Koha Jonë
28 prill 1999
Politika e re nën prangat e politikës së vjetër
Lufta e egër politike në vend dhe ringjallja e mërive dhe egove të vjetra mund t’i kushtojnë shumë Shqipërisë
50 vjetori i Samitit të NATO-s në Uashington filloi me Kosovën dhe mbaroi me të ashtuquajturin “Plan Marshall 2” për rimëkëmbjen ekonomike të Evropës Juglindore, ku sipas burimeve të NATO-s, për pesë vjet do të lëvrohen rreth 30 miliardë dollarë.
Vendet që do të përfitojnë nga kjo shumë, do të jenë ato vende që janë rrethuar nga kriza kosovare dhe më me prioritet do të shikohen Shqipëria dhe Maqedonia, të cilat nga numri i popullsisë, janë vendet që janë prekur më shumë nga fluksi i refugjatëve. Financuesi kryesor do të jetë Bashkimi Europian, në bashkëpunim me organizmat e tjera financiare. NATO gjithashtu ... do të luajë rolin e saj bashkë me OSBE-në. “Konflikti në ish Jugosllavi ka rrënuar ekonominë e disa vendeve dhe ne nuk mund t’i braktisim këto vende” – tha pak ditë më parë Solana. Dhe sidomos bëhet fjalë për ato vende që i kanë krijuar ose kanë qenë të gatshme t’i krijojnë lehtësira aeroportuale Aleancës. Plani do të vihet në jetë menjëherë sapo të marrë zgjidhje çështja e Kosovës-thonë zyrtarët e NATO-s. Ndërkohë, që u bë e ditur shifra, vendet e favorizuara, kanë filluar një lloj gare, se kush do të marrë më shumë. I paduruari ka qenë Presidenti i Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, i cili, gjatë Samitit, ka kërkuar të vendosen data fikse për lëvrimin e parave. Pak a shumë të njëjtën gjë kanë bërë dhe liderët e tjerë ballkanikë dhe europiano-jugorë, duke shprehur në detaje dëmet që kanë pësuar nga lufta në ish Jugosllavi, jo vetëm, gjatë krizës së Kosovës, por gjatë gjithë dhjetëvjeçarit të fundit të luftërave në ish Jugosllavi. Logjikisht, Shqipëria duket më e favorizuara. Ajo jo vetëm ka pritur numrin më të madh të refugjatëve kosovarë, por në të njëjtën kohë ka qenë vendi që i ka hapur krahët NATO-s dhe më shumë se kushdo tjetër. Po ndërkohë, që vendet e tjera të rajonit, i kanë drejtuar projektorët tek ky plan, në Shqipëri, fatkeqësisht, po fillojnë të ringjallet farët e një lufte të vjetër primitive brenda llojit, brenda Partisë Socialiste, pozitë-opozitë e më gjerë. A është më i rëndësishëm, kryetari i PS-së se Kosova, se plani ndërkombëtar për risërmbëkembjen e Ballkanit? Duket, se kjo pyetje, eksponentëve të politikës shqiptare, as që u shkon ndërmend. Një destabilitet i brendshëm i Shqipërisë këto momente, do të na bënte qesharak në sytë e botës, do na kushtonte shumë dhe do të na hiqte gjithë ato favore, që fatmirësisht na ranë për pjesë, duke na rreshtuar në bllokun e fitimtarëve.
Një APHAC [??] rrëzohet në Daç
Shqipërisë i ka rënë Telebingo
Surpriza: Më të varfër në Europë, gati të bëhemi anëtarë të BE
Europa dje i ka hapur zyrtarisht dyert Shqipërisë.
Ministri i Jashtëm Paskal Milo ka nënshkruar dje në Luksemburg një marrëveshje për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Nga tani Shqipëria ka favorë në marrjen e ndihmave direkte nga BE, kredi dhe investime dhe jo më donacione. Ky është hapi i parë që Shqipëria të bëhet anëtare e BE. Me marrëveshjen e djeshme, mund të thuhet se Shqipërisë i është hapur përgjysëm dera e Europës. Shqipëria dhe Maqedonia mund të shënojnë rastin unik të futjes me katapult në Europë dhe kjo mund të ndodhë brenda këtij viti. (vijon në faqen 9)
Projekt[o]het plani “Marshall 2” për Europën Juglindore në 5 vjet
Projektohet plani “Marshall 2” për Europën Juglindore në 5 vjet