05/09/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

5 shtator 1999

Hakmarrje barbare policit në varr

I prish varrin sepse e kishte arrestuar para 7 vjetësh Kuçovë, dy 30-vjeçarë shkatërrojnë shtëpitë e të vdekurve në varrezën e fshatit faqe 11

Rend me aksion

Ditët e fundit janë karakterizuar nga disa aksione spektakolare të policisë ndër të cilët radhiten rrëzimi nën pranga e “kapos” së Vlorës, Zanët dhe disa krerë bandash të tjera, apo neutralizimin dhe parandalimin e ndonjë aksioni kriminal, siç ishte ai kundër pronarit të FRESH-it, dy ditë më parë. Natyrisht, suksese të tilla të policisë të gëzojnë në radhë të parë për faktin se tregojnë që policia shqiptare i ka të gjitha mundësitë për të dalë fituese në betejën e vështirë kundër krimit. Gjithashtu, aksionet e suksesshme të këtyre ditëve provojnë edhe një herë se kreu i rendit, zoti Poçi, në një shkallë të konsiderueshme, po u përmbahet angazhimeve të deklaruara ditën kur u vendos në krye të njërit nga dikasteret më delikatë, ku tre paraardhësit e tij, mund të thuhet se patën fatin e keq të provonin shijen e dështimit. Por ajo që tërheq vëmendjen është se ingranazhet e policisë u vunë në lëvizje pas një vale kritikash dhe vërejtjesh të ardhura nga drejtime të ndryshme, sidomos nga jashtë, siç ishte ato të lidhura me anulimin e vizitës së Hollbrukut në Tiranë. Në fakt, sa herë që policia dhe strukturat e rendit janë vënë nën rrebeshin e kritikave dikush ka lëvizur, por për t’iu rikthyer fatkeqësisht, pas një farë kohe rutinës së përhershme. Kështu ndodhi në prag të takimit të Sarajevës, kur kryeministri Majko në takime me krerët e Rendit kërkoi asgjësimin apo neutralizimin e bandave brenda një kohe relativisht të shkurtër. Nga një eksperiencë e tillë është lehtë të nxirret përfundimi se nënshtrimi i kriminelëve nuk mund të arrihet kurrë me fushata në periudha të caktuara. Është provuar se çdo pauzë e forcave të policisë, ço ulje e intensitetit në aksionet e saj sjell në mënyrë të menjëhershme gjallërimin e kriminalitetit dhe brenda një kohe të shkurtër gjithçka kthehet në pikën e nisjes. Konkretisht, kurter gjithçka e vetë policëve kanë ndodhur kryesisht në periudha të tilla të rënies së intensitetit të aktiviteteve të forcave të rendit. Përsa i përket kësaj, nuk mund të përjashtohet së ndikimi i vëllimeve abusrde të gjakatarëve që më dëshmon e llogaria deri dhe duke u përdorur linjën kriminale ashtu dhe ai i një kategorie politikanësh të lidhur me krimin duke damkëuar njerëzit e policisë të cilët e shohin vetëm të zhgënjyer duke parë të zhgënjyer cilët e shohin, sakrificat dhe mundi i tyre për kapjen e kot rezigjet, sakrificat dhe mundi i tyre për kapjen e kriminalëve. Sukseset e ditëve të fundit të forcave të policisë dhe eksperienca e mëparshme-mosndoshta do të shërbejnë që lufta kundër krimit të mos ketë intervale qetësie, por të vazhdojë me të njëjtin intensitet. Vetëm atëherë mund të shpresohet për ulje të treguesve të kriminalitetit në kufijtë e normalitetit.

Stelina, fund i lumtur i telenovelës së vuajtjeve

Faqe 24-25 Stelina, fund i lumtur i telenovelës së vuajtjeve

Pollo, njeriu i PD-së në Amerikë

Kandidati për kryetar i ftuar në Shtëpinë e Bardhë Jo vetëm në Europë, por edhe përtej Oqeanit, njeriu që ka marrë përsipër ta çojë PD-në në pushtet gëzon respektin dhe kureshtjen që e ka humbur prej kohësh Berisha. “Paç fat!” e uroi kongresmeni amerikan Eliot Engell, duke lënë të kuptohet “u bëfsh kryetar i PD-së”. Por jo vetëm kaq; ai e ftoi në SHBA që politikanit i së ardhmes së PD-së të njihet me administratën e Shtëpisë së Bardhë, para se të nisë rrugën e suksesshme drejt pushtetit. Berisha do të vazhdojë të mbetet i izoluar e pa miq në Shqipëri. faqe 2

Tmer në aeroportin e Rinasit: Vrasje për tokën

faqe 9