12/01/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

12 janar 2000

Meta do të shkarkojë edhe katër ministra

Në kuadrin e luftës së pakompromis ndaj korrupsionit, paaftësisë dhe mediokritetit, kryeministri aktual po bëhet gati për spastrime të tjera në kabinetin e tij qeveritar, në mënyrë që t'i përmbahet betimit para Kushtetutës . Meta do të shkarkojë edhe katër ministra. PAD drejt largimit nga koalicioni qeveritar. Ceka dhe Zogaj kundër Metës, ndërsa Pashko, Teta, Jaku pro dorës së fortë të kryeministrit. faqe 3

Kryeqyteti i lodhur nga vrasjet

Tirana mund të thuhet pa frikë se po ia kalon edhe qyteteve më të përmendura si qendra të krimit. Masakra e djeshme në një nga rrugët e kryeqytetit ishte edhe një rast tjetër për të treguar se policia e kryeqytetit është dërrëzuar përballë krimit. Vrasjet në mes të ditës, tashmë janë një rutinë që shqetëson ditët në Tiranë. Në kohën që armët e kriminelëve vjellin breshëri plumbash mbi viktimat e radhës, policia duket sikur nuk ekziston. Kështu, kryeqytetasit përveç skenarëve të zakonshëm makabër të vrasjeve, kanë mësuar përmendësh edhe pjesën e policisë në këto skenare, e cila fillon që me ardhjen me vonesë në vendin e krimit deri tek deklarata “autorët e krimit u larguan në drejtim të paditur”. Gjithashtu edhe premtimet e drejtuesve lokalë të policisë se “vrasësit ikën identifikuar”, apo “autorët së shpejti do të kapen” etj, nuk janë të besueshme, kur vrasësit kanë hapësira gjithnjë e më të mëdha. Konkretisht, edhe në vendin rast kur policia ka identifikuar autorin e krimit është treguar e paaftë për ta vënë atë nën pranga. Një situatë e tillë shqetësuese, ka shtuar ndjeshëm pasigurinë dhe vlerësimin dikurshëm se “shteti ndjehet vetëm në Tiranë” i përket tërësisht një të kaluare që duket si e pakthyeshme përballë ngjarjeve të përsëritura si ajo e djeshmja. Drejtuesit e policisë, gjatë këtyre dy viteve kanë gjetur si mënyrë të vetme ndryshimet në hallka të ndryshme të strukturave të rendit, mirëpo duket se akoma nuk e kanë kuptuar që vetëm kjo është e pamjaftueshme. Madje në një farë mënyre ndryshimet e shpeshta dhe dëshira pas krime, kanë pasur efekt të kundërt. Po ashtu efektiviteti i punës së policisë nuk mund të rritet as me ultimatum. Përveç ndonjë ndryshimi strukturor, ajo që mund të sjellë kthesën tepër të dëshëruar në punën e policisë së Tiranës është ndryshimi i metodës së punës, në radhë të parë mentalitetit, por edhe rritja e pagës së tyre të vogël. Krahas dhënies së një rëndësie të madhe punës informative, nga një gjendje e tillë cilët vetëm nëse policia zbaton parimin e “dorës së fortë” duke mos u merc akosur fort për t’i përmbajtur respektimit të të drejtave të njeriut, në një kohë që kriminelët u mohojnë viktimave të pafajshme të drejtën për të jetuar. Gjatë vitit të kaluar, sipas njoftimeve zyrtare janë vrarë gati 100 policë, por vështirë se policia të ketë asgjësuar më shumë kriminelë. Mjafton vetëm ky fakt për t’i nxitur drejtuesit e policisë që t’i kuhemon metoda të ashpra. Nëse nuk do të ndiqet një rrugë e tillë, Tirana dhe gjithë Shqipëria do të sundohet nga bota e krimit.

Kryeministri i Kosovës dje tek Meidani

Kryeministri i Kosovës dje tek Meidani

Ministri ka falsifikuar licensën e “KASTPETROL”

Prononcohet zv.ministri i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit z.Viktor Doda në lidhje me akuzën e bërë nga qeveria ndaj ish-ministrit Zef Preçi . Ministri ka falsifikuar licensën e “KASTPETROL”. Si është e vërteta e shkresës tuaj për një licensë të pajetë që i është dhënë firmës “Kastpetrol” nga ish-ministri Zef Preçi? Me përgjigjësi ligjore deklaroj se shënimi i vënë nga ana ime si zv.ministër në shkresën e sjellë nga Drejtoria Juridike e Ministrisë për dosjen e subjektit “KASTPETROL” më datë 23 nëntor 1999 ka patur të vetmin qëllim për të zgjidhur problemin në rrugë ligjore. Deklaroj publikisht dhe nën përgjegjësinë time ligjore se nuk kam patur asnjë dijeni për licensën e këtij subjekti privat dhe në dosjen e tij nuk ka patur licensë të firmosur nga ministri Zef Preçi në ditën kur unë kam bërë shënimin përkatës, pra më datë 23 nëntor 1999, ndonëse më vonë kontrolli i kryeministrisë zbuloi se më datë 22 nëntor 1999 ishte dhënë licensë jashtë çdo kriteri ligjor nga ministri. Pra e ripërsëris: Më datë 23 nëntor në dosjen e firmës private nuk ka patur licensë, ndërsa tani rezulton se janë manipuluar dokumentat, pra është bërë sikur më datë 22 nëntor 1999 firma kishte përfituar licensë. Prokuroria fillon hetimet ndaj ish-ministrit të shkarkuar nga Meta Dje kryeministri Meta i ka kërkuar në fillim Presidentit të Republikës z.Meidani shkarkimin e ministrit dhe më pas edhe Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës z.Rakipi, hetime ndaj shkëlqevë të ligjit nga ish-ministri shkarkuar i kabinetit të tij, Zef Preçi. Sipas burimeve nga prokuroria dosja e plotë e shkëlqeve të ministrit ka mbërritur në duart e një grupi prokurorësh, të cilët po hetojnë nëse ministri duhet arrestuar apo hetimet mund të vazhdojnë në gjendje të lirë. Ky është rasti i parë që një kryeministër kërkon ndëshkim penal ndaj një ministri të tij, ndonëse për këtë dhe dy ministra të kabinetit të nënshtrihen hetimeve të shpëneta nga kabineti Meta dhe më pas nga prokuroria e Tiranës. Emrat e dy ministrave të tjerë, Kryeministria i mban sekret.