Koha Jonë
22 maj 1998
Hetimet Ardit Gjebresë
Prokurorët: Do shikojmë nëse ai e Gaxibo janë përfshirë në trafik femrash Faqe 7
Kushtetuta e pikniqeve
Ideja e krerëve të komisionit parlamentar për hartimin e kushtetutës për të përpiluar nenet e dokumentit më të rëndësishëm ligjor të vendit duke shetitur nëpër qytete të ndryshme shkaktoi një habi të përgjithshme në radhët e opinionit. Përshtypja e parë që të krijohet lidhur me ekskursionet e komisionit të kushtetutës nëpër Shqipëri është se fajin për ritmin e ulët të përparimit apo për mospjesëmarrjen e partisë më të madhe të opozitës e paska Tirana. Ndoshta me këtë është menduar të joshen anëtarët që kanë bërë mungesa, pse jo, nuk është çudi që t’i prishet mendja edhe përfaqësuesve të PD. Në një farë mënyre, grupi i njerëzve të komi- komisionit duket edhe si një ekip sportiv që preferon të stërvitet larg zhurmës së tifozërisë dhe mediave. Po, në rastin në fjalë efekti është i kundërt. E keqja e parë është se duke u larguar nga Tirana, nga qendra e politikës, për njerëzit e komisionit vështirësohen kontaktet me pjesën tjetër të jetës politike nga ku mund të vijnë së paku këshilla apo sugjerime, pa përmendur pamundësinë e konsultimeve të vazhdueshme me specialistë shqiptarë apo konstitucionalistë të huaj, të cilët vinë herë pas here në Shqipëri. Nga ana tjetër, nuk ka asgjë të sigurtë se sa do të ndikojnë piknikë të tilla siç janë cilësuar nga politikanë të ndryshëm, shëtitjet e njerëzve të kësaj trupe në angazhimin dhe përkushtimin e atyre që do të hartojnë shtyllën kurrizore të legjislacionit shqiptar. Duke pasur parasysh gjendjen e mjeruar të arkës së shtetit nuk dihet nëse janë bërë llogaritë e shpenzimeve suplementare me të cilat duhen mbuluar udhëtimet e ekipit të kryesuar nga Godo dhe Imami. Dikush mund të thotë se me që kemi të bëjmë me kushtetutën, të cilën shqiptarët po e presin prej më se shtatë vjetësh, i a vlen barra qiranë të mos kursehet. Megjithatë, në një kohë kur Nano u ka shkurtuar dukshëm shpenzimet ministrave të tij dhe tani së fundi edhe drejtuesve socialistë, nuk është çudi që në rast dështimi t’u kërkojë njerëzve të komisionit dëmshpërblim për këto “shëtitje pune”. Më shumë se të hartojnë itinerare udhëtimesh duke kërkuar vende klimatike “që lidhen me historinë për “t’u frymëzuar” krerët e komisionit duhet të ngulin këmbë për të siguruar konsensusin e gjithë forcave politike qofshin dhe pa marrë pjesë në komision. Kjo, pasi në rast të kundërt, edhe nëse arrihet sukses, nuk është çudi që të jetë i përkohshëm. Në Shqipëri, ata që marrin frenat e pushtetit të përfshirë nga mania për të ndryshuar gjithçka nuk kanë për gjë të ndërrojnë edhe kushtetutën. Të paktën historia kjo është provuar.
Mbyllet kufiri me Jugosllavinë
Serbët, tregtarëve shqiptarë: Stop nga Qafë Morina
F 10
Burg për jetë 22 vjeçarit
Nuk pranoi të fejoh ej, vret 16 vjeçaren
F 9
Vriten 2 oficerë policie
Kantautori Ardit Gjebrea nën lupën e hetuesve “për trafik femrash”
Vriten 2 oficerë policie
“Vrasje për shkak të detyrës”. Maskat u kishin zënë pritë në rrugë dhe i masakruan. Arrin në 77 numri i policëve të vrarë
Tjetër krim makabër mbi njerëzit e shtetit. Natën e kaluar oficer i policisë së krimit të organizuar, Sabri Zeneli 33 vjeç dhe shoferi i tij, nënoficeri 43 vjeçar Bafjar Stafasani, janë vrarë natën e mërkurës në Burrel. Dje shokën dhe familja u dhanë lamtumirën. Ngjarja ka ndodhur në orën 22.45 minuta, në vendin e quajtur Kongrazhd, pikërisht në një kthesë të vogël që nuk ka asfalt, përveç dhjetra gropave gjigande. F 6
Vlorë: largohet kryepolici
Jep dorëheqjen shefi i komisariatit Nr. 1
F 11
Meidani ndryshon ligjin elektoral
Triumfon PD. Vendimet e KQZ me 2/3 e votave
F 3
Kushtetuta, në sheshin e Flamurit
Pas Lezhës komisioni parlamentar, në Vlorë
F 3