16/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

16 shkurt 1999

ARRESTOHEN DY TERRORISTË ISLAMIKË

Dyshohet se kanë të bëjnë me përgjimet ndaj Ambasadës Amerikane MBRËMË NË TIRANË ■ LAJM I ORËS SË FUNDIT Dy terroristë islamikë janë zbuluar dhe arrestuar mbrëmë, në një aksion të Policisë Kriminale të Tiranës. Vetë Ministria e Rendit, Peco Koci ka qenë i angazhuar për daljen e organizatës me sukses. Në vendin ku janë arrestuar dhe ku kishin qëndrën, terroristët, u gjetën bomba, granata, kallashnikovë etj. Nuk është ende e sigurt, por sipas burimeve që nuk deshën të identifikohen, ka mundësi që dy islamikët të kenë lidhje me përgjimet që i janë bërë Ambasadës Amerikane në Tiranë. Janë të konfirmuara lidhjet e tyre me qendrat më të fuqishme islamike, ndërkohë që ata vetë kanë vite që janë vendosur në Shqipëri. Arrestimi i dy terroristëve, është në vazhdën e operacioneve që po bëhen për të gjetur të gjithë elementët terroristë, të cilët e kanë bërë të rrezikshme Shqipërinë sidomos për shtetasit amerikanë. Rasti më i fundit është ai i një shqiptari, Maks Cıcıku, që mendohet të ketë lidhje me përgjimin e Ambasadës Amerikane, i cili është ndaluar, lëshuar dhe pastaj arrestuar, për informacione që e lidhin atë me qendrat e terrorizmit. Pas shpërthimeve në Ambasadën në Tanzani dhe Kenia, që çndritën e terrorizimit e lidhën me ekstradimin e dy terroristëve islamikë nga Shqipëria në Egjipt, Departamenti i Shtetit i ka këshilluar shtetasit amerikanë të lënë Shqipërinë, apel që e ka përsëritur edhe një herë më vonë. Ndërkohë për këtë arsye, Ambasada Amerikane në Tiranë vepron me personel dhe veprimtari të kufizuar. An.Ba.

SOT KOMENTI I DITËS NGA KRYEMINISTRI BRITANIK TONY BLAIR

Pse jemi gati të dërgojmë trupa britanike në Ballkan Tony Blair Ndërsa bisedimet për paqen në Kosovë vazhdojnë sot në Francë, Ushtria Britanike po përgatitet për të dërguar paqen në Ballkan, si pjesë e kontributit të planifikuar. Tanket, armët dhe automjetet ushtarake do të jenë ngarkuar nesër për udhëtimin drejt Greqisë. Nëse e dyta palë zgjidhin impen... [?] pagën, kjo njësitë përbëjnë impen... [?] tejen e forcës ushtarake ndërkombëtare për të siguruar atë. Disa njerëz argumentojnë se Kosova është një vend i largët që nuk ka të bëjë shumë me Britaninë. Pse duhet të përfshihemi? Pse atje? Asnjë nuk e them se nuk do ta liroj luftën dhe destabilitetin në Evropë. Lufta në Bosnjë që në vitin 1991, tregoi ... [?] ne nuk mund ta marrim kontinenti tonë si të vërtetë. Përgjegjësitë tona nuk mbarojnë në Kanalin Anglez. Nëse ne mund të parandalojmë luftën, ne duhet të vazhdojmë për të bërë këtë. Më shumë se 200 mijë vetë u vranë në Bosnjë dhe rreth 2 milion u detyruan të ikin shtëpitë e tyre. (Vijon në 10)

Koçi: Mafia vepron përmes kanaleve politike

Ministri i Rendit ka deklaruar në parlament, se ka klane mafioze italiane dhe shqiptare që veprojnë mes kanaleve politike F 3

Hart ohet plani antiterrorizëm

Hartohet plani antiterrorizëm Krijohet një grup special në ministri për të drejtuar luftën për asgjësimin e dy grupeve që janë kristalizuar në Veri dhe në Jug të vendit F 5

Serbët qëllojnë me predha mbi fshatat e Hasit

Për dhjetë minuta, komando serbe kanë qëlluar me mitraloza e granat lançues në fshatrat e Hasit. Predhat kanë rënë vetëm 100 metra larg shtëpive të banorëve F 8

Koçi: Mafia vepron përmes kanaleve