisht nevojë. Nuk ka dialog as për temat e vogla dhe as për të mëdhatë. Sot “Koha Jonë” dhe “Gazeta Shqiptare” po provojnë të japin një shembull të vogël bashkëjetese civile. Edhe pse janë gazeta në konkurrencë mes tyre, sot shkëmbejnë editorialët e drejtorëve respektivë. Një sinjal paqeje, dialogu dhe demokracie. Secili jep ndihmën e vet. Shënim i përbashkët i redaksisë “Koha Jonë” dhe “Gazeta Shqiptare”