25/03/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

25 mars 1998

PS, fillon fshesa Nano

Brenda prillit, do zbatohet platforma e re. Të vjetrit do lëshojnë vendet. Faqe 5

Maunet në kthesë

NGA FRROK CUPI Menjëherë shtrohet pyetja e dyfishtë: Cilat janë maunet dhe çfarë është kthesa? (Më e mira është që me lexuesin të bëjmë që në fillim marrëveshjen e hapur të fjalës). Për maunën tanimë dinë të gjithë; ata u mësuan se kontrabanda kalon edhe me karroca e valixhe diplomatike, por simbol i saj janë maunet. Kthesa, vallë cila është? Këtu është edhe problemi i këtij shkrimi: Kthesa është fizike. Fizikisht, një kthesë e rrugës, prapa të cilës vjen ose edhe fshihet maunë- ja e kontrabandës, merr vlera dedektiviste. Për fat të mirë në kthesat e njohura të kontrabandës tanimë janë instaluar forcat policore të luftës kundër kontrabandës, që kanë pasur edhe suksese. Mirëpo kjo e ka bërë edhe më të sofistikuar punën e “mjeshtrave me celularë”. Kthesa do t’i shërbente grupimit kundra- kontrabandë, në qoftë nuk do të ishte celulari; ndërsa tani që funksionon aparati i vogël telefonik, kthesa merr kuptimin e fshehjes. Ose shpesh herë edhe rolin e intrigës. Pardje disa maune që u kapen me kontrabandë “nxorën në shesh” emrin e sekretarit të shtetit në Ministrinë e Brendshme. Fatmirësisht Legisi ishte i gjallë dhe asnjë nga bodyguardët nuk ndodhej në gjumë, se ndryshe e “hëngri” akuzën. Kjo ndodhi për shkak të kthesës dhe celularit. Njeriu i celularit nuk po shikonte se prapa kthesës ndodhej njeriu i pakorruptuar, dhe e shpëfili. Sikurse Legisi u ndodh në anën e kundërt. E tërë ideja e kthesës, në kuptimin fizik, ndodhet këtu: Disa qeveritarë të lartë, tanimë po luftojnë kundër njëri tjetrit, dikush ndalon kontrabandën, një tjetër inatoset kundër këtij. Ka filluar lufta nëpër frëngjitë moderne, siç kishte antemanuar që nga burgu kryeministri i sotëm për ligjet 555 vjeçare. Kthesa për maunet ka edhe kuptimin e figurshëm: Për shkak të kontrabandës, qeveria mund të bëjë ndryshime të shpejta. Të paktën këto janë planet e përfolura. Po cilat mund të jenë ndryshimet? Vetë logjika tregon se duhet ndryshuar ajo që ekziston. Sot është prezente lufta kundër kontrabandës. Dmth., nesër do të kemi një klimë të ngrohtë për kontrabandën. Prandaj pritet të largohen nga qeveria njerëzit që i bëjnë pengesë Zonjës kontrabandë. Kush nuk vallëzon me këtë Zonjë, nuk mund të jetë i preferuar. Le të presim këto ditë për “kavalierët” e vërtetë; mbase do të jenë të shkrutër, të trashë apo edhe çunakë. Por nuk iu dilet përpara. Mund të ndodhë edhe një kthesë tjetër: Mbase Jeltsin, cari i sotëm rus, mund të vijë në Shqipëri dhe të tregojë gushëtin ndaj qeverisë, njësoj si në Rusi. Në qoftëse qeveria qëndron prapa kthesës bashkë me maunet e kontrabandës, atëherë në vend të Jeltsin do të paraqiten Banka Botërore, FMN dhe Pakënaqësia Popullore- një zonjë tjetër plakë. Pas kësaj, kthesa do të ishte fatale për qeverinë. Mirëpo jemi kaq naive sa po shpresojmë edhe pak në qeveritarët të ndershëm. Na lodhi Marsi i kaluar, e prandaj detyrohemi të besojmë të pabesueshmen.

Flet Ramiz Alia: Kështu zgjidhet Kosova

Faqe 2 Ish presidenti Ramiz Alia, pas afër tre vjetësh jep intervistën e parë për shtypin

Dënimi me vdekje, Shqipëria sfidon KE

Gjyakata nuk mëshiron vrasësin e gruas dhe foshnjes Dje në Durrës firmoset dënimi ekstrem për 25 vjeçarin: Ekzekutim me plumb pas koke Rikthehet dënimi me vdekje edhe në Durrës. Gjykata e qytetit bregdetar, ka dënuar dje me vdekje një 25-vjeçar mbi të cilin rëndonin një mal me akuza. Shkelzen Tarko 25-vjeç i është dhënë dje në mesditë në Gjykatën e Durrësit dënimi kapital. I lindur në një fshat të rrethit të Gramshit dhe banues në fshatin Shkallnur të rrethit të Durrësit, 25-vjeçari kishte vrarë një grua dhe djalin e saj.

Pas kthimit nga Amerika: Kryeministri nuk njeh urbanistikën

Pas kthimit nga Amerika: Kryeministri nuk njeh urbanistikën Ndërtimet pa leje, Brojka kundër Nanos F 6 Dyshohen për bankën e Tropojës dhe Shkodrën Katër pranga për ngjarjet e mëdha F 7 Flet shefi i zyrës: Ja çdo bëjmë në qytet