30/01/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

30 janar 1999

Rakipi: Kadare gaboi

Agolli: “Unë për vete nuk do ta thosha një gjë të tillë”. Ngjela: “Kadare ka të drejtë” Faqe 32

Bodigardët qeverisin

Ekzistojnë mjaft të panumërt që konfirmojnë faktin si të shqetësuar aq dhe paradoksal sipas të cilit Shqipëria ka filluar të qeveriset nga bodigardët e zyrtarëve më të lartë të vendit. Një praktikë e tillë ka ekzistuar që në kohën e regjimit të Hoxhës, ndonëse, bodigardët e atëhershëm u ushtronin pushtetin e tyre mbi administratën shtetërore falë hijes së rëndë të udhëheqësve të lartë partiakë e shtetërorë. Duke përjashtuar vetëm një interval të shkurtër, bodigardët shtetërorë filluan të bëjnë ligjin pak nga pak edhe në qeveritë postkomuniste. Madje, tani ata “mbaronin punë” pa pasur nevojë të flisnin në emër të presidentit, kryeministrit apo ndonjë ministri, të cilin u ishte ngarkuar ta ruanin. Përmasa me të vërtetë shqetësuese ka marrë pushteti i bodigardëve në qeverinë “Majko”, pa harruar edhe qeveritë Meksi e Nano. Bodigardët janë shumë më të rëndësishëm se dhe vetë ministrat e kabinetit qeveritar. Tashmë, bodigardët i kanë shtuar së tepërmi kompetencat e tyre përsa i përket ushtrimit të pushtetit. Fakt është se shumica e ish-bodigardëve të pushtetarëve të qeverive të fundit drejtojnë deri dhe biznese të rëndësishëm. Kështu, emërimet në administratë, sidomos në vende ku mbushet xhepi me lehtësi, urdhërit për dhënie licensash për aktivitete të ndryshme, për viza, për të çliruar nga akuza të shkelës të ndryshëm të ligjit apo ushtrimi i çdo lloj veprimtari në kundërshtim me ligjin, prej kohësh janë një dikë e rëndomta. Bodigardët e tanishëm duket mos u majfuar me kaq, pak nga pak, e kanë zgjeruar sferën e ndikimit të tyre nga sugjerimi dhe ndërhyrjet për probleme e emërime për të kaluar deri dhe tek këshillat me karakter politik. Ministrat dhe ndihmësit e tij, më shumë këshillohen me bodigardët e tyre se me specialistët. Kjo lidhje ngushtë dhe me psikologjinë servile në të nënshtruarit e vogël, i cili përballë frikës për të mos humbur postin nuk e ka për gjë të shkelë çdo ligj, vetëm e vetëm që të zbatojë dëshirat e eprorëve por edhe të njerëzve të lidhur me ta, të cilët nga bodigardëve të tyre. Në këtë mënyrë, dashur pa dashur, shqiptarët sot drejtohen nga bodigardët e një grupi qeveritarësh fiktivë. Jo më kot, në opinion e brendshëm ka filluar të qarkullojë shprehja “Bodigardët qeverisin”. Mjafton vetëm ky fakt për të arritur në përfundimin se “shteti ligjor” do të jetë ende për një kohë shumë të gjatë një iluzion për këto mos thënë e gjithë një iluzion për veten e gjate në një muaj mashtrimi në të cilën e gjata e premtimeve që nuk realizohen.

Përsëri kasaphanë në Kosovë

24 kosovarë të vrarë dje në fshatin Rogovë, 65 km në perëndim të Prishtinës nga forcat serbe Përsëri greva të tjera kombëtare Fillon greva e Shëndetësisë, më pas e postave U mbull një grevë e arsimtarëve dhe menjëherë filloi e punonjësve të Shëndetësisë, të cilët paralajmëruan dje që në nesër nuk pranonin kërkesat e tyre të gjitha më e njëjta gjendje e më pas më grevë paafat. Pa mburrar njoftimi i sindikatës së shëndetësisë, pëlcet kërcënimi i punonjësve të Postës Shqiptare. Të dyja sindikatat kanë parashtruar kërkesa të arsyeshme dhe jetike për familjet e tyre, aq sa me pagat e tyre nuk mund të jetohet në këtë rritje marramendëse çmimesh. Qeveria Majko po merr masa që nga fundi i saj rezervë të nxjerrë paratë, nëse greva merr përmasa të mëdha. Pra kryeministri duke ndjerë erën e këtyre grevave ka urdhëruar ministrinë e Financave që të bëhet gati për shtesë page të këtyre punonjësve, nëse greva zgjerohet. A.N. 24 kosovarë të vrarë dje në fshatin Rogovë, 65 km në perëndim të Prishtinës nga forcat serbe. Foto REUTERS

Hetime edhe për firmën “2K”

Pas rrjedhjes së transformatorit të Fierzes para disa ditësh dhe skandalit të fikjes së dritave nga KESH prokuroria e Përgjithshme, me urdhër të Arjan Rakipit, ka filluar hetimet për ngjarjet në KESH dhe sidomos në Fierze. Sipas një të përditshme shqiptare në hetime është përfshirë edhe firma “2K”, e cila është edhe botuese e një gazete modeste dhe që ka marrë 250 mijë dollarë për riparimin e një transformatori në Fierze, por që më pas ka pasur probleme. Hetuesit nuk pranuan të flasin për akuza të tjera, por pranuan se firma të tilla është e vështirë të hetohen, pasi pas tyre fshihen politikanë të nivelit të lartë. Hetimet nga prokuroria do të përfshijnë edhe aktet terroriste për hedhjen në erë të shtyllave të tensionit, pas të cilave ka shumë të mëdha në lekë për riparime elektrike. Sidogoftë prokuroria po heton, deri në momentin që do të ndërhyjë politika... A.P

ëve n simi i pëtim riomit isë aj né i fu- e vogël nur i heshme. 6-8 orë. ? shoku, zemrës, ve duke sot nuk specifik rëndor insfuz- pasur riente dihet, ur dra- pasi është ?omen obimin shpë- uk ka yer në 'të dy- kur pa- të rinj undur shumë ituar ki tok- e disa nga n me ide të ndosh- t nje 't tok- ër 24 e disa në ndi- ? UK