10/12/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

10 dhjetor 1999

Sahanlëpirësit

Politika shqiptare e këtyre viteve po shquhet për veprime inkoherente të pjesës më të madhe të politikanëve, për paradokse nga më banalët që konvergojnë në mungesën e seriozitetit. Dhe, paradoksi më i madh është se politika shqiptare është e detyruar të vuajë të këqijat e mësipërme për shkak të pranisë në skenën e saj të disa politikanëve të parëndësishëm, të cilët kanë privatizuar disa parti të vogla që, si rezultat i lojërave të ndyra të tyre, kanë humbur edhe shenjën më minimale të identitetit. Politikanë që i përkasin kësaj kategorie, i përdorin partitë që pretendojnë se drejtojnë, vetëm për të realizuar përfitime të paligjshme. Kjo bëhet që ndërsa akuzojnë Berishën dhe Nanon si “diktatorë”, vetë vazhdojnë të mos lëshojnë lidershipin e partive të tyre. Pikërisht me shfrytëzimin e partive që drejtojnë lidhet dhe shkaku i lëvizjeve të tyre kontradiktore në politikë. Siç ka treguar koha, politikanë të tillë, nuk e kanë për gjë që pavarësisht se dje shanin Nanon apo i lëpiheshin Berishës, sot i thurin himne të parit duke i u hakërryer liderit opozitar, për t’u rikthyer të nesërmen raportëve të para. Pra, për t’u vënë në shërbim të atij që ka pushtetin. Dhe kjo shpjegohet me synimin për të përfituar ndonjë post në qeveri, apo një karrike në parlament, natyrisht me votat e të tjerëve. Tek një prirje e tillë e “mjeljes së shtetit” e ka burimin korrupsioni dhe sëmundjet e tjera nga të cilat vuajnë tmerrësisht shteti. Konkretisht, emrat më të përfolur për korrupsion gjatë këtyre viteve kanë qenë liderë të tillë, apo njerëzit e tyre. Por, kjo është vetëm gjysma. Mëkataria e tyre për të shvatur sa më shumë e shtyn këtë skotë politikanësh sahanlëpirës të bashkëpunojnë edhe me biznesmenë mafiozë, jo vetëm duke vënë strukturat e shtetit në shërbim të tyre, po edhe t’u dhurojnë pasuritë kombëtare si t’i kishin çiflik të tyre. Në këtë mënyrë, ata janë më të interesuar që ligjet më poshtëllëpin që politika të jetë e lidhur me krimin, që vendi të jetë në një kaos permanent. Kështu, të paktën opinioni nuk do t’i hidhte sytë nga xhepat e tyre që fryhen çdo ditë me para të ndyra. Veç të tjerash, duke e konceptuar politikën si një qëllim për t’i shërbyer atij që ka pushtetin, ose është pranë tij, ata janë më të interesuar që dy “të mëdhenjtë” e politikës, të jenë në luftë të përhershme. Kështu, sa herë përmenden terma si “dialog”, “çtensionim” etj, midis PD dhe PS ata i fryjnë zjarrit të konfliktit, të shesin se ndjejnë afrim dhe daljes nga politika. Dhe në të vërtetë, largimi nga skena politike i këtyre sahanlëpirësve do të ishte shërbimi më i madh që do t’i bëhej këtij vendi të çfilitur.

SHBA, 24 milionë për bujqësinë

Faqe 15 Ambasadori i SHBA në Tiranë, Limpreht me ministrin e Bujqësisë Xhuveli dhe në kryeqytet

Pesë(n)jakët, ditëlindje në varfëri

Festa e pesëfishhtë në shtëpinë e rekordeve Një vit më parë, kur çuditi gjithë Shqipërinë nga materniteti i Tiranës, kur shteti dhe privatët nxituan t’i ndihmojnë, Mirela dhe Edi nuk e mendonin kështu ditën e djeshme. Interesimi i madh i njerëzve, i nxiti të ëndërronin një jetë pa probleme ekonomike, por i njohën ato sapo njerëzve u iku nga vëmendja çudia e madhe shqiptare. Dhe dje në ditëlindjen e parë të 5 fëmijëve të bukur, kishte më shumë trishtim se festë. Të gjitha mendimet për të tashmen dhe të ardhmen e trishtonin çiftin me rezultatin në dashuri. Pas pak kohe shteti nuk do të paguante më qiranë e shtëpisë ku jetojnë, Edi është herë me punë e herë pa punë, ndërsa Mirela kujdeset vetëm për fëmijët. Të ardhurat janë 10 mijë lekë plus ndonjë ditë pune të rastësishme që kap babai i pesënjakëve. fqe 19

Martesat me kontratë, ligji bëhet gati

Faqe 8

TELEBINGO

12 Dhjetor 1999 • 100 Mini-Bingo me nga 10.000 lekë (të reja) • 5 Tele-Bingo me nga 1.000.000 lekë (të reja) • 1 Magic-Bingo me 500.000 lekë (të reja) • 1 Star-Bingo me 150.000 lekë (të reja)