Pollo rrëfehet: Berisha ka vjedhur 1 milion dollarë
“Ka blerë pasuri të patundshme në emrin e miqve të tij”
Acarohet konflikti mes kryetarit të PD-së dhe reformatorëve. Dalin në shesh sekretet
faqe 5 Rishfaqet laku-fajde Aleksandër Çipa Qeveritë shqiptare të ardhura që nga 29 qershori i ’97-ës e në vazhdim, do të kenë në kurorëzimin e tyre edhe “laku-fajde”, e cila për kohë të tëra ka për të mbajtur lidhur fatin e kabineteve të tyre. Ky lak është i vlefshëm edhe për qeverisjen e kryeministrit Meta. Për arsye të njohura ky lak në kabinetet që ndërrohen herë merr formën reale të lakut e herë mbetet në shfaqjen e një “unaze”. Por këto ditë ai është bërë edhe një herë më i dukshëm, për shkak të ringjitjes në plan të parë të çështjes. Me protagonistët e fajdes sërish po bëhet një lëvizje: Gjykata e Tiranës ka firmosur rikthimin nga 313 në shtëpi të Vehbi Alimuçës, ndërsa prokuroria konfirmon ekstradimin e Shemsie Kadrisë. Në vetvete të dy këto veprime të thjeshta mbartin një efekt publik. Kryeministri Meta, përballë këtij rikthimi të çështjes, është i detyruar t’i nënshtrohet provës, pra sfidës. Është kjo arsyeja që pikërisht një ditë pas deklaratës kontestuese të Qeverisë ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës, kërkohet shpejtimi i deklarimit të rezultateve nga Komisioni i Transparencës. Ky reagim mbetet jo mjaftues, pasi vetë transparenca zyrtare tashmë, nuk është më e tillë. Në këtë qerthull të investuar qeveria Meta vihet sërish para një prove serioze. Për përballjen me të, kryeministri ndryshe nga paraardhësit socialistë duhet të gjejë mënyrën e vet të përballimit. Është e natyrshme që kryeministri ka forcën ekzekutive për të bërë publik krejt procesin e të quajturës transparencë. Më tepër se kushdo ai dhe kabineti i tij ka mundësinë e shpalljes së kalendarit të procedurës së ndjekur deri tani, duke qenë perfekt në pasqyrën e humbjes së madhe, por edhe në atë të shpërdorimit gjatë inventarizimit. Në këtë nismë kryeministri dhe krejt ekzekutivi shqiptar ka detyrimin e provës reale për ndëshkimin e “ngrënësve” të pasurive që mbetën në rrënojat e piramidave të rrëzuara apo që u rinxorrën në treg nga administratorët. Në kuadër të kësaj prove kryeministri është mirë t’i referohet edhe një herë platformës elektorale dhe politike të “Aleancës për Shtetin” për t’iu rikthyer ekzekutivisht në zgjidhjes së çështjes. Së paku me këtë gjest kryeministri do të shmangte dëshminë e të qenit në krye të një shteti që mbart vetëm pasigurinë e sigurt. Në relacionin mes qeverisë së tij dhe qytetarëve, (por jo për fajin e tij) mbetet prezente tortura e humbjes dhe tortura e premtimit të pambajtur. Në këtë rrjedhje të pazgjidhur të çështjes, populli fatkeq, hallakatet në qerthullin e fjalës: “Të mos kesh për të besosh”. Gjeste t e ditëve të fundit të kryera nga gjyqësori shqiptar kanë hedhur edhe një tjetër shtyllungë mjegulle mbi “fatin” e parave të humbura. (Dhe mjegulla si gjithmonë ftoh plagën dhe shkakton dhimbjen e saj). Ndërsa shteti, ndoshta për shkak të përdorjes së segmenteve të tij, ka shtuar edhe një tjetër rishfaqje të “lakut në gushë”, duke hapur terren për pretendime politike në kurriz të qeverisë.