Ismet Haxhia, vëllai i dytë i Izetit, dëshmon për vrasjen e madhe
Pas rrëfimit të Isamedinit, një tjetër anëtar i familjes Haxhia denoncon kryetarin e PD-së
faqe 2-4
Një model bullgar për politikën shqiptare
DIPLOMATICUS
Në prag të samitit të Bashkimit Evropian, të mbajtur në Helsinki më 10-11 dhjetor, kryeministri i Bullgarisë, Ivan Kostov, zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Socialiste Bullgare në opozitë, Georgi Pervanov. Takimi i kryetarit të qeverisë me kreun e opozitës u realizua nga nevoja për hartimin e përbashkët të një strategjie të pranimit të Bullgarisë në Bashkimin Evropian dhe kryeministri Kostov deklaroi pas bisedimeve se ata patën një takim të suksesshëm. Të njëjtën ditë kryetari i qeverisë Meta i përsëriti në parlament Partisë Demokratike ofertën për të marrë pjesë në komisionet antikorrupsion dhe po të njëjtën ditë në parlament kryetari i PD-së Sali Berisha përsëriti refuzimin e kësaj oferte.
Duhet kohë të rreshtojmë kronikën e mospërputhjeve dhe largimit nga njëri-tjetri midis pozitës dhe opozitës në politikën shqiptare. Por ajo që tërheq vëmendjen është se përse politika shqiptare nuk tenton të marrë shembull nga politika e vendeve ballkanike, me të cilat ajo është kaq e ngjashme në karakterin e saj. Janë sugjeruar modeli gjerman i pasluftës së dytë botërore dhe modeli spanjoll i pasfrankizmit. Politikanë shqiptarë të së majtës dhe të së djathtës janë ftuar edhe në Gjermani, edhe në Spanjë, për të mësuar leksionet e kompromisit dhe të konsensusit. Politikanët shqiptarë të së majtës dhe të së djathtës janë kthyer nga seminaret e workshopet vetëm me kujtimet e objekteve historike të vizituara dhe sapo janë kthyer në Tiranë, kanë vazhduar si më 1943.
Përpara politikës dhe kombit shqiptar qëndron Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore, për të cilën u bë shkak Kosova dhe shqiptarët, por politika shqiptare i ka dalë botës me dy projekte për paktin, njëri i qeverisë që u votua në parlament dhe tjetri i opozitës, që nuk dihet se ku do të paraqitet. Edhe Kostov e Pervanovi u përkasin partive rivale për pushtetin në Bullgari, por ata kuptojnë se më e rëndësishme është të futet vendi në Bashkimin Evropian se sa të rrinë ata dhe të luftojnë njëri-tjetrin e të pengojnë Bullgarinë të bëhet anëtare e BE-së.
Presidenti Klinton u ka dërguar mesazhin politikanëve shqiptarë të të gjithë krahëve se lufta kundër korrupsionit është sida më e ngutshme e Shqipërisë, por në Tiranë atë mesazh nuk e kanë kapur ende dhe derisa qeveria shpall programin e luftës kundër korrupsionit, PD refuzon të marrë pjesë në të. Konsensusi politik po vlerësohet nga Bashkimi Evropian si një nga kriteret bazë për vendet kandidate për anëtarësim. Politika shqiptare e di këtë kriter, ndaj ajo do të ndjekë shembullin bullgar, që të mos mbajë mbi vete përgjegjësinë e pengimit të integrimit të Shqipërisë në Evropë.
Prostitutat punojnë në Vlorë
(Ismet Haxhia, vëllai i Izetit dhe Isamedinit dhe letra e tij për “KJ”)
Inflacion i mishit të bardhë, trafiku nuk thith më
Prostitutat punojnë në Vlorë
Duhet të shkonin në Itali nga brigjet e Vlorës, por duket se nuk u ka ardhur ende koha. Për të mos u shkuar dëm ditët, “pronarët” i shfrytëzojnë në brigjet e Shqipërisë deri në orën e nisjes. Kështu në baret dhe motelet buzë detit të Vlorës, “menuja” është pasuruar me femra, ndërsa prostitucioni ende nuk lejohet me ligj në Shqipëri. Dhe ndërsa duket interesante ekzistenca e pikë prostitutash, trafiku i mishit të bardhë duket se ka marrë përmasa të papërmbajtshme, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin dhe Lindjen. Këtu, në portin e fundit të trafikut, buzë detit, ato nuk kanë më emra. Por tashmë punojnë edhe për shqiptarët që kanë aq para sa të blejnë edhe seksin.
faqe 11
Sqarim
Këshilltari ekonomik i kryeministrit Meta, Gramoz Pashko tha dje se është perceptuar gabim nëpërmjet linjës telefonike një informacion që ai dha për një të përditshme. Sipas tij, keqkuptimi konsiston në faktin se ai ka folur për reduktim të taksës së lartë doganore nga 20% në 18%, dhe jo në 15% siç është kuptuar nga gazetari.
TELEBINGO
19 Dhjetor 1999
* 100 Mini-Bingo me nga 10.000 lekë të reja
* 5 Tele-Bingo me nga 1.000.000 lekë të reja
* 1 Magic-Bingo me 500.000 lekë të reja
* 1 Star-Bingo me 150.000 lekë të reja