Koha Jonë
7 janar 1999
Bojka: Nano mendjemadh
Ndërsa kryeministri është i sinqertë, paraardhësi i tij nuk ishte i tillë. Faqe 16
Ndërsa kryeministri është i sinqertë, paraardhësi i tij nuk ishte i tillë
Faqe 16
Anormaliteti i diplomacisë
NGA SOTIRAQ HRONI Shërbimi diplomatik në funksion të politikës së jashtme është fusha prioritare që duhet të gjejë vëmendje të posaçme të të gjithë klasës politike shqiptare, duke rritur rezistencën e kësaj trupe ndaj ndryshimeve të mbronkancave politike. Dhe pikërisht vëmendja dhe qëndrimi kombëtar ka të bëjë me dy çështje themelore: Së pari, pavarësisht nga ndryshimet politike në vend, politika e jashtme veçse mund të jetë pika e parë e mirëkuptimit dhe përafrimit pozitë-opozitë. Çdo qëndrim tjetër, çdo rënie gjoksi, vetëm sa humb kohë duke nxitur veshin e shurdhët tek secili prej partnerëve të huaj. Shërbimi diplomatik deri në piramidën e tij mund të jetë i suk- suksesshëm, apo të paktën të mos jetë i kontestueshëm vetëm atëherë kur gjithçka e nis dhe e mbështet në mendimin qytetar kombëtar dhe jo në politikën partiake, aq më pak në atë emocionale-instiktive. Diplomacia shqiptare e deritanishme me ngritje-uljet e saj e ka anashkaluar këtë çështje kaq të rëndësishme. Aq më e rëndë bëhet kjo çështje kur shefi i diplomacisë arrin të konstatojë, qoftë edhe në një plan mirëfilli personal, një lëvizje pozitive të lidershipit politik të vendit nga llogoret e ftohta dhe të pashpresa të luftës politike. Në një vend normal është pikërisht ai që duhet të kishte nxitur i pari një takim mirëkuptues apo të paktën të përshëndeste i pari këtë takim. Si në çdo fushë, Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur, as shanse dhe mundësi. Përvoja e hidhur partiake të diplomacisë të periudhës së PD-së, ka një pjesë e vogël e ambasadorëve nuk ishin të besueshëm në vendet e akredituara, jo për arsye të tyre, por për mënyrën si u zhvillua politika, nuk ka pse të vazhdojë duke u bërë barrë mundësive që i afrohen vendit për t’u zhvilluar. Së dyti dhe po aq i rëndësishëm dhe i lidhur me çështjen e parë (ndoshta me vlera përgjithësuese), është problemi i personelit diplomatik (apo administratës në përgjithësi), i cili në fare mënyre u përgatit gjatë viteve të fundit në shkolla perëndimore, apo ndryshe nga ish-a e monizmit, njohu një shkallë të konsiderueshme përvojat e reja integruese në kushtet e hapjes së vendit. Apo e thënë më thjeshtë, specialistë që e njohën NATO-n jo si vegël imperializmi, por si garanci të sigurisë dhe stabilitetit. Në kushtet tona kur përparimi i vendit, problemi social, etj. varen nga përmasat e thithjes së investimeve të huaja, më shumë e rëndësishme është të mbash specialistë për të thithur investime dhe projekte për të punësuar mijëra veta, sesa të heqësh dhe të zëvendësosh çdo dhjetëra vetë, nisur nga militantizmi, pa kuptuar kokën mbrapa për të parë se mbrapa tërë popullatën sociale apo demokratike.
Milloshi: Politikanët të vlefshëm për gratë
Ushtria shqiptare ndalon me forcë dy anije italiane
Rast i rrallë në këto 8 vjet qeverisje
Kështu ka ndodhur dje në ujërat e shtetit tonë, i cili, më së fundi po ndjehet që po qeveriset me dorë të fortë.
Forcat e marinës detare të ministrisë së Mbrojtjes kanë ndaluar dhe shoqëruar me forcën e ligjit shqiptar dy anije italiane të peshkimit, të cilat po peshkonin në ujërat e Shqipërisë. Ato, tashmë gjenden në portin e Durrësit, ku do të nënshtrohen rregullave ligjore shqiptare. Kapitenët italianë nuk kanë pranuar të dorëzohen me idenë se “ne jemi italianë”! Pas kësaj vetë ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga ka urdhëruar që të vihen nën urdhërat e marinës tonë luftarke, pasi kanë shkelur ujërat territoriale të vendit tonë si dhe kanë kryer veprimtari të kundraligjshme.
Përsëri insistimit të drejtuesve të anijeve se “ne jemi italianë”, ministri i Mbrojtjes Hajdaraga i është përgjigjur “ndërsa unë jam shqiptar dhe zbatoj ligjet e vendit tim”. Kaq ka mjaftuar dhe ndërhyrjet miqësore diplomatike të zbehen. Në portin e Durrësit italianët janë detyruar t’i nënshtrohen ligjit shqiptar, dhe atij ndërkombëtar për raste të tilla. Ky është rasti i parë që një ministër mbrojtjeje i Shqipërisë guxon të hedhë poshtë ndërhyrjet miqësore diplomatike për të thyer ligjin shqiptar, duke bërë kështu që edhe në shqiptarët të ndjehemi paksa shtet dhe të barabartë, qoftë edhe me fqinjët e përtej Adriatikut.
Të gjithë i kemi parë, nganjëherë, anijet italiane që turren drejt emigrantëve, pra kundër njerëzve të cilët shkojnë për një jetë më të mirë. Atëherë pse duhet të mërziten fqinjët tanë për insistimin e ministrit tonë të Mbrojtjes për të ruajtur kufijtë e Atëdheut?! Ministri meriton përgëzimet, të paktën për këtë rast.
Nënkryetari i parlamentit Namik Dokle duke kërcyer me këngëtaret Ledina Çela dhe Mira Bregu. Pas tyre, në sfond ministri i Informacionit Musa Ulqini
Foto GENT SHKULLAKU
Nënkryetari i parlamentit Namik Dokle duke kërcyer me këngëtaret Ledina Çela dhe Mira Bregu. Pas tyre, në sfond ministri i Informacionit Musa Ulqini. Foto GENT SHKULLAKU