Pas miratimit të kushtetutës, nisin kritikat ndaj kryetarit socialist brenda partisë
Shumica fajëson ish kryeministrin: “Bëri shantazh” Faqe 3-5
Befasia maqedonase
NGA BLENDI FEVZIU Pjesa më e madhe e politikës ballkanike ka mbetur e befasuar të dielën në mbrëmje nga rezultatet e votimeve në Maqedoni. Partia e Kryeministrit Cervenkoësk[i?] ka humbur pas rundit të parë dhe rezultatet provizore përcaktojnë një fitore të mundshme të opozitës VMRO. Nga shifrat e dielës vështirë të ndërtoh një konfiguracion të saktë të politikës maqedonase të katër viteve të ardhshme, por një gjë është që tani evidente: opozita, që katër vjet më parë u duk sikur pushoi së ekzistuari pas konstituimit që ju bë rizgjedhjeve parlamentare të fituara nga socialistët, po përgatitet të marrë në dorë drejtimin e vendit. Skena politike maqedonase do të pësojë pas kësaj ndryshime të ndjeshme dhe shqiptarët do të jenë në çdo lloj skeme të re, një ndër elementët më të rëndësishëm. Marrëveshja e Partisë për Prosperitet Demokratik e Abdurrahman Halilit, me atë Demokratike të Arbër Xhaferit, ka sjellë një korrigjim të ndjeshëm në përfaqësimin e shqiptarëve në parlament. Nga 18 vende që ata zotëronin në zgjedhjet e kaluara, pritet që numri të rritet në 22 - 26. Nëse rezultatet e raundit të dytë do të përputhen me parashikimet, shqiptarët do të jenë një forcë e domosdoshme për kryerjen e koalicionit qeverisës në Maqedoni. Thënë ndryshe, ata do të jenë faktori bazë i stabilitetit politik të Maqedonisë. Korrigjimi i skenës politike maqedonase do të sjellë padyshim korrigjime në krejt politikën e rajonit. Ky ndryshim do të jetë evident së pari në marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Serbinë. Nuk duhet harruar se Shqipëria dhe Beogradi janë qeverisur deri tani nga parti të majta, me të njëjtën origjinë dhe bazë ideologjike. Ardhja në krye të Qeverisë së Shkupit e një fuqie nacionaliste, si VMRO dhe fuqizimi i shqiptarëve në parlament e qeveri, padyshim që do të sjellë një ndryshim në politikën midis dy vendeve. Nga ana tjetër, cikli i plotë i këtij ndryshimi do të mbyllet me largimin e shpejtë nga posti i Presidentit i Gligorovit dhe zëvendësimin e tij të mundshëm me një prej armikëve më të mëdhenj politikë të Millosheviçit, Tupurkovskin. Ilja e Cervenovskit do të pasqyrohet padyshim edhe në politikën shqiptaro-maqedonase. Është normale të thuhet se Nano dhe Cervenovska kanë pasur marrëdhënie miqësore dhe këto, kanë ndikuar në situatën e përgjithshme. Por duhet shtruar se raportet midis dy vendeve më shumë se sa nga vullneti i tyre, janë diktuar nga gjeopolitika e SHBA dhe në këtë kontekst, zhvillimet e ardhshme duhen parë të pandara nga interesat amerikane në rajon e sidomos në Maqedoni. Zgjedhjet e fundit maqedonase kanë përfshirë një tablo të re dhe në këtë tablo, shqiptarët nuk janë më disa penelata dekorative.
Ultimatum nga Roma: Frenoni klandestinët
Meidani: Në 22 nëntor referendumi për Kushtetutën
TIRANË- Presidenti Rexhep Meidani ka shpallur dje referendumin për miratimin e kushtetutës, menjëherë pas miratimit të projektit në parlament.
Pasi Kuvendi miratoi propozimin e tij për t’ia paraqitur elektoratit për votim draftin, Presidenti i Republikës, ka caktuar si datë për zhvillimin e referendumit 22 nëntorin. Meidani e ka nxjerrë dekretin duke u bazuar në dispozitat kushtetuese, në ligjin për referendumet i cili thotë se shpallja e referendumit duhet bërë brenda 45 ditësh nga miratimi në parlament, si edhe në bazë të vendimit të djeshëm të Kuvendit Popullor për zhvillimin e këtij procesi. Duket kështu se si ishte premtuar, procedurat për miratimin e kushtetutës, do të zbatohen të gjitha afatet e paracaktuara. Në datën 28 nëntor, dita kombëtare e Shqipërisë, Presidenti do të firmosë kushtetutën e re. Referendumi i 22 nëntorit është i dyti në harkun kohor të katër viteve që synon të bëjë vendin me kushtetutë. Drafti i hedhur për referendum në vitin 1994, kur qeveriste PD-ja, u refuzua. Pas shpalljes së datës, të gjitha partitë do të fillojnë fushatën për referendumin. Qeveria ka marrë ndërkohë, disa vendime për përgatitjet për referendumin.
K. K.
Një police gjermane duke kontrolluar refugjatë shqiptarë në kufirin çeko-gjerman dje në Zittau
Foto REUTERS
Një police gjermane duke kontrolluar refugjatë shqiptarë në kufirin çeko-gjerman dje në Zittau. Foto REUTERS
Gado-Imami, fundi i mundimit
Çati votimi
Gado-Imami, fundi i mundimit
Bashkëkryetarët e kushtetutës përfunduan misionin
faqe 7
Sherr në zemrën e televizionit
Këshilli i RTSH
Sherr në zemrën e televizionit
Largohen drejtuesit, nuk diskutohet festivali
faqe 25
Disfatë e Ajaks, triumf i vonë për Bajern
Liga e Kampionëve
Disfatë e Ajaks, triumf i vonë për Bajern
Tenis i Realit me austriakët, barazim i Juve
faqe 21