18/04/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

18 prill 1999

SHQIPËRIA SHTETI I 53-TË I AMERIKËS

Majko: “Rinasi Amerika e vogël” F 5-6 Avioni C-17 shkarkon personelin ushtarak në Tiranë ··· foto REUTERS

Prefekti Elezi të mos kërcënojë gazetarët, por të respektojë urdhërat e Kryeministrit

Për dijeni kryeministrit Pandeli Majko Dje, pas një artikulli në “Koha Jonë”, ku flitej për gjendjen e krijuar në Kukës nga të ardhurit shkruar nga korrespondenti ynë në rrethin e Kukësit Bashkim Shala, prefekti i qeverisë për këtë prefekturë zoti Qemal Elezi ka nxjerrë nga një mbledhje gazetarìn e “KJ”. Nëse prefekti ka probleme psikike relaksimi a mundo­sën vizitën falas në Tiranë, por nëse ai mendon se duke kërcënuar gazetarët mund të frikësojë gazetën më të madhe shqiptare, atëherë kemi të bëjmë me një precedent të rrezikshëm të një pushtetari që merr rolin e shtetit. Prefekti nuk ka përse i përzë gazetarët ndërkohë që janë pikërisht këta që po informojnë të gjithë opinionin publik për çka po ndodhë në Kukës e në kufirin me Kosovën, duke u bërë edhe mbështetës të qeverisë aktuale për një qeverisje efikase. Përfundimisht, nëse prefekti mendon se gazetari ka gabuar le t’i drejtohet gjykatës për gazetën, por nëse ai guxon ta përsërisë veprimin e djeshëm atëherë do t’i kërkojmë kryeministrit shkarkimin e këtij prefekti që metodat e punës ka prepotencën. Redaksia

Sot do të lexoni:

SPECIALE Rrëfimet e pilotit amerikan që qëlloi mbi karvanin e refugjatëve kosovarë F 14 Majko ndërmjetës mes Thaçit dhe Bukoshit F 6 PD: “Po u bë qeveri e re, ne do të hymë në parlament” F 7 Durrësi, qyteti i pushtuar nga NATO F 10 Bisedime sekrete NATO-UÇK F 11 Kosovarët në Shqipëri; Një vdes, dy lindin F 21 Lista e kosovarëve që kërkojnë njëri-tjetrin F 28-29 Bashkë me revistën “AKS” edhe një biletë telebingojë falas Bileta falas është në faqen 59 të revistës