Edhe 24 orë para ditës së “qametit”
Eklipsi i fundit i mijëvjeçarit. Nesër të gjithë me syte nga qielli
Kureshtja ia lë vendin edhe frikës për sytë e njerëzve
Eklipsi i fundit i mijëvjeçarit. Nesër të gjithë me syte nga qielli
Edhe 24 orë para ditës së “qametit”
Kureshtja ia lë vendin edhe frikës për sytë e njerëzve
faqe 8
Majko u liron litarin kryebashkiakëve
Kryeministri Majko, në takimin e djeshëm me krerët e push...
Kryeministri Majko, në takimin e djeshëm me krerët e push
...
[Titulli i prerë]
Kryeministri Majko, në takimin e djeshëm me krerët e pushtetit lokal, nuk i kurseu kritikat në drejtim të punës së tyre, gjë që është krejtësisht normale, pasi dhe këta kanë pjesën e tyre për një pjesë të mosrealizimeve si dhe realitetit shkatërrues i pakënaqësisë tek qytetarët.
[Në skajin e sipërm shihen pjesërisht fjalët: “Majko ...”, dhe në shiritin e zi poshtë: pushtetit lokal, nuk i kurseu kritikat në drejtim të punës së tyre, gjë që është krejtësisht normale, pasi dhe këta kanë pjesën e tyre për një pjesë të mosrealizimeve si dhe realitetit shkatërrues i pakënaqësisë tek qytetarët. Por më shumë se këto, interes ndër ato që tha Majko dje, padyshim paraqiste ajo që kishte të bënte me bashkëpunimin e pushtetit qendror me atë lokal. Në një farë mënyrë, duke pasur parasysh faktin që pushteti lokal ndodhet kryesisht në duart e opozitës, bashkëpunimi ndërmjet tij dhe qeverisë, i shërben nxitjes së dialogut pozitë-opozitë. Por, në këtë kuadër ndikon dukshëm dhënia e kompetencave sa më të mëdha pushtetit lokal. Me të vërtetë, kryeministri u kërkoi llogari bashkiakëve lidhur me të metat e punës së tyre, por këto kritika do të kishin qenë më bindëse dhe të efektshme, nëse drejtuesit e pushtetit lokal do të kishin qenë më të lirë nga tentakulat e pushtetit qendror. Sa më shumë kompetenca që të ketë pushteti lokal, është e kuptueshme që dhe përgjegjësitë e drejtuesve të tij janë më të mëdha. Si pasojë, këta, të zhveshur nga argumentat që lidhen me “mungesën e kompetencave”, detyrimisht vihen në pozita pune. Duke qenë se pushtetarët lokalë ndodhen më pranë realitetit se qeveritarët dhe zyrtarë të tjerë të lartë, me heqjen e kompetencave këtyre të dytëve, zvogëlohen së tepërmi mundësitë për të abuzuar me projekte e shifra joreale duke u ngritur kështu një barrierë të vështirë, spekullatorëve të dyshimtë apo “ustallarëve të tenderave”. Ndoshta, i ndërgjegjshëm për të gjitha këto, jo më kot Majko përmendi dhe nevojën e një procesi decentralizues duke i kaluar edhe më shumë kompetenca pushtetit lokal. Këtu sigurisht ka ndikuar edhe eksperienca pozitive e përballimit me sukses të krizës së të ardhurve nga Kosova, ku pushteti lokal mbajti barrën kryesore, gjë që nuk mund të kalonte pa u vënë re nga qeveritarët e rinj. Veç të tjerash, decentralizimi i pushtetit lokal është dhe një nga kërkesat e faktorit ndërkombëtar ndaj shtetit shqiptar. Gjithashtu, një hap i tillë i ndërmarrë nga kreu i ekzekutivit, mund të konsiderohet si një përgjigje pozitive e hapave të fundit të hedhura nga opozita, siç ishte dhe rikthimi në parlament. Por ideja e decentralizimit të pushtetit lokal mund të jetë hedhur nga Majko edhe si një mjet për t’u hequr nga dora një pjesë të mirë të ministrave të tij armën e korrupsionit dhe abuzimeve të tjera. Fakt është se ideja për të kaluar sa më shumë kompetenca në bazë, hidhet në momentin, kur akuzat për korrupsion të qeveritarëve nga brenda dhe jashtë janë intensifikuar më shumë se kurrë.
Pra, Majko dje hodhi idenë për heqjen e “litarit” ndaj kryebashkiakëve, e cila deri tani nuk kishin asgjë në dorë për investimet në bashkitë e tyre, pasi i menaxhonte pushteti qendror,
[Fotografi e një ndërtese të shembur dhe rrënojave; nuk shihet mbishkrim brenda fotografisë.]