03/08/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

3 gusht 1999

E diela e përgjakshme

Pesë të vrarë dhe gjashtë të plagosur brenda një dite në të gjithë Shqipërinë Nga burime të Ministrisë së Rendit dhe të SHIK-ut sinjalizohet se po përgatitet një minikryengritje në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit, e cila do të shtypet me dhunë

Neutralizimi i Nanos dhe i Berishës

Dy protagonistët kryesorë të politikës shqiptare të këtyre nëntë vjetëve të pluralizmit politik, Fatos Nano dhe Sali Berisha ndodhen prej kohësh në qendër të një fushate, e cila në aparencë të krijon përshtypjen se ka të bëjë me eliminimin e tyre përfundimtar nga politika shqiptare. Në radhë të parë duhet kuptuar se qëndrimet me karakter ultimativ për t’i mohuar dikujt të drejtën për të konkurruar në fushën e politikës, kupto dhe atë të pretendimit për të qenë në krye të një force politike, nuk kanë karakter demokratik. Më së shumti kjo bie në sy me ish-liderin socialist, sigurisht pasi ai nuk ndodhet në pozitat e Berishës që vazhdon të ketë nën kontroll zhvillimet e partisë së tij në kohën që nuk shihet në horizont ndonjë kundërshtar serioz për ta spostuar nga kreu i PD-së. E vërteta është se nëse momentalisht po kërkohet që Nano të mos ndodhet në krye të PS-së, kjo nuk do të thotë që ai është privuar një herë e përgjithmonë nga një e drejtë e tillë e ligjshme. Rrethanat e tanishme, periudha që po kalon vendi, kërkojnë që Nano, Berisha po edhe një apo disa politikanë të mos ndodhen në pozicione nga ku mund t’i japin tonin zhvillimeve politike në vend. Kjo sepse, tani kur si problem kryesor është shfaqja e frymës konfliktuale, qenia e tyre, pra dhe e Nanos në krye të partive bën efekt të kundërt. Kjo sepse, më e pakta Nano apo Berisha do të injektojnë konfliktet e tyre personale të mbartura nga e kaluara, në veprimtaritë e partive të tyre duke bërë që të marrin një karakter të përgjithshëm dhe, për këtë, tashmë kemi një eksperiencë të lidhur. Së dyti, qëndrimi i Nanos në plan të dytë në këtë moment, do t’i shërbente PS-së edhe në një drejtim tjetër. Në një rast të tillë do të viheshin në provë aftësitë e brezit të ri të politikanëve socialistë, do të favorizohej trashëgimia duke e çliruar elektoratin nga idolatria si dhe do të krijohej një imazh modern i saj. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për PD-në. Në fakt, dalja në rolin e protagonistëve të politikanëve të rinj në PS, në një farë mënyre, do të nxiste një fenomen të njëjtë dhe në PD dhe anasjelltas. Kështu p.sh. qenia e Majkos, Metës etj në krye të PS-së do ta shtynin Berishën, i cili prej disa muajsh po tregohet realist, t’ia lërë lidershipin e PD-së, qofte dhe përkohësisht një brezi të ri politikanësh, duke qëndruar në rolin e këshilltarit të tyre. Por, në një të ardhme të largët apo të afërt, do të krijoheshin sërish ekuilibra që mund të trashin në skenë edhe një herë si Fatos Nanon ashtu dhe Sali Berishën. Eksperienca, idetë, aftësitë dhe cilësitë e tyre, në disa raste të kundërta, por dhe që kompensojnë njëri tjetrin pa dyshim që do t’i vlejnë partive të tyre duke bërë që ato të ruajnë gjithnjë rolin e padiskutueshëm të protagonistëve në jetën politike të vendit, por dhe në arenën ndërkombëtare. Megjithatë në këtë tetor të Kongresit të socialistëve radha i takon Majkos për të qenë lideri numër një. Ndodhta dhe Pollos në PD, pasi kanë përkrahjen e lidershipit të tyre. Më pas, shumë vonë, ndoshta mund të vijë rikthimi i Nanos dhe Berishës.

Taivani jep 300 milionë dollarë për Kosovën

1.5 miliard dollarë pritet të investohen në Shqipëri Nga burime tepër të besuara qeveria e Republikës së Taivanit ka akorduar shumën prej 300 milionë dollarë për Kosovën, ndërkohë që burime të tjera nga brenda qeverisë së Thacit në Prishtinë e vlerësojnë këtë ndihmë financiare, që pritet të marrë udhën zyrtare. Gjithashtu mësohet se Kina ka bërë protesta të hapura ndaj mundësisë për shpalljen e Pavarësisë së Taivanit nga Kina. Po kështu brenda pak ditësh kryeministri taivanez mund të vizitojë Shkupin, i vetmi shtet që ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Taivanin, duke sjellë automatikisht prishjen e marrëdhënieve me Kinën. Një grup biznesmenësh taivanezë kanë shprehur dëshirën për të ardhur në Tiranë për të investuar një vlerë në afro 1.5 miliard dollarë në pak vite. Po kështu një grup deputetësh shqiptarë kanë marrë ftesën për të vizituar Taipein, kryeqytetin e Taivanit, ku do të priten nga Presidenti i vendit, kryeministri, kryetari i parlamentit si dhe biznesmenë taivanezë. Në lidhje me këtë vizitë kryetari i shoqatës së miqësisë Shqipëri-Taivan, deputeti Nikollë Lesi u shpreh se “ne jemi për marrëdhënie me çdo vend që zbaton rregullat e demokracisë, kësisoj nuk ka përse Kina zyrtare të bëhet xheloze ndaj një vizite të tillë. Ne e pranojmë edhe ftesën e Kinës, nëse na fton si deputetë, por në Taivan mund të shkojmë me paratë tona”. Ndërsa drejtori i radio Tiranës z.Martin Leka, që dje u pranua anëtar i shoqatës Shqipëri-Taivan, tha për “KJ” se “Taivani është shembull i një vendi që di të zhvillohet, edhe pa ndihmën e Kinës”.

[Nuk ka tekst të dallueshëm në fotografi.]

POLITIKA

faqe 8-9 POLITIKA Gjithashtu? Perikli Teta: Al përgatit 14 shtatorin faqe 3 INTERVISTA Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, ...

përgatit 14 shtatorin

faqe 3

INTERVISTA

Ministri i Mbrotjes i Greqisë, Xonaxopuf-los: Të legalizohen të gjithë emigrantët shqiptarë që punojnë në Greqi faqe 6

RENDi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Myftar “Mali” me bandat kriminale do të lënë kockat rrugëve faqe 13

NËRMËT

Pegi në Elbasan 7 orë kokë më kokë me komisionin e “hekur” Kosenit faqe 11