Prokuroria Ushtarake e kërkon për hetimet e Gardës. Agjentët: Nuk gjendet. Faqe 7
Fikë për të ndryshuar
Ndryshimet gjatë procesit të qeverisjes janë një dukuri mëse normale.
Aq më shumë, duke pasur parasysh situatën dhe problemet e vështira që ekzistojnë në Shqipëri, askush nuk ka pse habitet e aq më shumë të shqetësohet kur flitet se diçka duhet ndryshuar qoftë kjo dhe duke bërë lëvizje në qeveri. Fakti që në Shqipëri nuk po dukën akoma qindra mijëra dollarët e premtuar nga donatorët, kur 300 mijë vendet e punës po i afrohen gjithnjë e më shumë kufijve të utopisë, kur niveli i të ardhurave reale po zbret më shpejtësi dhe kur rendi e qetësia vazhdojnë të jenë problematike, gjithë kjo tregon se diçka nuk shkon dhe për këtë dikush duhet të përgjigjet. E keqja tjetër është se asnjëri nga qeveritarët, në radhë të parë ata që mbulojnë sektorët që kanë të bëjnë me dukuritë e mësipërme, nuk kanë marrë mundimin të sqarojnë njerëzit për shkaqet e tyre. Deri tani, pavarësisht nga paralajmërimet e zotit Nano, askujt në kabinet nuk i është vënë gishti për përgjegjësisë lidhur me to. Dhe e vërteta është se duke pasur parasysh konceptet që ekzistojnë tek ne, më e rëndësishme është kjo e dyta sesa konstatimi i të metave. Nuk përjashtohet që këtu të ketë ndikuar edhe fakti që PD, si parti kryesore e opozitës, në vend që të ketë si lajtmotiv të luftës së saj politike mosrealizimet e më sipërme të qeverisë, më shumë është angazhuar me koncepte jo kaq konkrete si p.sh. lidhjet me të kaluarën dhe paaftësinë për t’u shkëputur prej saj. Kështu, në mungesë të përcaktimit të përgjegjësive direkte, mbetet se ai që ka gabuar është vetë kryeministri. Konkretisht ky, i paska bërë llogaritë gabim në programin e tij duke e ndërtuar këtë vetëm për qëllime elektorale, ose në fund të fundit, qenka treguar i paaftë në zbatimin e kriterit të meritokracisë duke përzgjedhur bashkëpunëtorë të papërshtatshëm. Megjithëse dikur Nano i kishte paralajmëruar ministrat e tij se “postet nuk i kanë me tapi” koha tregoi se disa motive të tjera ishin më të rëndësishme se aftësitë kur ishte fjala për të lëvizur diçka nga funksionet e tij. Kështu, kryeministri është ndodhur vazhdimisht nën presionin e bazës së tij që kërkon shpërblim për kontributin në luftën kundër Berishës si dhe të frikës për pasojat që mund të shkaktojnë ndryshimet në koalicionin qeveritar, i cili në të vërtetë është fiktiv, duke mos i përmbajtur raporteve që përfaqësojnë komponentët e tij. Dhe, që kur se fillon e flitet për të kënaqur pretendimet e aleatëve të koalicionit, në përpjekje për ta mbajtur këtë më këmbë, vetë meritokracia është e komprometuar.
GAVROSH LEVONJA
Nano, gati skema e re: Ja kush ikën
Faqe 3
Kryeministri Fatos Nano ka përgatitur draftin për të gjitha ndryshimet në qeveri. Foto G. SHKULLAKU
PD: Kush janë skandalet tona
Pas shkarkimit të kryefinancierit, flet Çela. F 5
Pas shkarkimit të kryefinancierit, flet Çela
PD: Kush janë skandalet tona
F 5
Gati rihapja e çështjes “Nano”
Kryeministri udhëzon avokatin. Kërkesa në gjykatë. F 2
Kryeministri udhëzon avokatin. Kërkesa në gjykatë
Gati rihapja e çështjes “Nano”
F 2
“2 prilli” do të rihetohet
Sot përvjetori. Prokuroria e Përgjithshme, gati veprimet. F 7
Sot përvjetori. Prokuroria e Përgjithshme, gati veprimet
“2 prilli” do të rihetohet
F 7
Përleshje në selinë e VEFA
Kreditorët pengojnë administratorët. F 13
Kreditorët pengojnë administratorët
Përleshje në selinë e VEFA
F 13
“Otranto”, marina italiane në gjuq
Përfundojnë hetimet. Kapiteni i “Sibila” akuzohet për mbytjet. F 6
Përfundojnë hetimet. Kapiteni i “Sibila” akuzohet për mbytjet
“Otranto”, marina italiane në gjuq
F 6
Takim sekret Ceka - Meidani
Ministri i Brendshëm mbërrëmë vonë në Presidencë
Diskutohet për ndryshimet në Qeveri. Lideri PAD: Dakort, por jo të sforcuara. Meidani: Do mendohem për firmosjen
Takim sekret mes Presidentit dhe Ministrit të Brendshëm në orët e vona të ditës së djeshme, Neritan Ceka e ka pranuar për “KJ” faktin e qenies së tij në godinën e Presidencës, duke mos pranuar të japë hollësi rreth takimeve të tij. Megjithatë, burime të “KJ”-së, konfirmojnë se numri një i rendit, është takuar kokë më kokë me kreun e shtetit shqiptar Meidani, për disa minuta me radhë në zyrën e tij.
F 2
ISH MINISTRI BRENDSHEM- Prej 3 ditësh i larguar misteriziosisht. “Greqia, streha e mundshme”