Dalin emrat e vrasësve, prokururia i kalon në polici
Pas më shumë se një viti del dëshmitari i krimit më makabër të Qytetit Studenti
faqe 3
Qetësia e prishur e pushtetit lokal
NGA GAVROSH LEVONJA
Dy ditë më parë, opinioni u njoh me vendimin e ministrit të
e pushtetit lokal
Dy ditë më parë, opinioni u njoh me vendimin e ministrit të Pushtetit Lokal për të shkarkuar pothuajse të gjithë prefektët.
opinioni u njoh me vendimin e ministrit të Pushtetit Lokal për të shkarkuar pothuajse të gjithë prefektët. Duke lënë mënjanë gjërat që lidhen me dobësitë e punës së zyrtarëve të shkarkuar, stuhia e shpërthyer mbi prefektët mund të merret si sinjali i parë nga ana e qeverisë për të filluar një fushatë ndryshimesh në radhët e zyrtarëve të emëruar në strukturat e pushtetit lokal duke përfshirë deri dhe nivelet më të ulëta. Nëse kjo do të ndodhë, do të thotë se kemi të bëjmë me një ndryshim mentaliteti përsa i përket mënyrës së ndreqjes së të metave të qeverisjes. Në fakt, deri tani ka dominuar ideja se ndryshimet në qendër janë medikamenti më i mirë për të shmangur të keqen pa e vrarë shumë mendjen për rolin e rrjetit të minipushteteve që mbulon gjithë vendin. Nga ana tjetër jemi mësuar me akuza nga më të ndryshmet që formulohen vetëm në adresë të pushtetit qendror, duke filluar nga kryeministri e ministrat për të vazhduar me drejtorët e tjerë. Mirëpo, pak ose aspak flitet për “gjynahet” e zyrtarëve të emëruar që punojnë në bazë. Kur flitet për korrupsion, implikim në kontrabandë dhe aktivitete të tjera të paligjshme të pushtetarëve do të ishte gabim të mendohej se këto janë ekskluzivitet i pushtetarëve të lartë. Do të ishte e pamundur, p.sh., që një ministër të merrej me kontrabandë pa qenë i lidhur me dikë në bazë. Përveç faktorëve të tjerë, të paktën duke qenë disi më “në hije” përballë opinionit publik, zyrtarët e periferisë kanë hapësira më të mëdha për të mos i shpëtuar tundimit të antiligjit për të nxjerrë përfitime. Gjithsesi, duke qenë të emëruar në bazë kriteresh partiake, klanore apo dhe familjare, normalisht, kjo kategori zyrtarësh, ndërsa është e shtrënguar të “punojë” edhe për “shefat e mëdhenj”, nuk ndjen frikën se mund t’i përfshijë ndonjë valë spastrimi. Në fakt, nëse flitet për nepotizëm, efektet e tij janë të prekshme pikërisht në shkallët e ulëta të administratës shtetërore. Ndër të tjera, duke qenë se njerëzit janë shumë më tepër në kontakt me pushtetin lokal, është ky që shërben si pasqyrë e qeverisjes së një vendi. Spastrimin e strukturave të pushtetit lokal e imponon dhe një faktor tjetër. Tani, kur pritet që pushteti lokal të marrë më shumë kompetenca, është e qartë se këto do të keqpërdoren nga zyrtarë të paaftë apo të korruptuar. Por, nuk mund të injorohet lidhja e këtyre spastrimeve me përgatitjen e socialistëve për të përballuar me sukses zgjedhjet lokale të parashikuara për pranverën e ardhshme, pa harruar intrigat dhe surprizë të Nanos për të luajtur me kartën e zgjedhjeve të parakohshme.
Fest ’99 - serenata e lamtumirës
Faqe 23
Këngëtarja finlandeze duke kënduar mbrëmë, në natën e parë të festivalit
Foto P.llo
Këngëtarja finlandeze duke kënduar mbrëmë, në natën e parë të festivalit. Foto P.llo
Miratohen 27 projekte për Paktin
Koordinatori i Stabilitetit, Pashko tregon arritjet
I porsakthyer nga tryeza e dytë ekonomike për Paktin e Stabilitetit, e mbajtur pardje në Romë, koordinatori special, Gramoz Pashko tha se është shumë i lumtur që 27 nga projektet e paraqitura nga qeveria shqiptare janë marrë në konsideratë nga Banka Evropiane e Investimeve.
Në fakt, synimi kryesor i takimit të fundit në Romë ishte përgatitja e agjendës për dy tryezat e fundit ekonomike që do të mbahen e para më 10-12 shkurt në Shkup, kurse tjetra që do të jetë e fundit dhe do të ndajë financimet për vendet e rajonit, do të mbahet në mars.
faqe 3
Banditi vret veten për t’i shpëtuar policisë
- faqe 7 -
ZOTËRINJ TË KONSULLATËS ITALIANE
Mbeten edhe 4 ditë për të ndrequr fyrjërjen që i bëtë 62 turistëve shqiptarë.
Ironia juaj për të festuar në shkurt lindjen e Krishtit në kohën e lindjes së Budës dhe ardhjen e mileniumit në kohën e vitit të ri kinez, le të jetë ironia e fundit që një përfaqësues i një vendi si Italia i bën shqiptarëve.
ATHS