Shpërthen edhe një herë krimi. Vetëm dje, 6 të vrarë dhe 8 të plagosur
Shqipëria ka nevojë për një vit diktaturë kundër krimit
faqe 7,9-10
Greqi-Shqipëri, e shkuara dhe e ardhmja
Nga ENTON ABILEKAJ
Çështjet e territoreve, minoriteteve dhe emigrantëve ishin vetëm mbulesa komerciale e “paidhakëve” të nxehët që u shtruan në tavolinën greke për shqiptarët. Ndërsa Simitis shërbeu pjatën tradicionale, Meta mezi priste kryesorën, atë që nuk është gatuar në Greqi, por në Veri të Atlantikut. Për këtë arsye e kishte mbushur delegacionin me ministrin e Financave, atë të Ekonomisë dhe Privatizimit dhe me Koordinatorin e Paktit të Stabilitetit. Këtë radhë dukej se Meta kishte oferta të qarta, për vizionin e Ballkanit të vitit 2000. Oferta nuk shkruhej vetëm në prezencën e Pashkos të sapokthyer nga Italia, ku ka diskutuar për Paktin e Stabilitetit, por edhe në konstatimin e ftohtë të kryeministrit 30 vjeçar, se Greqia vjen menjëherë pas Italisë (që është e para) në marrëdhëniet tregtare të Shqipërisë. Ajo që u pa qartë edhe kur dy kryeministrat dolën para shtypit, ishte se konstatimi i mësipërm i Metës, nuk ishte nxitës, por nënkuptues. Homologu grek, i cili vazhdon të kërkojë lidershipin e Ballkanit në Paktin e Stabilitetit, nuk ndjehej shumë i kënaqur nga kjo situatë dhe s’mund të bënte veç të merrej me të shkuarën.
Nuk ishte e vështirë të zbulohej se Greqia kërkonte me insistim konsensusin e Shqipërisë për t’u shndërruar në shtetin-lider të Ballkanit të ardhshëm. Ka kohë që fqinjët jugorë kanë kërkuar të udhëheqin të paktën zhvillimin e Vorio Shqipërisë. E kanë nisur rrugën nga territoret e Vorio Epirit, nga shkollat greke dhe nga Himarë dhe nga pasurimi i pjesës së Jugut që kanë lakmuar gjyshërit e tyre. E vazhduan rrugën duke insistuar në histori dhe me Kosovën e shkëputjes nga Atlantiku i Veriut (NATO), në kohën e luftës në Kosovë.
Por nuk është rruga e zgjedhur kundërvajtja kryesore e Greqisë, sipas gjykimit të politikës shqiptare. Athina vazhdon të tregojë se nëse ajo (ose Selaniku) do të ishte kryeqytet i Ballkanit, kjo nuk do të thotë marrëdhënie të gjithanshme dhe siguri e partneritet pa paragjykime për shqiptarët. Sepse politika greke që përpiqet të demonstrojë superioritet, kontroll dhe mungesë kujdesi për Shqipërinë, nuk është e tillë në rastet e aleancave historike dhe fetare, kur është e gatshme të ndezë flakë në mes të Athinës dhe të harrojë interesat pragmatiste që e ndihmojnë më shumë se ëndrrat e bukura me librat e historisë poshtë jastëkut. Aq më tepër që tekste e librave, pas marrëveshjes së dyshimtë, nuk do të kenë më personazhe negative me kombësi shqiptare dhe personazhe pozitive me mbushje antishqiptare.
Ismet Haxhiaj: Edhe një herë për Azemin
Faqe 11
Azem Hajdari në ’96 i ndjekur nga policia me urdhër të Berishës
foto A. Babani
Përse Meta-Nicolas Burns u takuan pa praninë e gazetarëve?
Athinë, bisedime sekrete me ambasadorin amerikan në Greqi
Në vizitën e tij zyrtare në Greqi kryeministri shqiptar zhvilloi dhe një takim jozyrtar me ambasadorin e SHBA në Greqi, Nicolas Burns.
Nuk dihet përse takimi mes tyre u bë në një nga mjediset e hotelit ku qëndronte Meta dhe çfarë u bisedua, por kurreshtjes së gazetarëve kryeministri shqiptar iu përgjigj vetëm më një ngritje supesh, çka nënkuptojë se nuk mund të prononcohej për median. Paksa e habitshme të duket ky qëndrim i Metës në një kohë që ai është treguar gjithnjë i hapur me median. Ndofta ka diçka sekrete në bisedën e tyre, porse gjithsesi-kryeministri shqiptar duhej të jetë më i hapur me shtypin dhe jo vetëm kur i intereson qeverisë së tij të “Aleanca për Shtetin”. Megjithatë takimi i tyre sekret nuk mbeti i tillë, pasi disa gazetare grekë morën sinjalin nga punonjësit e hotelit se ambasadori amerikan ndodhej në një dhomë me Metën nën masa të forta sigurie.
Është mirë që zëdhënësja e kryeministrit Mesila Doda të jetë më transparente në përgjigjet e saj, edhe kur i bëhen pyetje direkte për takimin sekret Meta-Nicolas Burns, ish-zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA.