“PD ka plane për akte terroriste gjatë manifestimeve”
Faqe 3
Tensioni i deklaratave
NGA ALFRED PEZA Pas ngjarjeve kriminale në disa qytete të vendit, të klasifikuara si terrorizëm, Shqipëria rrezikon të jetë materniteti edhe i një lloji krejt të padegjuar më parë të terrorizmit, atij të deklaratave. Djе gjatë konferencës për shtyp, nënkryetari i PD Genc Pollo, citohet të ketë thënë se “partia e tij do të vazhdojë mitingjet në të gjithë vendin duke paraakuzuar forcat e rendit për çdo gjakderdhje të mundshme që do të ndodhë gjatë tyre”. Pak minuta pas kësaj, ministria e Brendshme deklaron se “ka plotësisht të drejtë të besojë se segmente të caktuara të PD, janë përgatitur të kryejnë akte terroriste gjatë zhvillimit të mitingjeve, për t’ia faturuar ato policisë shqiptare”. Pas kësaj, loja me deklaratat vazhdon me përmendje emrash, me akuza për ngjarje tej të rënda, fajësia e të cilave ende nuk është vërtetuar nga drejtësia. Më pas deklarata është e mbushur me fjalët “krim”, “terror”, “ogurze”, “gjakderdhje”. Fjalori i denjë për filmat horror, ka ditë që po pasurohet nga njerëzit që janë në krye të politikës dhe institucioneve më të larta të shtetit. Si të mos mjaftonte ngjarja e rëndë e Milotit, Azem Hajdari, kur po i hiqej imuniteti do të deklaronte në sallën e ligjeve se do të luftonte deri në përmbysjen e qeverisë dhe Parlamentit. Ndryshe nga gjuha e Ezopit që përdori Komuniteti Ndërkombëtar për të fajësuar Berishën dhe PD si shkaktare të ngjarjes së fundit në Shkodër, në analizë të saj, Nano do të deklaronte: “Ne nuk kemi dyshuar kurrë që PD, 7 vitet e fundit ka shërbyer si maternitiet i krimit”. Pak orë pas kësaj, do të vin[in] deklarat e Pollos dhe ministrisë së Brendshme për terrorin e pritshëm në tubimet e këtyre ditëve. Që politikanët bëjnë të tilla deklarata, kjo është diçka normale tashmë për zhgënjimin e politikës shqiptare. Por që në greçkën e tyre nuk mund të bjerë një organ antikrim si ministria e Brendshme. Ajo në bashkëpunim me SHIK ka për detyrë jo vetëm të luftojë, por edhe të parandalojë krimin dhe terrorizmin. Ngjarje si ajo e një jave më parë në Shkodër apo në burgun e Tiranës, nuk do të ndodhin në rast se SHIK do kryejë siç duhet detyrën. Ndërsa policinë, asnjë alibi nuk mund ta justifikojë që “çliroi” qytetin më të madh të veriut, atëherë kur atje nuk kishte se ç’të digjej më. Deklaratat e PD dhe policisë janë shkëmbyer dje, në kohën kur shpërthëjnë prej një bisede servile Berisha- Lino dhe ekzistencën e një raporti sekret të SHIK, sipas të cilit “shumë agjentë shqiptarë mund të dëshiritet, në një prej qyteteve më jug të Shqipërisë”. Nëse kjo e fundit është e vërtetë, Çeka dhe legjisi nuk duhet të humbasin kohë për t’u kundërpërgjigjur deklaratave të PD. Me mjetet që ta lejon ligji, ata duhet të punojnë për menjanimin e akteve terroriste. Krimi nuk mund të luftohet me deklarata, që në vend të qetësojnë, rëndojnë klimën “terrorit psikologjik tek njerëzit e thjeshtë.
STE E SHQIPËRISË
PD: Nuk jemi maternitet
Pollo paralajmëron përgjakjen e opozitës
F 5
Largohet Zhanii Ciko
Dje mbledhje sekret[e?] në Radio Tirana
F 19
Vjollca Vokshi
Bashkë me kolegen edhe Reiz Çiço
Çico Vjollca Vokshi në Shijak TV F 19 Pas Havarit, masa për gjithë drejtuesit Shkodra ndërton gjakun blu F 7 Ndryshimet kapin dhe shefin e rendit Gjirokastër, ikin 13 policë F 8 Kukës, jepet vendimi për grupin e armatosur Gjykata: Të gjithë në qeli F 9
PS vendos: Të nisin urgjent spastr imet
Faqe 3
Kryetari i PS dhe kryeministri, Fatos Nano, në një nga mbledhjet e kryesisë. Foto GENT SHKULLAKU
“Do luftoj komunizmin”
Deponimet e para të njeriut të stërvitur në kampet e huaja
“Do luftoj komunizmin”
“Jam antikomunist deri në vdekje”. Voci, i përgatitur në Francë, Gjermani e Mal të Zi, njohës i disa gjuhëve dhe i teknikës ushtarake.
“Jam antikomunist i betuar dhe do ta luftoj atë deri në vdekje” - kështu ka depozuar përballë hetuesve, Fran Voci, i cili është arrestuar nga policia dy ditë më parë i akuzuar për aktet terroriste në Shkodër. Para hetuesve ai ka konfirmuar ato që kishte deklaruar më parë policia, që është stërvitur në Mal të Zi për akte të tilla dhe këtë pranon ta ketë bërë në emër të urrejtjes për komunizmin.
F 2
... e arit ... tohen, ... domos ... Deri ... sic du- ... Jo se ... or më ... në pal- ... pliflu- ... ktyter ... këta ... dhe ... vetes. ... që ... leshon ... imi të ... dhe ka ... kontak- ... zakinë ... ank- ... zëroj ... ti ju ... sim ... e bash- ...
Ministria e Brendshme paralajmëron qytetarët të mos marrin pjesë në mitingje të paligjshme