Ambasadori i SHBA në Tiranë, Limprecht: “Mbështesim stabilitetin, jo individët”
Intervistë ekskluzive e ambasadorit amerikan rreth ngjarjeve të fundit politike në Shqipëri dhënë për gazetën “Koha Jonë”
Amerikanët, miqtë më të sigurtë të shqiptarëve, janë të vendosur për të ndihmuar Tiranën dhe Prishtinën
Joseph Limprecht foto L. FILOPATI
Amerikanët dhe politika shqiptare
Korifejtë e politikës shqiptare të viteve të fundit, shpesh herë kanë qenë flagrante në spekulimin e lojës me kartën e politikës amerikane ndaj Shqipërisë.
Në kuadër të etjes dhe luftës për të marrë ose mbajtur pushtetin, përmes versione dhe hipotezave kryesisht të paargumentuara, ata kanë luajtur me këtë kartë duke siguruar në ndonjë rast edhe sukses. Por banaliteti i kësaj lojë politike publike, bëhet edhe më i dukshëm kur qëndrimet e administratës amerikane priret të interpretohen si mbështetje për grupe e forca politike të caktuara, apo edhe individë të veçantë. Në zhargonin e politikës shqiptare shprehje të tilla si “ka mbështetjen e Amerikës” apo “nuk e duan amerikanët” hasen dendur deri në nivele të larta politike. Por realiteti, sidomos ky i ditëve të fundit, ka dëshmuar krejt të kundërtën. Uashingtoni zyrtar edhe në situatën e sotme politike po e përcakton këtë flagrancë. Përmes artikulimit të vëzhgimeve të vet diplomatike, ai përcakton me elegancë çdo preferencë individuale apo forcë politike. Politika e shtetit që dirigjon demokracinë si rend i ri i të përndriturit, veçanërisht në këtë periudhë post-“Luftë të Ftohtë”, ka synuar dhe synon materializimin e së vetmes devizë: mbështetjen e demokracisë. Në pamje të qeverisjes që mbështet, kjo do të thotë përkrahje definitive ndaj shtetit të së drejtës. Bombat e hedhura mbi Beograd gjatë luftës së Kosovës, në semantikën e tyre të parë ishin ndëshkim politik kundër regjimit të Millosheviçit. Ato ishin në një farë mënyre mbrojtja fizike prej Shtetit amerikan e së drejtës që kishte dhunuar regjimi diktatorial. Në këtë kontekst, kur referencën zë realitetin politik shqiptar, për luftë për politikë apo qëndrime amerikane nuk mund të neglizhohet parimi global i mbrojtjes së parimeve demokratike. Konstante e përhershme e politikës amerikane në Shqipëri, në periudha të ndryshme ka qenë pikërisht krijimi i një shteti ligjor. Tek kjo devizë, Uashingtoni si kryeqytet i një emancipimi të përbotshëm politik, sheh mundësinë e vetme për të siguruar stabilitetin në vendin me krizë të tejzgjatur. Konsulencë Konsulen-[?] për të siguruar stabilitetin e që në Tiranë në vetvete ka mbartur dhe që e vëzhguem diplomatikë a një në Tirana në vetvete ka mbartur dhe ... [?] ... pro herë të vështira, i cili ... [?] ... e nuk mundëshëm potente për zgjidhjen e problemeve të vështira, i cili ... [?] ... Shqiperinë dhe rajonin aktualisht. Por, nëse diskutohet për ... [?] ... apo përpjekje për të ndikuar në një kah apo tjetër, kjo ka qenë ... [?] ... dhe respekton e lojës brenda hapësirë ligjiale të politikave dhe forcave politike shqiptare. Natyrisht pa krijuar asnjë precedent e prekjes së vullnetarizmit politik dhe qytetar të shqiptarëve në votën e tyre të lirë. Kështu që SHBA mbetet një mik i madh i shqiptarëve, porse duke mos ndërhyrë në asnjë rast në politikën e brendshme të shtetit. Ata duke qenë kampionë të demokracisë kërkojnë që edhe Shqipëria të zhvillojë rregullat e demokracisë së vërtetë, ndonëse disa herë politika shqiptare i ka zhgënjyer.