22/08/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

22 gusht 1999

Surpriza e Metës, kandidon kundër Majkos dhe Nanos

Die zëvendëskryeministri filloi takimet. Meidani përgatit Doklen dhe Kocin faqe 3 Nano-Majko në plan të dytë Tashmë, kur kongresi i shumëpritur i socialistëve po afrohet, zhvillimet e fundit në PS, po tregojnë se du-

[Pjesërisht e prerë] plan të dytë

Tashmë, kur kongresi i shumëpritur i socialistëve po afrohet, zhvillimet e fundit në PS, po tregojnë se dueli Nano-Majko për postin e kryetarit pak nga pak po spostohet në plan të dytë. [Pjesërisht e prerë] dueli Nano-Majko për postin e kryetarit pak nga pak po spostohet në plan të dytë. Konkretisht, pas sinjaleve për një përfshirje të mundshme në listën e kandidaturave edhe të zëvendëskryeministrit Meta ka gjasa të mëdha që sfida për postin e kryetarit të jetë e hapur edhe për emra të tjerë të njohur të kësaj partie, të mbështetur nga klane të ndryshme, të cilët mund të mos ndjehen të sigurtë nga Nano, Majko apo Meta. Kështu, p.sh. në një situatë të tillë, vështirë se lobi i të ashtuquajturve “presidencialistë” mund të mbetet pa hedhur në fushën e betejës kandidatin e tij, ku si figura më “potenciale” shihohet Kastriot Islami. Madje, nuk është çudi që Majko dhe Nano, disi “të konsumuar” si pasojë e duelit të filluar muaj më parë, të ndjehen të lodhur për t’u bërë ballë sulmeve të kandidatëve të rinj, ku nuk përjashtohet edhe ndonjë emër i papërfshirë në skemat e shumta të shqyrtuara në shtabet e tyre. Edhe dalja disi e papritur e Metës në këtë moment pak a shumë lidh me këtë “konsum” të pretendentëve kryesorë. Duke pasur parasysh se kush ka në dorë kreun e partisë më të madhe të koalicionit ka në dorë dhe qeverinë pa përmendur interesat e ndryshme, në radhë të parë ato ekonomike, nuk ka asnjë dyshim se lufta për kreun e PS-së do të jetë e ashpër ndoshta dhe duke injoruar dhe normat statutore apo rregulla të tjera loje. Në këtë mënyrë si fushata e Nanos, si shfrytëzimi i avantazheve të pushtetit nga Majko, ashtu dhe kjo mini-fushatë e Metës, e filluar tani së fundi mund të përbëjnë prologun e një beteje të ashpër. Mirëpo, pasojat e një lufte në përmasa të tilla do të rëndojnë mbi strukturat e ndryshme të PS-së, sidomos në bazën e saj, ku nuk përjashtohet dhe ndonjë shizmë. Kjo sepse ashpërsimi i luftës ndërmjet “kapove” do të përçohet dhe në segmentet ku caktohet në ndodhur ndëshkim të shërbim të njëri apo tjetrit. Vetëm pak muaj më parë, ish-ministri i Financave, Malaj, njëri nga mbështetësit kryesorë të ish-kryetarit Nano, është shprehur hapur se “nëse nuk fshihen në këtë grupi ynë, ne do të largohemi nga partia”. Mirëpo, më e rëndësishmja është se të pushtuar nga ethet e fitores në një betejë të tillë, shumë nga eksponentët socialistë që shihen në strukturat shtetërore do ta largojnë vëmendjen nga zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohet vendi, kështu që nuk përjashtohet edhe ndonjë rëndim i problemeve ekonomike. Dhe një situatë e tillë vështirë se mund të lihet pa u shfrytëzuar nga opozita në përpjekjet për të arritur synimet e saj.

Kontrabandistët arrestojnë antikontrabandën e shtetit

Ngjarja e bujshme e Morinës, kur 18 kamionë me miell kontrabandë po përpiqeshin të kalonin kufirin pa paguar detyrimet fiskale ndaj shtetit shqiptar, që dje ka ndryshuar rrjedhë. Pardje janë arrestuar doganierë dhe punonjës të antikontrabandës, policët dhe kontrabandistët. Kurse dje lirohen nga qelitë e komisariatit të policisë së Kukësit kontrabandistët dhe policët, të cilët e kurdisën kontrabandën, dhe mbeten të arrestuar dy doganierë dhe një antikontrabandës nga drejtoria e përgjithshme e Doganave. Sipas informacioneve sekrete nga Ministria e Financave, e Rendit Publik dhe asaj të Prokurorisë së Përgjithshme (vijon në faqen 2)