22/11/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

22 nëntor 1998

Sot referendumi për miratimin e dokumentit themelor të Shtetit/ Parashikohet fiore e “PO” mbi 60 përqind

Shqipëria voton Kushtetutën

Ministri Koçi: “Votoni pa frikë, nuk do të ketë trazira” Faqe 3-7

Pengu i Madh

NGA MARTIN LEKA Pa dashur aspak për të perifrazuar gjatë që shtetën për engjëj në Shqipëri, dita e sotme për shqiptarët kudo që ndodhen konsiderohet si një “DITË E BEKUAR”. Shqiptarët sot duhet të përkulen me respektin më të thellë përballë UNGJILLIT që quhet KUSHTETUTA! Në botën demokratike, një rast i tillë, merr vlera të vërteta të peligrinazhit të urtë e festiv. Këtë rast të artë e kanë sot të gjithë Shqiptarët. Një akt solemn në të cilin ata duhet të skalitin me respekt të thellë përpara vetes së tyre, përpara komunitetit ndërkombëtar e mbi të gjitha, përpara ardhmërisë së tyre, kushtitimin e SHTETIT MODERN SHQIPTAR. Vendi simbol i demokracisë perëndimore drejt të cilës kemi shekuj që ëndërrojmë të shkojmë, vendi më i fuqishëm i botës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo rastësisht e kanë zgjedhur ditën e kushtetutës si ditën simbol të vendit të tyre. Një rast të tillë fatlum e kanë sot në dorë edhe shqiptarët pas kaq shekujsh. Sot nuk votojmë as për parti, as për deputetët, as për zyrtarët, as për shtetarët. Sot votojmë të gjithë për vete e për gjeneratat që do të vijnë. Në gadishullin e Ballkanit, një vend i vogël, por nder më të vjetrit në kontinent, sot ka shansin e madh t’i tregojë botës së qytetëruar se po RILIND nga pjella e vet. Në këtë RILINDJE TE MADHE më emrin Kushtetutë, duhet të jemi të gjithë bashkë. Që ne të gjithë të bëhemi ndërtues e jo vandale; të urtë e jo gjakatarë; të falim e jo hakmerren; të besojmë në ligji e jo në bandë; të dëgjojmë këngë e jo krisma; të mbjellim lule e jo gjoba... Nuk e di se kush dreqi na bëri të besojmë që edhe sot le mos jemi bashkë?! Sot kur gjithçka është në dorën tonë! Sot kur “nuk ka as parti e liderë, as shtetarë e zyrtarë”! Sot kur ka vetëm popull. Ky “qofshlar” nuk duhet të na bëjë të dallojmë si “dele e zezë”. Nesër, kur Shqipëria të gdhihet me Kushtetutën e saj moderne, askush nuk duhet të mbajë mbi supe një peng. Një peng të madh që peshon vetëm sa një fletë votimi,

Arti “ngroh” Shqipërinë nga Pallati i Kongreseve

Foto REUTERS Fëmijë shqiptarë duke luajtur në borë

Kryetari i SHIK siguron votime të qeta Klosi: Janë eliminuar tentativat për incidente gjatë referendumit

“Organizatorët e incidenteve janë kundërshtarët e procesit kushtetues” Faqe 5 “Do t’u them njerëzve që të shkojnë të votojnë të qetë, sepse kushtetuta hap rrugën për ndërtimin e shtetit dhe nuk do të lejojë që të ndodhin më ngjarje si ato të mëparshmet”. Shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar Fatos Klosi, në një intervistë që ka dhënë dje për gazetën “KJ”, ka sqaruar se SHIK ka punuar që prej disa javësh, për të evidentuar elementët dhe strukturat të posaçme që ditën e referendumit të mos ketë asnjë ngjarje që t’i pengojë ata të shprehin lirshëm vullnetin e tyre.

MAPE, protektorët e policisë

Kush janë dhe çfarë bëjnë policët e huaj në Shqipëri faqe 10 Evropa ndihmë MAPE, protektorët e policisë Kush janë dhe çfarë bëjnë policët e huaj në Shqipëri faqe 10

Vlorë, rihapet Otranto

Si u nis, e kujt ishte dhe kush drejtoi anijen e vdekjes faqe 11 Rifillon hetimi Vlorë, rihapet Otranto Si u nis, e kujt ishte dhe kush drejtoi anijen e vdekjes faqe 11

Hafizi: Luajmë për fitore

Trajneri bën analizën e ekipit pas tre ndeshjeve faqe 22 Kombëtarja historia Hafizi: Luajmë për fitore Trajneri bën analizën e ekipit pas tre ndeshjeve faqe 22

Beogradi marrëveshje Kundërshtim i planit të Hill

Serbët përpiqen të fitojnë kohë kundër shqiptarëve Autoritetet serbe propozuan dje një projektmarrëveshje për Kosovën, dokumenti i parë i këtij lloji që i përgjigjet një plani të hartuar këto javët e fundit nga emisari amerikan, Kristofer Hill. Në fakt ky plan konsiderohet si një “kundërpropozim” përballë planit amerikan të Hillit për të ardhmen e Kosovës. Plani në fjalë siç duket në mënyrë të qartë se ndërsynon një vetadministrim për Kosovën, përjashton mundësinë e realizimit të pavarësisë së saj. Faqe 8