09/01/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

9 janar 2000

Kryeministri kërçen “Karaguna” në Dropull

Dje Meta pritet me ngrohtësi nga minoriteti grek, ndërsa sot troket në portin e Sarandës Nga Veriu i Shqipërisë kreu i Ekzekutivit zbret buzë kufirit grek faqe 3

Foli edhe Presidenti

FERDINAND XHAFERRI Dy ditë më parë, në pozimin e parë për Median, për shekullin e ri, Presidenti i Republikës, i pyetur për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, recitoi para kamerave shprehjen standarte “Lexoni Kushtetutën”. Dy fjalësh i vetëm i përsëritur disa herë nga kreu i shtetit dhe shumë shprehje të shkuara analoge me të, kur dëgjohen nga ndonjë personalitet i huaj që viziton në të rrallë Shqipërinë, patjetër që të përcjell një ndjenjë krenarie për vlerësimin që ata kanë për t’u shprehur sadopak në gjuhën tonë. Por kur Presidenti i vendit tënd sillet në mënyrë të tillë, kjo nuk mund të klasifikohet as si qesharake dhe as si e trishtueshme. Thelbi i problemit ka të bëjë me një reaksion të natyrshëm zinxhir të të gjithë përfaqësuesve të spektrit politik, që varion nga qendra deri në të djathtë, për përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që ka deklaruar z. Meidani. Duke fshirë logjikën e kompromisit, e cila kishte hapësirë të mjaftueshme për t’u konkretizuar, Presidenti i Republikës shpallet palë me koalicionin e majtë, për t’u bashkuar nën sloganin “Demokraci për të gjithë, votat i numërojmë ne”. Cinizmi ka të bëjë me faktin se pa asnjë argument dhe shumë ftohtë e me mospërfillje, Presidenti ka zgjedhur të pozicionohet përballë një shembulli opozitar, vetëm me ftesën mekanike “Lexoni Kushtetutën”. Çështja shtrohet se a ka të drejtë morale z. Meidani për të adresuar një ftesë të tillë? Nga ato që ka thënë dhe bërë deri më tani, duket se z. President ka lexuar apo kuptuar vetëm rrjeshtin e kushtetutës që thotë se z. Meidani nuk ka përgjegjësi për ato që thotë dhe bën gjatë ushtrimit të mandatit të tij. Kjo logjikë është e pakundërshtueshme pasi nëse Presidenti do të kishte lexuar ndonjë rrjesht më shumë, patjetër që do të mbante parasysh se një nen i Kushtetutës e ngarkon edhe me përgjegjësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Duke marrë në konsideratë gjendjen në të cilën ndodhet drejtësia si e specializuar vetëm për të liruar kriminelë si edhe faktin që z. Meidani ndodhet në krye të piramidës së drejtësisë dyfish, edhe me kushtetutë edhe familjarisht, patjetër që z. Meidani nuk ka moral që të ftojë të tjerët për të lexuar kushtetutën. Gjithashtu qëndrimi i Presidentit është jo në përputhje me Kushtetutën, sepse një nen i saj përcakton qartë se ai duhet të përfaqësojë edhe unitetin e mbarë popullit. Duke na u paraqitur me këtë lloj qëndrimi përkundrejt ankesës masive të opozitës, ai duhet të arrijë që të paktën të kuptojë se me këtë sjellje nuk po bën asgjë më shumë, veçse po shpërfill kushtetutën. Gjithkush duhet të mbajë parasysh, aq më shumë kreu i shtetit, se deklarimet e një karakteri të tillë, krijojnë artificialisht tendencën për të tensionuar situatën. Aktualisht të gjitha prodhimet e 29 qershorit, të pranueshme momentalisht, përfshi edhe z. Meidani, duhet të binden përfundimisht që opozita nuk mund dhe nuk duhet të vallëzojë sipas muzikës së kompozuar nga pushteti. Kompromisi brenda kushtetutës aktuale duhet të rikonkretizojë formësinë e KQZ-së. Kjo është rruga e vetme, për kushtet aktuale, që asnjë palë të mos ndihet e cenuar në elementin më të çmuar të vlerësimit të demokracisë, votën e lirë.

Gjenerali Klark: Ushtria serbe nuk do të shkelë më në Kosovë

Faqe 5

Gripi merr dy vetë në Gramsh

Një fëmijë dhe një i moshuar humbin jetën Ende pa mbushur 6 vjeç ka humbur jetën për shkak të gripit të rëndë. Dje në Gramsh fëmija pati si bashkudhëtar një 62-vjeçar. Sëmundja po shpërndahet në të gjithë Shqipërinë dhe po shkakton viktima gjithandej. Në rrethin malor të Shqipërisë së Mesme është përhapur lajmi i dy viktimave bashkë me frikën për të tjerët. Gjashtë të sëmurë rëndë vazhdojnë të luftojnë me virusin e gripit, që këtë herë është vdekjeprurës. Edhe në Gramsh si shkaktar i sjelljes së sëmundjes, është konsideruar nga mjekët, të ketë qenë ardhja e refugjatëve. faqe 10

Korridori Tetë, italianët kërkojnë shumë

faqe 19

Meidani: Nuk i ndryshoj kushtet e zgjedhjeve

faqe 4