Të dielën përurohet aeroporti i Kukësit, më i madhi pas Rinasit
Gati projekti i parë, Durrës-Kukës 230 kilometra
Të dielën përurohet aeroporti i Kukësit, më i madhi pas Rinasit
Qeveria: NATO do të shtrojë rrugët tona
Gati projekti i parë, Durrës-Kukës 230 kilometra
F 21
NATO, Bill Klinton dhe britaniku Blair
Një nga kartat që Millosheviçi kishte shpresuar të luante me sukses për t’iu shmangur sulmeve ajrore të NATO-s ishte përçarja në radhët e aleatëve të NATO-s.
Lidhur me këtë, diktatori i Beogradit mbështetej në nostalgjitë,
JUTË NATO-S RRUGËT PO NA ISHTRONI, NA FALNI DHE NDONJË MAKINË SE TË TJERAT I BËJMË VETË.
dhe britaniku Blair
Një nga kartat që Millosheviçi kishte shpresuar të luante me sukses për t’iu shmangur sulmeve ajrore të NATO-s ishte përçarja në radhët e aleatëve të NATO-s.
me këtë, diktatori i Beogradit mbështetej në nostalgjitë, lidhjet dhe aleancat e vjetra, në sajë të të cilave Serbia kishte përfituar gjithmonë edhe pse në kurriz të të tjerëve. Veç kësaj disa prej aleatëve evropianë të NATO-s duke qenë investitorë apo aksionarë me peshë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë jugosllave nuk do të preferonin që bombardimet e NATO-s, bashkë me objektet ushtarake jugosllave të shkatërronin dhe atë çka ato kishin investuar. Pikërisht, duke qenë i sigurt në një discordancë ndërmjet vendeve të Aleancës së Atlantikut Slobodan Millosheviçi i hyri aventurës për t’i bërë sfidë NATO-s me në krye Shtetet e Bashkuara. Në fakt, akoma pa filluar fushata e bombardimeve, në mbledhjen e Grupit të Kontaktit u dukën shenjat e para të përçarjes. Me vazhdimin e sulmeve, tendencat për një “ulje të toneve” të veprimit kundër Millosheviçit nga disa prej aleatëve evropianë do të nxirrnin kokë sapo të paraqitej ndonjë rast i përshtatshëm, zakonisht kur kishte fjala për “efekte anësore” të bombardimeve që shkaktonin viktima në radhët e civilëve. Tendenca të tilla rrëzonin shpresat e Millosheviçit se dita e përçarjes në gjirin e NATO-s që do ta shpëtonte nuk ishte larg. Hyrja në lojë e Rusisë e shtoi optimizmin e tij lidhur me këtë. Po këto shpresa do të mbeteshin të paralizuara vetëm falë qëndrimit këmbëngulës dhe pa kompromis të presidentit amerikan Bill Klinton dhe kryeministrit britanik, Tony Blair për ta detyruar Millosheviçin të pranonte pesë pikat e njohura për zgjidhjen e krizës në Kosovë. Kanë qenë vetëm Klinton dhe Blair ata që çdo manovër të Millosheviçit për të përçarë Aleancën e kanë përgënjeshtruar me intensifikimin e bombardimeve dhe masa të tjera kundër Jugosllavisë. Kështu, janë Klinton dhe Blair ata që i kanë hequr diktatorit të Beogradit kënaqësinë që një ditë të takojë me NATO-n dhe me Kosovën, bile mund të thuhet se kryeministri britanik Blair në të gjitha qëndrimet e tij ka qenë “de facto” një kryeministër shqiptar për çështjen kosovare.
Italia kros anti-NATO në Shqipëri
Postera dygjuhësh për krosin e madh të Vlorës dhe Tiranës. “Të ndalohen bombardimet e NATO-s, UÇK duhet të ndalë hakmarrjen, deri kur do të vazhdojë të derdhet gjak ...” F 23
Karikaturë: ushtarë të shënuar “NATO” dhe një person që kërkon makinë; tekst në re: “JUTE NATO-S RRUGËT PO NA ISHTRONI, NA FALNI DHE NJONJË MAKINË SE TË TJERAT I BËMË VETË.”
Lino-Majko takim i stërzgjatur
Mbrëmë nga ora 21.10 deri në ora 23.20 është zhvilluar një takim sekret mes ambasadores amerikane Mariza Lino dhe kryeministrit Majko, takim i cili ka zgjatur mbi dy orë, çka zgjuar kureshtjen e medias, e cila nuk arriti të marrë vesh asgjë rreth bisedimeve sekrete.
Atentat Haklajt në Tropojë
Lajm i orës së vonë
Mbrëmë i është bërë atentat F. Haklajt, i cili udhëtonte me disa të tjerë në një autoveturë në drejtim të Bajram Currit.
Si pasojë Haklaj është plagosur rëndë, ndërsa ka vdekur një prej shokëve të tij. Sipas burimeve nga Tropoja atentati është bërë me bombë me telekomandë në çastin që ai po kalonte mbi një urë, e cila është hedhur e tëra në erë nga shpërthimi.
Majko mposht Berishën dhe Nanon
Sondazh mes kosovarëve në Durrës dhe në Tiranë
Në një sondazh të zhvilluar gjatë javës së kaluar mes kosovarëve të vendosur në kampingjet e Durrësit dhe të Tiranës në lidhje me mendimet e tyre për politikën shqiptare ata i janë nënshtruar një testi.
Pyetja e përbashkët për të gjithë ka qenë: “Nëse do të votonit në Shqipëri, cilit politikan do t’i jepnit votën tuaj: Meidanit, Majkos, Berishës, Nanos, Islamit, Metës, Gjinushit, Cekës?
Nga 838 të anketuar janë përgjigjur pozitivisht për Majkon 485 vetë, për Berishën 105 vetë, për Meidanin 104 vetë, për Metën 51 vetë, për Nanon 45 vetë, për Gjinushin 44 vetë, për Islamin 3 vetë dhe për Cekën 1. Siç vërehet nga ky lloj sondazhi që gjithsesi nuk mund të shprehë opinionin e plotë kosovarë (pasi ata janë më dhjetra mijë), kryeministri Majko ka mposhtur jo vetëm Berishën e Nanon, por edhe Presidentin e Republikës Meidani.