Skandal dje në gjykatë, ish-ministri thirret dëshmitar dhe përfundon në qeli
Pas 8 orësh në arrest kryeprokurori Rakipi firmos lirimin
faqe 2,3,4
Skandal dje në gjykatë, ish-ministri thirret dëshmitar dhe përfundon në qeli
‘Teta në pranga: Më arrestuan socialistët
Pas 8 orësh në arrest kryeprokurori Rakipi firmos lirimin
faqe 2,3,4
Arrestohet si qytetar, lirohet si politikan
Arrestimi i bujshëm, dje, i politikanit të njohur Perikli Teta
Veriu, “republika” që drejtohet nga bandat
Ish kapoja i Vlorës hap firmë ndërtimi! Zani: Po ndërtoj një plazh edhe për nudistët faqe 11 Kreu i FMN dje në Tiranë: Luftoni korrupsionin, kontrabandën dhe krimin faqe 19 Elbasan, policia arreston katër ushtarë të FARK me 2 mitralozë dhe 3 arka me fishekë faqe 11
… lirohet si politikan
Arrestimi i bujshëm, dje, i politikanit të njohur Perikli Teta dhe lirimi i tij brenda disa orësh, ishte një rast tjetër që nxori në pah mungesën e përgjegjësisë dhe seriozitetit të strukturave të shtetit të sotëm shqiptar e sidomos të drejtësisë në rastin konkret.
… njohur Perikli Teta dhe lirimi i tij brenda disa orësh, ishte një rast tjetër që nxori në pah mungesën e përgjegjësisë dhe seriozitetit të strukturave të shtetit të sotëm shqiptar e sidomos të drejtësisë në rastin konkret. Episodi i djeshëm tragjikomik në Gjykatën e Tiranës e kishte zanafillën tek një përgjegjësi nga më të voglat e sistemit të drejtësisë sonë, e cila duhet t’i nënshtrohet një reformimi radikal. Konkretisht, qytetari Perikli Teta refuzoi të dëshmonte përballë një trupi gjykues, të cilit, në kundërshtim me rregullat e zhvillimit të një procesi gjyqësor, i mungonin togët e zeza. Përfaqësuesi i akuzës, në një moment të parë ndoshta mund të përgëzohej për hapin e marrë kundër një politikani, një ish-ministri që bëri një “shkelje ligjore” duke e trajtuar atë si gjithë të tjerët. Kjo sepse në Shqipëri është bërë e modës që politikanë fajtorë të mbrohen nën petkun e politikës duke i dhënë karakter politik çdo mase kundër tyre. Por, ky prokuror, nëse do të ishte besnik i ligjit, ashtu siç ka dashur të demonstrojë me urdhërin për të prangosur zotin Teta, para se të arrinte deri këtu, më parë duhej të kishte kërkuar pezullimin e procesit të paktën për defektin e konstatuar nga qytetari i thjeshtë Teta, pra për neglizhimin e togave të zeza. Por, sigurisht, të mësuar me shkeljet dhe parregullsitë e njëri tjetrit, njerëzit e drejtësisë nuk u bënë as për një çast në këtë aspekt. Së dyti, prokurori para se të ndëshkonte refuzimin e Tetës për të dëshmuar, duhej të kishte lëshuar të paktën një mandat për sjelljen me forcërisht në gjykatë të atyre dëshmitarëve, qofshin këta dhe “VIP-a”, të cilët injorojnë ftesat e trupit gjykues dhe nuk paraqiten fare për të dëshmuar. “Rigoriziteti” i treguar ndaj Perikli Tetës dje nga prokurori duket tepër qesharak, po të kihet parasysh zemërgjerësia e përfaqësuesve të akuzës dhe formulat e kortezisë që këta nuk i kursejnë ndaj kriminelëve. Nëse prokurorët dhe gjykatësit shqiptarë do të ishin me të vërtetë kaq të rregullt dhe pedantë në zbatimin e ligjeve, kriminelët kaq të regullt dhe pedantë në zbatimin e ligjeve, kriminelët ordinerë nuk do të shëtisnin lirisht nëpër rrugët e qyteteve tona duke vazhduar gjithmonë të jenë kërcënim serioz për qytetarët shqiptarë. Së fundi, lirimi i politikanit Teta, vetëm brenda disa orësh, ishte një tjetër kthjellësim për klasën e njerëzve që ndodhen aktualisht në krye të drejtësisë shqiptare duke nxjerrë në pah mungesën totale të pavarësisë së saj. Kjo sepse, ndersa u arrestua si qytetar i thjeshtë, lirimi i Tetës pa dyshim që erdhi si pasojë e qenies së tij politikan i njohur. Edhe shkresa e mbrëmshme e Prokurorit të Përgjithshëm Rakipi për lirimin e tij e konfirmon të indirekt një gjë të tillë. Pra, ngado që ta vërtisësh aventurën e tij të arrestimit të Tetës, gjithmonë e drejta ndodhet në anën e Tetës në kohën që drejtësia mbetet e akuzuar.
… drejtohet nga bandat
Katastrofë në juglindje stuhia përmbys 3 qytete
Në Librazhd, Pogradec dhe Korçë shirat shkatërrojnë dhjetra shtëpi, ura, qindra hektarë të mbjella me drithëra, mbyten qindra bagëti. Vetëm në Librazhd dëmi rreth 1 milion dollarë
Zemërimi i egër i motit në mes të verës
Në Librazhd, Pogradec dhe Korçë shirat shkatërrojnë dhjetra shtëpi, ura, qindra hektarë të mbjella me drithëra, mbyten qindra bagëti.
Vetëm në Librazhd dëmi rreth 1 milion dollarë
faqe 9