Pas takimit të djeshëm të çuditshëm Rugova-Millosheviç
Nga Nikollë Lesi Dje shqiptarët u ndodhën para një fakti rrënqethës për sakrificat që po bën mbarë një komb, si ky yni, pra mësuam se presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova është takuar me diktatorin serb, Slobodan Millosheviç. Të paktën kështu lihej të kuptohej nga pamjet filmike, nëse janë të vërteta. Megjithatë të gjitha agjensitë e lajmeve, radiotelevizionet dhe media në përgjithësi e përcollën takimin mes tyre si një surprizë, ose siç thuhet në gjuhën popullore si “një rufe në një qiell të pastër”. Si ka mundësi që kur NATO po intensifikonte sulmet për ta detyruar diktatorin serb që të pranonte kushtet e Perëndimit, kur sapo kishte dështuar takimi i kryeministrit rus Primakov me Millosheviçin, kur UÇK po forcohej për të sulmuar pozicionet serbe, kur lotët e nënave, fëmijëve dhe të moshuarve kosovarë nuk kishin tharë nga ekranet e televizioneve të mbarë botës, kur të vrarët e shumtë në Kosovë kërkojnë shpagim dhe drejtësi, ai, pra Rugova, pranon të bëjë thirrje nga zyrat e pallatit presidencial të Millosheviçit që “NATO të pushojë bombardimet” e aq më keq guxon të dalë bashkë me një njeri që nuk do të harrohet brez pas brezi si vrasësi i një kombi, me Millosheviçin. Si ka mundësi?! Në lidhje me takimin ngrihen disa hipoteza dhe variante. Varianti i parë: Rugovën e kanë detyruar serbët që të flasë në atë mënyrë dhe të takohet me diktatorin serb. Nëse mund të pranohet ky variant, përsëri lideri kosovar nuk mund të justifikohet para popullit të tij të vrarë e të masakruar nga serbi Millosheviç, me të cilin Rugova dje ka (vijon në faqen 2)
Kosova, ndryshimi kalon nga NATO
Diktatori serb Millosheviç dhe Ibrahim Rugova
foto REUTERS
Nga Ben Blushi
Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, qysh kur Kosova u zvesh nga statusi i autonomisë në vitin 1989, e panjohura ishte ndoshta armiku më i madh. Në qoftë se kritizerët dashamirës, shqiptarë dhe të huaj pohojnë se është humbur shumë kohë për Kosovën, një arsye ka qenë edhe kjo: nuk dihej dhe nuk mund të definohej se cili do të mund të ishte statusi konsensualist i pranuar nga tri palët: serbët, shqiptarët dhe Bashkësia Ndërkombëtare. Asnjëri propozim nuk i vishej dot tjetrit. Në çdo rast dikujt do t’i dilnin gishtat ose krejt gjymtyrët jashtë jorganit.
Ndërsa sot, pas bombardimeve, imagjinata për Kosovën ka ndryshuar. Konsensusi nuk i qortoi me parashikuesit dhe profetët tokësorë. Konsensusi i imponuar përfshi Serbinë nuk ekziston me. Është zëvendësuar një herë e mirë me imponim me konsensus përjashto Serbinë. Në këto kushte nuk është më e vështirë të imagjinohet e nesërmja e Kosovës. Nuk është më e vështirë të shihet se çfarë do të lindë nga ngrehinat e djegura të shtëpive të Kosovës. Nuk është më e vështirë të pranohet dhe të mbrohet shkëputja e Kosovës prej Serbisë, nga Komuniteti Ndërkombëtar. Falë zgjidhjes radikale të goditjes, e cila në rast se nuk jep disa përgjigje të pastra për sot, ose thënë ndryshe për “mesin e lojës” të paktën ka përcaktuar pa kthim “fundin e lojës”. Largimi i Kosovës nga kontrolli politik dhe ushtarak serb është i sigurt. Është duke u arritur.
Megjithatë mendimi dhe përpjekja për të gjetur idenë dhe rrjedhimisht statusin që funksionon teknikisht në terren ende mbetet varur. Ende mbetet për tu shoshitur dhe konsultuar. Liria kërkon disa rregulla dhe rrethana që të njihet si e tillë, të funksionojë si e tillë dhe të shijohet si e tillë. Pikërisht mbi këtë edhe luftohet: që lirinë tonë ta pranojnë të tjerët, mundësisht të gjithë. Dhe Kosova është në këtë rrugë. Por ecuria kërkon rregullat e veta.
(vijon në faqen 2)
Diktatori serb Millosheviç dhe Ibrahim Rugova — foto REUTERS
“Më mirë të kishte vdekur”
Politikanët shqiptarë mbi takimin Rugova-Millosheviç
F 24
…kurit sot … gjithësi … edhe të …pektin e vdekur.
…a shenja …he vitali… …non tuaj i …te ardh… …zitiv.
…ë shumë …të lin… …të keni …ështjen …cimbis…
…duket se ju …shta mund …ndohuni përsh… …er shoqen.
…ziv dhe …drejtim …zavor …të bëjnë.
…shte e …hëm, pë… e për… …në sen…
Dëshmitë e genocidit: “Shkarkuan një kamion me kufoma, u hodhën benzinë dhe u vunë flakën...”
F 3
SHQIPËRIA: Kosova, për momentin më
SHQIPËRIA: Kosova, për momentin më mirë protektorat i NATO-s pastaj e pavarur
F 9
Lexoni listat e kosovarëve që kërkojnë njëri-tjetrin
F 17
Të dielën “KJ” fillon përsëri me 32 faqe
Njoftim për lexuesit
Të dielën “KJ” fillon përsëri me 32 faqe
“Koha Jonë” shpërndahet edhe në këto shtete: Gjermani, Greqi, Itali dhe Amerikë
Nisur nga moria e lajmeve si dhe angazhimit total të gazetës “Koha Jonë” për çështjen e Kosovës; nisur nga mungesa e faqeve për të pasqyruar në detaje për çka ndodh në Shqipëri, nisur nga dëshira për të pasqyruar përditë 16 faqe rreth ngjarjeve në Kosovë dhe 16 faqe për ç’ka ndodhë në Shqipëri, redaksia lajmëron lexuesit se brenda pak ditësh gazeta “Koha Jonë” përsëri do të jetë me 32 faqe, e përditshme.
Çmimi për Shqipëri: 50 lekë, për Gjermani 3 DM, për Greqi 350 drx, për Itali 1500 lira, për Amerikë 2 USD.