Koha Jonë
3 mars 1998
Prag lufte në Ballkan
Parlamenti shqiptar kërkon vendosjen e NATO-s në Shqipëri Faqe 2-3
Sakrifi kimi i ëndrrave
NGA ANDI BETJA
Në Kosovë i ka ardhur fundi statuskuosë dhe durimit. Ëndrra shqiptare për pavarësi dhe ëndrrat serbe për të mbajtur gjithmonën nënshtruar shqiptarët, janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shpaluosur një konflikt të mundshëm që do të trazonte gjithë Ballkanin. Regjimi i Beogradit duket se është vendosur të shtypë çdo “kokëfortësi shqiptare” me zjar dhe hekur, ndërkohë që 2 milionë shqiptarët e Kosovës nuk heqin dorë nga ideja e tyre për pavarësi. Ajo që mund të ndodhë nuk mund të jetë veçse një masakër ndaj shqiptarëve, pasi pavarësisht nga dalja e UÇK-së në skenë, popullsia shqiptare është pothuajse e paarmatosur përballë 45.000 ushtarëve serbë. Vendi amë, Shqipëria, është e shkatërruar nga trazirat e vitit të shkuar dhe nuk mund të imponohet për asgjë, përveçse telefonojë kancelaritë e botës. Kryeministri shqiptar, nuk mund të deklarojë më si Berisha vite më parë kur tha se “në rast të të shpërthimit të konfliktit në Kosovë do të reagojmë si komb”. E vetmja gjë që mund të bëjë, është të japë konferenca shtypi pa pyetje dhe përgjigje, duke mbajtur rolin e vëzhguesit, po në të njëjtën kohë dhe duke sensibilizuar opinionin ndërkombëtar. Në këtë situatë ndërhyrja e Komunitetit Ndërkombëtar bëhet e domosdoshme, në të kundërt konflikti mund të përhapet në të gjithë Ballkanin, duke i bërë të kota përpjekjet për të stabilizuar Bosnjen, duke zhblerësuar në të njëjtën kohë përpjekjet e Amerikës dhe miliona dollarë që janë parashikuar për rindërtimin e Bosnjës. Presidenti Klinton, pasi u rizgjodh për herë të dytë si President i SHBA, duke folur për politikën e jashtme amerikane, tha se Amerika do të punonte vitin e ardhshëm çmendurisht në Ballkan për të stabilizuar krejt rajonin. Koha po tregon se mosfërshëfja e Kosovës në Marrëveshjen e Dejtonit ishte një gabim diplomatik dhe nëse konflikti nuk kapet në fazën e parë të tij, do të duhen shumë më shumë energji se në Bosnjë për ta neutralizuar atë dhe do të derdhet shumë gjak i pafajshëm. Dialogu midis shqiptarëve dhe serbëve në praninë e një pale të tretë nuk mund të shtyhet më tej. Të dy palët duhen të sakrifikojnë diçka nga ëndrrat e tyre dhe të shikojnë mes të tjerët realitetin për të mirën reciproke. Presioni ndaj Serbisë nuk duhet bërë vetëm me fjalë dhe deklarata. As politika e korridoreve për kalimin e refugjatëve shqiptarë nga Kosova nëpërmjet Maqedonisë për në Shqipëri nuk funksionon. Është e papërceptueshme që ndërsa shqiptarët e Kosovës të kalojnë nëpër korridorin e Gjilgovit, shqiptarët e Maqedonisë të jenë duke dremitur në shtrat, apo duke ndjekur lajmet në TV maqedonas. Komuniteti Ndërkombëtar duhet të ketë parasysh dy prioritete: lokalizimin e konfliktit, presionin për rifillimin e bisedimeve dhe në të njëjtën kohë ruajtjen e stabilitetit në Shqipëri. Në këtë optikë duhet konsideruar si e dobishme deklarata e djeshme e parlamentit shqiptar, në të cilën thuhej se Shqipëria mirëpriste instalimin e forcave të Nato-s në rajon. Në një kohë kur Europa është duke e paralizuar përsa i përket çështjes së Kosovës dhe e paaftë të ndërhyjë direkt në konfliktin shqiptaro-serb, dislokimi i një force paqeruajtëse ushtarake, si NATO, është i domosdoshëm, në të kundërt çdo gjë është e paparashikueshme.
Një demonstrues shqiptar i plagosur dje gjatë manifestimit në Prishtinë
Foto REUTERS
Itali, zbarkojnë 336 shqiptarë
Policia italiane arrin t’i bllokojë në brigjet e Puljas
Itali, zbarkojnë 336 shqiptarë
Ngjarjet në Veri dhe situata e tensionuar shtojnë ikjet drejt vendit fqinj
Plot 336 emigrantë klandestinë - të gjithë shqiptarët me prejardhje të njëjta me origjinë kurde - u kapën të hënën në mëngjes në Puglia, gjatë operacioneve të ndryshme kontrolli, mësohet nga një burim policor. Gjithsej 317 shqiptarë u zbuluan pas shumë patrullimeve në brigjet e rajonit të Brindisit. Gjashhtë shqiptarë të tjerë, që kishin zbritur shumë orë përpara në Itali, u kapën në stacionin e trenit të Monopolit, rreth 50 kilometra në veri të Brindisit.
F 11
Higjen të arrestuarit e rrezikshëm nga 313
Zani “ikën” nga burgu
F 7
Pro dhe kundër, a duhen bërë lëvizje
Ndryshimet, jo në qeveri
F 4
Bëhen gati listat e zgjedhjeve lokale
Shqiptarët në votime
F 5
Dyshohej se kishte strehuar të kërkuarin
Kontroll shtëpisë së Maks Hasanit
F 13
Berat, pranga për ata që qëlluan policët
Brisku kap atentatorët
F 9
Policia: Kanë hyrë agjentë e mafiozë
Kontroll për të huajt
F 9