11/03/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

11 mars 1999

KRYEPROKURORI RAKIPI SHPËRTHEN: “GJYKATËS, MOS E LIRONI ZANIN”

Zani Çaushi përçan Prokurorinë Shqiptare. Prokurori i Përgjithshëm, Arben Rakipi, përmes një deklarate dje, e ka cilësuar si një lajthitje kërkesën e prokurorit Hana për lirimin e Zanit dhe bandës së tij dhe e ka bërë thirrje gjykatës së shkallës së parë në Tiranë, që të mos marrë në konsideratë këtë kërkesë. Rakipi reagoi ashpër dje në mesditë nëpërmjet zëdhënësit, duke kundërshtuar masën e dënimit të kërkuar nga prokurori i çështjes së Myrteza Çaushit dhe disa ndaj Zanit dhe të akuzuarve të tjerë, “është e papritur dhe jo fryt logjik i hetimit të bërë për këtë çështje. “Shpresojmë që gjykata të ndreqë disi lajthitjen e prokurorit të çështjes dhe vendimi të mos mbështetet në kërkesën e paraqitur prej tij në seancën e fundit gjyqësore”, theksohet në deklaratë. Në deklaratën e Rakipit, thuhet se prokuroria është një organ i centralizuar, dhe se “mendimi i përbashkët ka qenë i ndryshëm nga ai që prokurori Hanaj kërkoi gjatë pretencës”. Prokuroria në lidhje me pretencën e Hanajt do të ndjekë të gjithë hapat e lejuar dhe Prokurori i Përgjithshëm, sipas ligjit, mund të kërkojë edhe masë ndëshkimore ndaj tij. Kjo është përplasja më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në organin e prokurorisë shqiptare. Historikisht, për çështje të tilla vendimi ka qenë kolegjial, pasi ky organ ka një kupolë, aq më tepër që bëhej fjalë për procesin më të madh që është aktualisht i hapur. Mësohet se prokurori Hana, para se të paraqitej në gjykatë të hënën për pretencën, është këshilluar me krerët e Prokurorisë së Përgjithshme dhe me vetë Rakipin. Por duket se para gjykatësve ai ka dalë me një vendim që ka qenë krejtësisht i tij, ndërsa Rakipi ka deklaruar dje se “mendimi i përbashkët ka qenë i ndryshëm”. së Myrteza Çaushit dhe disa nga të akuzuarit e tjerë, si anëtarë të bandës së tij. Ai e ka cilësuar të pabazuar kërkesën e prokurorit Xhevat Hanaj për dënimin e tyre me kohën e paraburgimit dhe vendimin për tërheqjen e akuzave ndaj bandës së Zanit. “Shpresoj që këtë lajthitje të prokurorit ta rregullojë gjykata” - është shprehur Rakipi, duke i bërë thirrje trupit gjykues që të mos e respektojë këtë propozim. Madje kreu i Prokurorisë së republikës, ka paralajmëruar se ndaj prokurorit Hana, mund të merren edhe masa ndëshkuese, deri në largimin nga detyra. Të hënën, prokurori Xhevat Hanaj, në pretencën e tij para trupit gjykues, avokatëve dhe të pandehurve, kërkoi për të akuzuarin Myrteza Çaushi dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij, dënim me kohën e paraburgimit, duke rrezikuar për mungesë provash të gjitha akuzat kryesore që ishin ngritur ndaj tyre, duke pranuar si të vërtetuar vetëm atë të armëmbajtjes pa leje. Sipas zëdhënësit, Ardian Visha, Prokurori i Përgjithshëm, Arben Rakipi, deklaroi se kërkesa që bëri prokurori Xhevat Hanaj për masën e dënimit “ancën “mendimi i përbashkët ka qenë i ndryshëm nga vendimi ka qenë kolegjial, pasi ky organ ka një Por duket se pala gjykuese e ka dadë me një vendim që ka qenë krejtësisht i tij, përderisa i ndryshëm”.

OSBE: Ligji “Hajdari” nuk hyn më në punë

F 2

Majko Beogradit: Jemi gati për çdo skenar

F 4

Kaos në Ministrinë e Rendit: Ja klanet

F 5

Trafikantët:

Mashtrim me larjen e flokëve

Zbulohen mijëra koli detergjentësh të skaduar Jo pak njerëz duhet ta kenë vrarë mendjen pse iu çahet floku, pse iu kruhet aq shumë koka dhe pse iu dëmtohet lëkura. Kurse Islam Cani, kryetar i Shoqatës së Konsumatorëve nuk e ka munduar veten shumë. Ai e di se një grumbull shumë i madh me kozmetikë të skaduar ka mbërritur këto tre ditët e fundit në vendin tonë, por që është vënë re nga sytë vigjilentë të Shoqatës. Për pak sa nuk kanë përfunduar në shtëpitë e qytetarëve 1000 kuti llaku i skaduar për flokët. F 13

Zani me nënën e tij në seancën e gjyqit — foto A. RAMA