Kryeministri, rrufe mbi ministrat e korruptuar
Mbledhje e papritur e Kryesisë së PS. Dizdari: Meta kërkoi shkarkimin e ministrave Zef Preçi dhe Prec Zogaj
Kryeministri, rrufe mbi ministrat e korruptuar
Kontroll urgjent edhe tek Ministria e Financave dhe Komiteti i Turizmit
faqe 3
Taksa për shtetin apo për xhepin
GAVROSH LEVONJA Gjatë këtyre ditëve të fundit, në takimet e tij në qytete të ndryshme të vendit, lideri i opozitës, Berisha po denoncon atë që ai e ka pagëzuar si “diktaturë e taksave”. Për të qenë realistë, gjatë këtyre dy viteve të fundit vëllimi i taksave ... që shqiptarët i paguajnë shtetit vazhdon të përjetojë një rritje progresive. Mirëpo, kjo rritje taksash, në fund të fundit, rëndon mbi xhepat e të gjithë shqiptarëve, duke pakësuar vazhdimisht të ardhurat e tyre reale. Nuk duhet harruar dhe ajo që rritja e detyrimeve që të gjithë qytetarët i paguajnë shtetit është shumë herë më tepër se rritja e pagave të tyre. Nga ana tjetër, rritja e taksave detyrimisht i shton mundësitë për afiksimin e shumë bizneseve që nuk mund të përballojnë garën me këtë rritje taksash. Por, kjo rritje e taksave, duke cenuar edhe operatorët e huaj ekonomikë, e ka bërë Shqipërinë një vend të papërshtatshëm për aktivitetet e tyre. Kështu, veç faktorëve të tjerë, ku në radhë të parë qëndron mungesa e sigurisë, moratoriumi me rritjen e taksave janë një motiv më shumë që ka nxitur eksodin e investitorëve të huaj. Si pasojë e këtyre dhe efekteve të tjera të shtimit të taksave, rritja e pakënaqësisë së shtresave të ndryshme të popullsisë shkaktuar nga ulja e nivelit të të ardhurave është diçka krejt e natyrshme. Në fund të fundit, çdo qeveri vlerësohet më së shumti nga ana e elektoratit, mbi të gjitha me mënyrën me të cilën ajo ndikon në nivelin e të ardhurave të popullsisë. Dhe, duke pasur parasysh diçka të tillë, do të ishte miopi nga ana e opozitës po të mos shfrytëzonte rritjen e taksave dhe ndikimin negativ të saj në jetën e përditshme të njerëzve. Duke pasur parasysh përmasat e epidemisë së korrupsionit, për çdo qeveri para se t’i drejtohej rritjes së taksave si mjet për të mbushur arkën e shtetit, më mirë do të ishte të lante hesapet me korrupsionin, protagonistë të të cilit janë një pjesë e mirë e vetë zyrtarëve duke përfshirë edhe ata më të lartë. Mbi të gjitha me një korrupsion në përmasa të tilla, shqetësuese edhe për bashkësinë ndërkombëtare, sigurisht nuk mund të gjykohet as mbi efektet e politikave fiskale. Kjo, sepse, të paktën, një pjesë e mirë e të ardhurave të destinuara të hyjnë në buxhetin e shtetit, devijohen për në xhepat e pushtetarëve dhe një pjesë të punonjësve të administratës. E keqja tjetër është se gjatë këtyre viteve pushtetit i mungon krejtësisht transparenca e nevojshme. Faktikisht, shqiptarët, ndonëse në një formë ose tjetër ia paguajnë shtetit haracin në formë taksash, nuk kanë as më të voglën dijeni se çfarë bën shteti me paratë e tyre. Dhe, në prani të korrupsionit të kudondodhur kushdo ka të drejtë të dyshojë se një pjesë e asaj që paguhet në formë taksash, shërben për të pasuruar individë të ndryshëm në pushtet.
A është një nga kreditorët e shumë të “2K”-së nënshkruesi i mëposhtëm?
Akt marrëveshje
E lidhur sot me dt. 26.09.98 ... ndërmjet z. Koco Kokedhima përfaqësuar me prokure ... [pjesa tjetër e dokumentit është e palexueshme/prerë në fund të imazhit]
Akt Marrëveshje
E lidhur sot më 26.2.97 ndërmjet firmës “2K”, midis z. Koco Kokedhima përfaqësuar me prokurë të rregullt nga z. Vjollca [?] dhe z. Sadete Doçi, nga njëra anë dhe z. Sadete Doçi, lindur në ...; lidhur në ...
— Neni nr. 1 —
Z. Sadete Doçi ... ka në pronësinë e tij të ligjshme një sasi prej 800.000 [?] ... letra me vlerë (letër me vlerë). Këtë sasi bonos[?] privatizimi ... z. Sadete Doçi ia kalon me vullnetin e tij të lirë në zotërim të firmës “2K” Kokedhima me qëllim investimin e tyre në atë ndërmarrje ku Z. Koco Kokedhima do të investojë shumën e tij.
— Neni nr. 2 —
Në këmbim të bonos së privatizimit ose letrave me vlerë Z. Koco Kokedhima detyrohet t’i japë z. Sadete Doçi aksione nga ndërmarrjet që do të privatizohen pas datës 1 janar 1997 e në vazhdim.
— Neni nr. 3 —
Numuri i aksioneve që Z. Koco Kokedhima detyrohet që t’i japë z. Sadete Doçi është 70% e sasisë së aksioneve që do të zotërohen nga sasia e letrave me vlerë ose bono së privatizimit të qytetarit të përdorura për blerjen e aksioneve në ndërmarrjen në fjalë.
— Neni nr. 4 —
Ndërmarrjen në të cilën do të investohen këto letra me vlerë dhe bono privatizimi është e ... dhe votimi e Z. Koco Kokedhima ... do të vendosë dhe z. Sadete Doçi nuk ka asnjë të drejtë të ... te kjo ndërmarrje.
— Neni nr. 5 —
Shkalla e suksesit në blerjen e një ndërmarrjeje (për pasojë edhe numri i aksioneve që arrihet të zotërohet prej blerjes) nuk jep të drejtë ankimi z. Sadete Doçi.
— Neni nr. 6 —
Kalimi i aksioneve nga Z. Koco Kokedhima për llogari të z. Sadete Doçi do të bëhet menjëherë pasi të jetë bërë regjistrimi i ndërmarrjes së privatizuar.
— Neni nr. 7 —
Kjo aktmarrëveshje mbahet në tre kopje të njëjta me vlerë juridike të barabartë dhe për asnjë arsye nuk quhet e prishur në mënyrë të njëanshme pa pëlqimin e të dyja palëve.
— Kontraktuesit —
Shitësi
(Sadete Doçi)
Blerësi
Z. Koco Kokedhima
Përfaqësuar me prokurë nga
z. Vjollca [?]
2K
FIER
Kjo është faksimile e Akt-Marrëveshjes së lidhur më 26 shkurt 1997 në Durrës mes firmës “2K” të z. Kokedhima dhe Sadete Doçi për shitjen e letrave me vlerë. Kjo është një nga Akt-Marrëveshjet e shumta që kreditorët shqiptar i kanë dhënë kësaj firme private.