Nga Karl Bildt
Ballkani ndodhet përsëri në krye të çështjeve të politikës ndërkombëtare. Historikisht, Ballkani dhe në mënyrë të veçantë Bosnja, kanë qenë problem për fuqitë e mëdha, kurse problemi shqiptar akoma nuk ka dalë tërësisht në sipërfaqe. Tani, ndodhemi në periudhën e një konflikti tjetër të madh në Ballkan, atë ndërmjet rajoneve sllave dhe shqiptare. Çështja e Kosovës është shtruar herë pas here në tryezën e bisedimeve gjatë shekullit të fundit. Dhe marrëveshja që po diskutohet tani shpresojmë të miratohet tërësisht nga palët në konflikt. Komuniteti ndërkombëtar përpiqet t’i zgjidhë konfliktet dhe mosmarrëveshjet e popujve të rajonit nëpërmjet një force paqeruajtëse. Një prej tyre ndodhet tani në udhëkryqin e vështirë të interesave të serbëve dhe kroatëve në Bosnje, kurse tjetra pritet të dërgohet tani në Kosovë ku përplasen ambiciet e shqiptarëve dhe serbëve. Kjo mënyrë e të trajtuarit të problemit ka të mirat dhe të këqijat e veta. Plani i paqes për Kosovën është një marrëveshje e përkohëshme që shtron për zgjidhje para fuqive të mëdha pas disa vjetësh jo vetëm çështjen e Kosovës por edhe të gjithë rajonit. Dhe tre vjet, janë një periudhë shumë e shkurtër në historinë e Ballkanit. Problemet ushtarake që dalin para komunitetit ndërkombëtar në rajon, nuk janë ndër më të vështirat, por ato janë thelbësore. Po të mos jemi në gjendje të ndalojmë luftimet në rajon, dhe siç tjera pale dhe tjera ta kenë mendjen tek përdorimi i forcës së huaj ushtarake, për zgjidhjen e problemit, atëherë ka për të qenë tepër e vështirë të rritet në rrugë të mbarë procesi politik i zgjidhjes së krizës. Shpresoj që kur udhëheqësit e vendeve të NATO-s të takohen në Uashington në muajin prill, do të kenë kurajon të pranojnë se Ballkani është fronti i ri që hapet para NATO-s dhe se nuk ka rajon tjetër në Evropë ku do të duhet përdorimi i forcës ushtarake për të ndaluar luftimet më tepër se në Ballkan. Nëse në Kosovë arrihet një marrëveshje që luftimet në rajon të ndërpriten, atëherë vetvetiu shtrohet çështja e vendosjes dhe ruajtjes së paqes. Dhe, nëse NATO do të jetë instrumenti kryesor në rastin e parë, BE duhet të dalë në plan të parë si instrument për ruajtjen e paqes. Problemi që shtrohet tani nuk është rikthimi i Jugosllavisë, kjo është një çështje e mbyllur që nuk ka për të dalë më në sipërfaqe. Tani shtrohet çështja e futjes së gjithë rajonit në procesin e integrimit evropian. Tani duhen gjetur zgjidhje politike për mbarë rajonin që të përputhen me një model më të zgjeruar të integrimit evropian.
FRIKE PER NJE 14 SHTATOR TJETER
FAUDET-SKENARE DHE PLAN PER PROTESTA MASIVE PER KTHIMIN E PARAVE
F 3
Ministri i pakulturuar i Kulturës
“Për Ramën Parlamenti Shqiptar olen një pak se ky tas me makarona, të cilat po i hante teksa përfaqësonte artistët shqiptarë në një aktivitet kulturor në Francë”
F 19
Dicitura e fotos - Ministri i Kulturës, Edi Rama në një çast pune ...
Ardian Klosi u vardsiset pushtetarëve
Ardian Klosi, edhe pak ditë drejtor i Përgjithshëm i RTV, ndodhet në sikletin e turravrapëve për t’u zgjedhur drejtor të hënën e ardhshme.
Ardian Klosi, edhe pak ditë drejtor i Përgjithshëm i RTV, ndodhet në sikletin e turravrapëve për t’u zgjedhur drejtor të hënën e ardhshme, ku Këshilli Drejtues i RTV do të zgjedhë më së fundi drejtorin e ri, që gjithsesi nuk do të jetë fytyra e zymtë e Klosit. Natyrisht që është e drejta e kujtdo që plotëson kriteret për të konkurruar, porse trokitjet e dyerve dhe përulja servile e bërë nga Klosi këto ditë sa tek Majko e më pas tek Meidani, sa tek Gjinushi dhe më vonë tek Sindikata e RTV, e bëjnë Ardian Klosin qesharak e të pakupueshëm për opinionin shqiptar. RTV në ditët kur “mbretëroi” Klosi i importuar nga Gjermania bashkë me burrin “Dreher”, përjetoi krizën e tij më të thellë, ndaj të hënën mbaron kriza në këtë institucion, të cilin Klosi e sakatoi dhe e dezekuilibroi.
Ja kandidatët për drejtor të Përgjithshëm të RTV
1-Frrok Çupi, analist dhe publicist i mënjohur
2-Melan Shpataj, regjizor dhe aktor i mënjohur
3-Gëzim Kame, regjizor
4-Gëzim Podgorica, gazetar
5-Ardian Klosi, studiues i letërsisë
6-Edunart Muzi, gazetar
7-Ben Blushi, gazetar
8-Armand Shkulaku, gazetar
9-Beqir Skëreli, gazetar
“Urdhëri i Koçit: Gjithë politikanët shqiptarë të çarmatosen”
“Urdhëri i Koçit: Gjithë politikanët shqiptarë të çarmatosen
F 6
“Rritet çmimi i pengut: ‘Tani duam 80 milion dhrahmi’”
“Rritet çmimi i pengut: ‘Tani duam 80 milion dhrahmi’
F 8
“Ashim Thaçi: Millosheviçi do kokën time në tepsi”
“Ashim Thaçi: Millosheviçi do kokën time në tepsi
F 10
Sot artistët fillojnë protestën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Sot në ora 11.00 nis protesta e artistëve.
Sot në ora 11.00 nis protesta e artistëve ndaj veprimeve arbitrare të ministrit të Kulturës Edi Rama. Protesta e tyre publike vjen pas përgjigjeve negative të Presidentit të Republikës Meidani si dhe reagimit arrogant të ministrit të Kulturës ndaj kërkesave të drejta të artistëve shqiptarë.
Pra, sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” shpërthen një rastin të shikojnë shfaqjen me të dhimbshme e historisë shqiptare, të cilët të veshur me robat e roleve të tyre artistike do të fillojnë protestën në ora 11.00 nga Teatri Kombëtar e do të vijojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar para ministrisë së Kulturës.
Artistët kanë ftuar të gjithë popullin e Tiranës për t’i mbështetur në këtë protestë, e cila është e para e këtij lloji në Shqipëri.