Nehati në fuçi me dorë të thyer
Kapoja i kryeqytetit njeh metodat e trajtimit të komisarit të Elbasanit. Policia rrugore i kishte dhënë leje-kalimi kundratabelë
Kapoja i kryeqytetit njeh metodat e trajtimit të komisarit të Elbasanit
Policia rrugore i kishte dhënë leje-kalimi kundratabelë
faqe 7
Evropa vendos: dënim për Ballkanin
Dje, nëpërmjet kryetarit të ri të Komisionit Evropian, Romano Prodi, ballkanikëve u erdhi një lajm i hidhur. Evropa nuk do t’i hapë dyert e saj për ta të paktën edhe pas 25 vjetësh.
Përveç faktorëve të tjerë si p.sh. ata ekonomikë, karakteristikë edhe për vendet e tjera ish-komuniste të Lindjes, ballkanasit vuajnë dhe pasojat e marrëdhënieve ndërmjet tyre, marrëdhënie këto jo dhe aq miqësore. Konkretisht, lidhur me këtë, kreu i Komisionit Evropian, për të cilin ministri ynë i Jashtëm është shprehur se “si mik i ynë nuk do na lërë jashtë Evropës u tregua kategorik duke thënë se “Banorët e Ballkanit duhet të rregullojnë më parë konfliktet me njëri tjetrin para se të kërkojnë të hyjnë në BE”. Përballë një perspektive të tillë ku Evropa është më shumë një mirazh se realitet i prekshëm, nëse gjërat do të zhvillohen si deri tani, hendeku Evropë-Ballkan do të thellohet më tej gjë që sipas logjikës do ta bënte më të largët anëtarësimin e vendeve ballkanike në Evropë. Përballë një realiteti të tillë politika e jashtme e këtyre vendeve, protagoniste të konflikteve të fundit në kontinent, duhet t’u nënshtrohet ndryshimeve rrënjësore. Kushtet e parashtruara nga BE, për ballkanasit që këtyre t’u hapen dyert e Evropës kërkojnë që ata, para se të trokasin në dyert e BE dhe institucioneve të tjera, pa humbur kohë të fillojnë procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre, në mënyrë që t’i hapet rrugë bashkëjetesës paqësore si dhe bashkëpunimit gjithnjë e më të ngushtë në të gjitha fushat. Dhe, zhvillimet pozitive në këtë drejtim do të largonin fantazmat e vjetra të nacionalizmave të cilat politikanët e jashtëm e karakter etnik si dhe të asaj klase sëmurë dhe asaj klase politikane që i ka përdorur si këto si “kalë beteje”. Prirje të tilla kërkojnë në politikën e jashtme të vendeve ballkanike marrëdhëniet me fqinjët të kthehen në prioritet kryesor duke qenë qoftë dhe përkohësisht në vend të dytë ato me vendet e tjera. Në këtë këndvështrim duhet parë tashmë dhe takimi i Kretës, i anatemuar nga qarqe të ndryshme si “akt tradhtie”. Për më tepër, duke pasur parasysh se Shqipëria, për arsye të njohura historike, ka qenë ndoshta vendi me më shumë probleme me fqinjët, duhet t’i prijë proceseve të mësipërme për të zhdëkur çdo paragjykim apo spekulllimeve të qarqeve antishqiptare. Nga ana tjetër, politikanët ballkanikë, pra dhe ata shqiptarë. Nga ana tjetër, politikanët ballkanikë, pra dhe ata shqiptarë. Nga ana tjetër, politikanët ballkanikë, pra dhe ata shqiptarë, duhet të kenë parasysh se kushdo që nuk ecën me ritmin e të tjerëve në proceset integruese rajonale që do të fillojnë shumë shpejt, kërcënohet nga braktisja përfundimtare e Perëndimit për të mbetur i izoluar. Gjithsesi, nëse ballkanasit do të “fuqia e barutit” të kthehet në një oaz paqeje e prosperiteti. Dhe atëherë do të jetë Evropa e interesuar ta ketë Ballkanin anëtar të familjes së saj.
Bajer-Lazio barazim shqiptarët të parët
Beratasi Kliton Bozgo, kapiteni i kampiones së Sllovenisë, Maribor, protagonist në ndeshjen e Kievt
REUTERS
Majko: Nano të rezistonte deri në vdekje
Kryeministri në Tropojë, Nano në Fier, ndizet fushata
14 shtatori, duket se do të jetë arma më e fortë e Majkos për fushatën në PS kundër Nanos.
Dje në Tropojë ai e fajësoi sërish paraardhësin e tij për largimin nga zyra. “Një burrë duhet të vdesë për të ruajtur dinjitetin e institucionit dhe dinjitetin e vozuesve”, deklaroi Majko, duke iu referuar mungesës së një akti të tillë nga Nano. Ndërkohë ish kryeministri, shpjegoi dje në Fier ngjarjen e një viti më parë për të marrë përsipër e social-isteve për gjithçka ka ndodhur që atëherë e deri dje. Petro Koçi u deklarua publikisht në mbështetje të kandidaturës së Nanos.
Faqe 2-3