25/10/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

25 tetor 1998

Vdes mbrëmë në Tiranë në përpjekje me “Renean” një i kërkuar si pasues i Bin Ladenit

Vritet terroristi islamik

Shkëmbim zjarri në banesën e arabit, plagoset komandanti. Faqe 2 Shkëmbim zjarri në banesën e arabit, plagoset komandanti Faqe 2

Pazaret e Perëndimit

Të martën, skadon ultimatum i NATO-s ndaj Millosheviçit dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar do të përpiqet t’i japë përgjigje pyetjes nëse presidenti serb i është përmbajtur ose jo marrëveshjes që nënshkroi me emisar-in amerikan Ričard Holbruk. Pavarësisht se përgjigja është negative, ka të ngjarë që Perëndimi ta harrojë kërcënimin, për të deklaruar se kërkesat ndërkombëtare ndaj Millosheviçit duhen rishikuar apo ndryshuar deri në një afat të dytë. Deri të martën, emisarët e paqes do t’i kenë shtrirë nga kajtësa, pamjet rrëngjethëse të pesë shqiptarëve të vrarë të enjten e kaluar, midis tyre të dy fëmijëve të mitur, masakruar barbarisht. OSBE-ja deklaroi dje se ajo ishte kundër sulmeve të NATO-s mbi bazat e ushtrisë serbe. Për këtë organizatë, duket se më e rëndësishme se jeta e ca shqiptarëve është angazhimi me punë i 2.000 vetëve, të cilët do të shkruajnë raporte pafund për shkeljen e të drejtave të njeriut. Madje OSBE shkoi më tej duke akuzuar SHBA se po “sillen hapur si të ishin të vetmit që gëzojnë të drejtën për të marrë vendime të rëndësishme për luftën dhe paqen”. Duke neglizhuar hapur faktorin shqiptar, Perëndimi po mendon tashmë hapur se kujt do t’i përkasë “lavdia” nëse në rajon do të vendoset paqja. Por si lavdia ashtu edhe paqja duken ende larg. Marrëveshja e Holbrukat mund të quhet me plot gojën e dështuar, ndërkohë që flitet për një tërheqje të mundshme të tij si negociator dhe një angazhim më të madh të ambasadorit Cristopher Hill, i cili të premten testoi edhe qeverinë e re shqiptare. Marrëveshja e Holbrukat u cilësua e dështuar edhe nga republikani Bob Doll, i cili e quajti atë “një goditje për prestigjin dhe interesat e Shteteve të Bashkuara dhe një tragjedi për miliona kosovarë që i kishin varur shpresat te premtimet amerikane”. Ndërkohë NATO, dy ditë para skadimit të ultimatumit, dukej se po merr masa për t’u justifikuar për mosndërhyrjen e saj. Në Beograd mbërritën dje dy zyrtarë më të lartë të saj, që sipas Brukselit do të kërkonin zbatimin e menjëhershëm të kërkesave të OKB-së për Kosovën, “të cilat nuk janë të negociueshme”. Në fakt Millosheviçi ka një ngjarje ta përcjellë edhe këtë dë-gatë, pasi ka kuptuar që me Perëndimin gjithçka është e negociueshme, madje dhe fati i dy milion shqiptarëve.

Si u masakrua familja kosovare

Dje në Gërçinë gjatë procesionit të funeralit të familjes Symetaj të masakruar nga ushtarët serbë Foto REUTERS MUHARREM SYLMETAJ RAMIZ SYLMETAJ AZILLOM SYLMETAJ

Tirana, si u zbulua nga një shqiptar-amerikan

NGA FRON NAZI Nuk jam krejtësisht i sigurt se kush ishte më i dëshpëruari, kryeredaktori që më kërkoi të shkruaja këtë shkrim apo unë që sapo kam ardhur nga New Yorku. Më dukta disi absurd që një njeri që vjen nga jashtë, si unë, do të kishte nervin e duhur, apo më mirë të them guximin e duhur, që të vijë në Shqipëri dhe të pretendojë se e njohu situatën. Tek e fundit pica ime shqiptare thotë: Kryeredaktori ka të drejtën të bëjë ç’të dojë me shkrimin. Jo se mendoj që çfarë kam për të thënë pas një jave në Shqipëri, më falni, në Tiranë do të mund të kenë ndonjë kuptim për të ardhmen e vendit. Absolutisht jo!!! Por ajo çka kam shkruar apo ajo çka do të shkruaj synon t’i thotë botës (atyre që duan të dëgjojnë, sigurisht) se Shqipëria, më falni Tirana, nuk është një gjendje kaosi, sikurse shkruhet në shtypin perëndimor nga të huajt. Në fakt Shqipëria, e kam fjalën për Tiranën, është në një gjendje tranziti nga tranzicioni. Ajo çka shoh në Tiranën e sotme ka më pak të bëjë me politikën dhe më shumë me ligjet e natyrës. Sepse, sikur opinionet e njerëzve të mund të ishin më të fortë sesa ligjet e natyrës, atëherë Tirana do të ishte shkëputur nga Shqipëria dhe do të kishte rrëshkitur aty diku në mes të detit Adriatik. Ndiërkaq, pas një jave në Tiranë, mund të them se ajo çka kam mësuar apo më saktë perceptuar mund të përmblidhet në këtë listë: 1. Celulari ka zëvendësuar gratë. Një burrë shqiptar nuk e ka kurrë shtëpinë pa marrë me vete celularin. Kjo vlen edhe për mënyrën se si mbahet celulari: me këllëf, pa këllëf, në xhep, jashtë xhepit, në tryezë, jashtë tryezë: dhe të gjitha këto më ngjallin një si ndjenjë ftohjes. 2. Maja Everest. Përpara se të vijja në Shqipëri mendoja se maja Everest ishte në Himalaja. Tani me gëzim pashë se Shqipëria ka majën e vet Everest. 3. Korrupsioni. Ka dy tipe njerëzish të korruptuar: Ata që e pranojnë hapur se janë të tillë dhe ata që e mohojnë. Përsa i përket mbetjes disa thonë se kanë njohje me dikë që është i korruptuar dhe disa jo. 4. Gazetat: Përsa kohë që njerëzit vazhdojnë t’i blejnë ato kush qan kokën se çfarë shkruhet. 5. Qeveria. Shih pikën 3. 6. Interneti. A mundet dikush të më shpjegojë, ju lutem, pse Moldavia dhe Siberia kanë akses në internet kurse Shqipëria jo? 7. Të huajt. Shih pikat 2 dhe 3. 8. Partitë politike dhe liderët e tyre: Shih pikën 1. 9. Ndërtimi. A ekziston planifikimi urban? Ah po, e kuptoj, shih pikën 3. 10. Shqipëria: Nganjëherë [pjesa e poshtme e tekstit e prerë]

Meta vendos paqen me Nanon

PS debat Meta vendos paqen me Nanon “As unë dhe as kryetari nuk humbëm apo fituam në PS” faqe 5

Godo-Imami, në krye të fushatës

Referendumi tryezë Godo-Imami, në krye të fushatës Sot takimi PD-PS, opozita ende nuk ka vendosur faqe 3

Berisha dhe Nano - Një e keqe e domosdoshme

Të marrën do të lexoni Nga Nikollë Lesi

Dje në Gërçinë gjatë procesionit të funeralit të familjes Symetaj të masakruar nga ushtarët serbë. Foto REUTERS