23/06/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

23 qershor 1999

Filloi epoka e madhe amerikane e Ballkanit

Presidenti amerikan Klinton konfirmoi dje në Shkup respektin për Tiranën faqe 4

Hillary Clinton, gruaja që do mbetet në kujtesën e shqiptarëve

Nuk ka asnjë dyshim se përballimi nga shqiptarët i tragjedisë së fundit, shkaktuar nga tirani i Beogradit dhe bashkëpunëtorët e tij, u bë i mundur vetëm falë mbështetjes së pashembullt nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe në krye të kësaj fushate në mbështetje të shqiptarëve ishte Presidenti amerikan, Bill Klin- gjithë bashkësisë ndërkombëtare, por edhe nxitësi i fuqishëm për ndëshkimin e Millosheviçit, nëpërmjet asaj që u quajt “luftë humanitare”. Por, shqiptarët, në këtë ndeshje të tyre me forcat e së keqes, ndjenë edhe ngrohtësinë e një gruaje, të “First Lady-t” të Shteteve të Bashkuara. Zonja Hillari Klinton, ishte ndoshta e para që u gjend përkrah të shoqit për t’ua lehtësuar dhimbjet shqiptarëve në këtë fatkeqësi absurde që i pllakosi tani në fund të mijëvjeçarit të dytë. Që me fillimin e spastrimit në masë të tyre nga forcat e Millosheviçit, ajo u vu në krye të përpjekjeve për të sensibilizuar jo vetëm amerikanët, por edhe qarqet ndërkombëtare që të mos kursenin asgjë për shqiptarët. Dhe, në këtë aspekt, zonja Klinton kompletoi në mënyrë të përsosur aspektin humanitar të aksionit në mbrojtje të shqiptarëve që kryesonte Presidenti amerikan. Kështu p.sh., ndërsa Bill Klinton ishte angazhuar në një aktivitet intensiv politik, diplomatik e ushtarak për të mbajtur më këmbë frontin kundër Millosheviçit, Hillari me fjalë e veprime konkrete mobilizoi organizatat humanitare të mbarë botës për të ndihmuar shqiptarët. Ata shqiptarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre, që fati i hodhi në Amerikën e largët, nuk kishin si të mos harronin dhimbjet e tyre, kur shikonin që aty i priste bashkëshortja e Presidentit amerikan. Por, me këtë nuk mbaronte gjithçka. Në një situatë të ndërlikuar, kur shqiptarët dyndeshin çdo ditë me mijëra drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë, Hillari ia Amerikan për t’u lë? mbështetur me gratë shqiptare nëpër kampin e Stenkovcit në Maqedoni. Sigurisht ata shqiptarë që shtrënguan duart me të, që u ngrohën nga fala e saj ngushëlluese e artë me të, që u është dukur sikur mes tyre kishte ardhur shenjtëresha shqiptare, Nënë Tereza. Dhe, Hillari, arriti u ndodh përsëri mes shqiptarëve, për kësaĵ radhe familjarisht. Dhe tani shqiptarët në pritje për t’u rikthyer në vatrat e tyre të çliruara në vend të brengave të tyre si dikur, tani e falënderojnë nga zemra për të gjitha ato që bëri në ato ditë të vështira gruaja e parë e emrit Klinton, që e meriton të marrë dekoratën “Urdhëri Nënë Tereza”, akorduar nga Presidenti shqiptar Medani. Kjo është gruaja e parë amerikane që do të mbetet në kujtesën historike të brezave të Shqipërisë, si njeriu që i ndihmoi në momentin më të vështirë të Kombit tonë.

Dy të rinj ekzekutohen me antitank në makinën e blinduar

Vrasje makabër dje në mesditë, në periferi të Tiranës faqe 5

Shqipëria braktis Konferencën e Ballkanit

Milo: Nuk ulemi në një tavolinë me Millosheviçin faqe 3

Presidenti i SHBA, Bill Klinton, dje në Shkup duke u takuar me Kryeministrin Pandeli Majko dhe Ministrin e Jashtëm, Paskal Milo. foto “Koha Jonë”