Kryengritje në burg
Qindra forca policore rimarrin gjendjen në kontroll
Tiranë, mbrëmë natën të dënuarit shpërthejnë qelitë, policia masa të jashtëzakonshme
Faqe 2
Qytetërim apo barbari
NGA YLLI PANGO Ka jo pak kohë, që përpara shqiptarëve, jashtë çdo njëanëshmërie partiake apo politike, është shtruar alternativa: barbari apo qytetërim, primitivizëm apo jetë normale? Themi jashtë çdo njëanëshmërie partiake sepse cilado qoftë dora që i shtyn kriminelët të veprojnë, cilado qoftë partia, koalicioni apo klani, në opozitë apo në pushtet, mbi të gjitha sot përpara nesh duhet të shtrohet alternativa e ruajtjes së vlerave morale, qytetare, kulturore apo edhe demokratike që janë krijuar tek ne, qofshin ato edhe të pakta. Themi pavarësisht nga ndikimet politike, ndonëse dihet se në pjesën më të madhe të rasteve janë ato që na i kanë sjellë të gjitha gjëmat kombëtare, sepse në fund të fundit nuk janë politikanët që marrin armët, kryejnë krime apo veprojnë direkt, por njerëz barbarë, qenie të yshtura apo të nxitura edhe nga instikte shtazarake që djegin e shkatërrojnë, vrasin e gjymtojnë, prishin e hedhin në erë. Këto qenie që tash një vit janë mësuar të terrorizojnë një popull të tërë, të nxitur apo të panxitur, po të mos ekzistonin apo po t’u shtypej koka, nuk do të krijonin mundësi as për politikanët më të mbrapshtë për të na çuar aty ku na çuan. Atëherë aty ku nuk qen[k]a mundësia të pritet koka “për hir të demokracisë” apo sepse kemi të bëjmë me pushtetarë të tredhur, le të priten gjymtyrët e verbra të së keqes. Kjo është e vetmja zgjidhje e çastit, por e domosdoshme. Nuk mund të veprohet veçse me një mjet, me diktaturën e ligjit në emër të qytetërimit: me mjetin e shfarosjes të së keqes pa mëshirë, me mjetin e mbylljes së çmendurisë në çmendinë, me mjetin e ndëshkimit të pamëshirshëm për ata që nuk njohin as mëshirë e as ndjenjë njerëzore. Në Amerikën e viteve ’30 njihet shembulli i banditit të madh, grabitësit të dhjetra bankave Dillinger, i cili ishte e pamundur të burgosej apo të dënohej se gjithnjë shpëtonte jo vetëm sepse ishte i madh si kriminel, por edhe sepse gjykatësit ishin të korruptuar. Atëherë u vendos të vritej ai e banda e tij, kudo të gjendeshin pa mëshirë. Dhe njerëzit kudo nëpër Amerikë, të lodhur e të mbushur me urrejtje nga krimet e tij, u vunë në ndjekje. Pothuaj gjithë banda u vra dhe i fundit, edhe Dillinger tek dilte nga kinemaja. Ajo që ndodhi në tërë Shqipërinë një vit më parë, dhe para pak ditësh në Shkodër, mund të përsëritet në përmasa të tilla që gjithçka të marrë fund dhe ndoshta të jemi shembulli unik në botë i fitores totale të barbarisë mbi qytetërimin.
Shkodër, arrestohen edhe pesë të tjerë
“Kemi qenë të paguar”
F 3
Konferencë shtypi e liderëve të PAD
F 6
Konferencë shtypi e liderëve të PAD
Shkodra, ka faj dhe qeveria
F 4
Padia e Malajt, nuk paraqitet Vehbiu
Policë për Alimucajn
F 7
“Akt terrorist”, pa ujë Durrësi e Kavaja
Hidhet në erë ujësjellësi
F 8
Të ngujuar dhjetra kreditorë të VEFA
Greva urie pa afat
F 11
Hajdari pa imunitet, përpara drejtësisë
Hajdari në mitingun e djeshëm të PD, pak orë para heqjes së imunitetit
Foto GENT SHKULLAKU
Hajdari në mitingun e djeshëm të PD, pak orë para heqjes së imunitetit. Foto GENT SHKULLAKU
Masakër në Berat
Breshëri me kallashnikovë brenda në lokal, policia në ndjekje të banditëve
Terror në qytet, numërohen 5 viktima
Të mërkurën, rreth orës 10.30, në qytetin e Beratit ndodhi një akt i rëndë terrorist. Një grup prej 4-5 vetësh kanë qëlluar me armë automatike një bar-bufe brenda së cilës kishte mjaft njerëz. Nga të shtënat e shumta kanë vdekur në vend Behar Eskiu, 42 vjeç, Burhan Tomori dhe vëllai i tij, A. Tomori, si dhe Kastriot Bejko, 35 vjeç. Menjëherë banditët janë larguar me një autoveturë drejt rrugës për në Skrapar dhe më pas e kanë braktisur atë dhe kanë hipur në një automjet tjetër.
F 9