Tirana si Kolumbia
Akuzohen ish kryeministra, ministra, deputetë dhe zyrtarë të lartë
faqe 8-9
Filloi takimi serbo-kosovar në Francë
Rambujeja, kështjella e pajtimit a[r]ende
Përpjekjet sa më ore vonesë bisedimet mes shqiptarëve dhe serbëve kanë nisur me një orë vonesë në mbrëmjen e djeshme. Takimi serbo-kosovar me ndërmjetësit ndërkombëtarë është paraparë që të fillojë të hënën, por paraqitja me një ditë vonesë e ministrit të Jashtëm rus, Igor Ivanov, e favorizoi shtyrjen për disa orë bisedimeve. Takimi me pjesmarrje të serbëve dhe e të gjitha grupimeve të Kosovës ose të partive kosovare, për herë të parë bëhet në një kombët tjetër të vetë të Jugosllavisë. Ndërkohë që tërë dita e djeshme është shfrytëzuar nga delegacionet e serbëve e shqiptarëve dhe nga ndërmjetësuesit amerikanë e evropianë për konsultime e takime të ndara. Fillon edhe lufta për një marrëveshje. I vetmi takim mëngjesin e së shtunës mes sekretarit britanik të punëve të jashtme, Robin Cook, dhe përfaqësuesit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, është ndërprerë pas 30 minutash. Biseda mes tyre e zhvilluar në praninë e përfaqësuesit të Shtëpisë së Bardhë për Ballkanin, Chris Hill dhe të dërguarit amerikan Christopher Hill me delegacionin e Kosovës është përshkruar si një takim i vështirë me diskutime të forta e mosmarrëveshje. Krejt për mospërputhjen e tekstit të një marrëveshjeje ku bëjnë fjalë për negociatat. Këtu përfshihet ajo nëse serbët do të tërheqin një pjesë të madhe të policisë dhe ushtrisë nga Kosova në këmbim të pauzës njëvjeçare dhe lëshimeve të bëra nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftë. Është shprehur më herët se draftmarrëveshja e përgatitur nga Kontakti i Grupit mbulon edhe mundësinë e një force paqeruajtëse prej 28.000 trupash të NATO-s dhe vetëqeverisjen e Kosovës. Zyrtarët shqiptarë kanë lënë të kuptohet se ata nuk kanë ndonjë frikë prej takimit në Rambuje. Përfaqësuesi i UÇK-së Hashim Thaçi, e cilësoi takimin si një mundësi të madhe diplomatike për të ardhmen e Kosovës. Mbledhja ndërmjetësuese po zhvillohet në kështjellën mesjetare të Rambujesë, 50 kilometra në jugperëndim të Parisit. Ky është përpjekja më e fortë diplomatike ndërmarrë ndonjëherë për ta gjetur një zgjidhje për konfliktin në Kosovë. Kjo për shkak të rritjes së dhunës që prej shpërthimit të konfliktit shkurtin e kaluar. Gjatë ditës së djeshme presidenti serb, Milan Milutinoviç, mbërriti i pari dhe u takua me ndërmjetësuesin austriak, ambasadorin Wolfgang Petritsch.
Foto REUTERS
Ibrahim Rugova shtrëngon duart me të dërguarin amerikan Christopher Hill në drekuan austriake të KE Wolfgang Petrisch