“Bufi urdhëroi futjen e punëtorëve në masën e cianurit”
Romë-Athinë-Tiranë, valixhe e re diplomatike
Aleksandër Çipa
Në samitin e Stambollit të muajit të shkuar, njëri prej krerëve të diplomacisë Perëndimore, ndër të tjera u shpreh: “Nuk jemi më në gadishullin e morive, por në këtë rajon që tashmë po shumon drithërat dhe portat e veta të hapura”. Në provë të kësaj hapjeje jo vetëm diplomatike, tashmë po hyjnë krejt shtetet e Ballkanit të poshtëm që mes tyre kanë vuajtur tensionin dhe kontraktimin historik. Kryeministri Meta në prag të Krishtlindjeve zbret në krye të një delegacioni zyrtar, në kryeqytetin helen. Zakonisht, diplomacia jonë zyrtare ka vuajtur atë që mund të quhet ineficiencë e administratës diplomatike. Nuk tepërohet të thuhet se gjatë vjetëve të fundit selitë tona përfaqësuese në këto vende mund të quheshin thjesht butiqe diplomatikë. Ka qenë kjo arsyeja që vetë diplomacia shqiptare në tërësi i ka munguar pragmatizmi i çastit. Megjithatë, kryeministri Meta, ka gjetur çastin e duhur që Athinës zyrtare t’i lerë në natyrshmërinë e urimeve kristiane edhe mesazhin e vet politik për ardhmërinë e relacionit dypalësh në shekullin e ri. Në këtë kontekst nuk mund të kërkohet prej tij më, e drejta e mirëtrajtimit të emigrantëve, por përshpejtimi përfundues i procedurave të legalizimit të tyre. Çë do të thotë se tashmë dy palët zyrtare kanë arsye të tjera për të dalë nga grindjet arkaiqe. Pak kohë më parë kryeministri Meta duke folur për politikën ndërfqinjore dhe prioritetet brenda saj, gjeti shprehjen eksplicite se: Shqipëria tashmë operon me politikën e Paktit. Është kjo arsyeja që edhe në shtypin grek, edhe në atë italian mungojnë dukshëm titujt që dikur shqipëronin xhelozinë e hapur mes dy kryeqyteteve për çështje të prioritetit. Pak ditë më parë Ambasadori grek në Tiranë Mallias, nuk pati asnjë ngurrim të replikonte me zëvendësministrin shqiptar të Bashkëpunimit Ekonomik, duke deklaruar se “ambasada ka statistika të sakta që Greqia zë vendin e parë në shkëmbimin eksport-import të Shqipërisë me vendet e tjera”. Në të njëjtën kohë, si anjëherë tjetër diplomacia italiane nuk ka pasur kaq fluks zbritjesh dhe hipjesh në avionet dhe tragetet që mbërrijnë në Durrës dhe Rinas. Madje vetë sekretari i Shtetit Raineri i mbërritur së fundi në Tiranë, si fjala të parë komunikimi me kreun e diplomacisë dhe Ekzekutivit shqiptar ka nxjerrë lajmin për Konferencën e donatorëve që pritet të mbahet brenda marsit të vitit që vjen në Romë. Në këtë valixhe të re diplomatike që servir në terësinë diplomatike europiane, Shqipëria ka rastin të humbasë të shkuarën e vet pa kërkesa, ose më saktë të braktisë kompleksin e mërzisë nga xhelozitë.
Pesënjakët, ditëlindje në prehrin e qeverisë
Faqe 19
Kryeministri Meta, bashkëshortja Monika Kryemadhi dhe vajza e vogël Bora dje në shtëpinë e pesënjakëve
Gjykata licenson skafistët
Lirohen prodhuesit e trafikut që kapi policia
Shteti që dje është zbuluar si bashkëpunëtori kryesor i skafëve. Ajo që qeveria shqiptare bashkë me italianen dëshiron të bënte, ka qenë penguar nga pjesa më e e kalbur e Shtetit, Gjykatat. Pikërisht gjykata dje ka nxjerrë të zbuluar policinë në sulmin që u bëri prodhuesve të skafëve. Ndërsa zbatuesit e ligjit sulmuan prodhuesit e mjeteve të trafikut, ata mjaft të qetë pranuan të shkonin në komisariat dhe treguan lejet që kishin marrë nga dega e tatimeve, pas vendimit të gjykatës për lejimin e prodhimit të skafeve. Ky vendim nuk do të kishte asgjë të keqe nëse nuk do të kishte në epiqendër trafikun e pambajtshëm drejt Italisë, që mbi të gjitha ka kushtuar jetë njerëzish. Kështu ajo industri e jashtëligjshme që pretendohet të luftohet nga Shteti, tani është në kulmin e saj.
faqe 9
Skandali i helmeve në minierën e Bakrit në Rubik, Bashkia padit dy ministra