Harta vorioepirote për Gjeografinë e Shqipërisë
Shpërndahen nga Vlora në të gjithë Jugun
Skrapar, Prefektura kundër Bashkisë për hartat greke në shkollat tetëvjeçare
faqe 11
Përtej fjalëve
NGA GAVROSH LEVONJA
Një statut modern, sipas modeleve të partive të Perëndimit, dhe një zbatim rigoroz i tij ishin “kali i betejës”, me të cilin Nano u rikthye në krye të partisë pak muaj më parë. Me këtë duket qartë se lideri socialiste kishte kuptuar se betejat elektorale në të ardhmen mund të fitoheshin vetëm me një formacion politik të disiplinuar. Njëkohësisht në kuadër të kësaj, kreu i PS-së, duke pasur parasysh dhe shkallën e sensibilizimit të elektoratit ndaj korrupsionit në atë kohë doli dhe me tezën e “luftës kundër korrupsionit brenda strukturave të partisë”. Mirëpo, gjatë periudhës së deritanishme në krye të partisë, veprimtaria e Nanos, më shumë se forcimi i disiplinës në parti, apo drejtimi i armëve kundër korrupsionit, u fokusua në disa takime në bazë apo në pjesëmarrjen në aktivitete të partive homologe duke përfshirë dhe një parti të parëndësishme të Malit të Zi. Përballë këtij realiteti, në opinion po përforcohej bindja e kahershme se “Nano është politikani i fjalëve të bukura të pakthyera në vepra”. Më së shumti, kjo ra në sy pak muaj më parë kur lideri socialist në përpjekje për të respektuar statutin, nuk këmbënguli në kërkesën ndaj disa prej figurave të partisë për të mos mbajtur dy funksione. Ndërsa, përsa i përket korrupsionit, pas gjithë këtyre muajve, Nano e ngriti zërin vetëm në mbledhjen e KPD të zhvilluar në Korçë. E keqja tjetër, lidhur me këtë heshtje disa mujore ka të bëjë edhe me fushatën propagandistike “antikorrupsion” që po zhvillon lideri i opozitës Berisha në mitingjet e tij në të gjithë Shqipërinë. Nuk janë të pakta qarqet që heshtjes së Nanos në këtë aspekt, i japin ngjyrat e një pakti midis të korruptuarish për t’u mbrojtur nga gjuha e akuzave të Berishës. Madje, kjo hipotezë, bëhet edhe më e besueshme, po të kihen parasysh kundërshtimet që i u bënë atij në Korçë nga disa prej emrave të njohur të PS-së. Nëse do të mbështesim eksperiencën e deritanishme, pritet që Nano, të heqë dorë, qoftë dhe përkohësisht nga ideja për t’i vënë me shpatulla pas muri të korruptuarit dhe shekëlësit e tjerë të ligjeve e statutit partiak. Por, tani që lideri i PS-së, i “ka hedhur zaret”, po të ndodhte kështu, kjo do të ishte një tjetër vetëvrasje që do të ndodhte kështu, kjo do të ishte një tjetër vetëvrasje që do të shënonte fundin e tij politik. Jo vetëm kjo, po çdo hezitim, që ka të bëjë me zbatimin rigoroz të statutit duhet ta shtyjë atë drejt dorëheqjes së pashmangshme. Rrjedhimisht, Nano është i shtrënguar për ta vazhduar sfidën kundër të korruptuarve në qeveri apo dhe në strukturat e PS-së. Hapi i dytë i tyre në qeveri apo dhe në strukturat e PS-së, Hapi i dytë në këtë drejtim do të ishte vënia e gjithë mbi “mëkatarët”, cilët do qofshin këta. Në këtë mënyrë do të ndikohë pozitivisht dhe mbi kryeministrin Meta, që duke u çliruar nga iluzionet, ta orientojë timonin e vetë korrupsionit që rrezikon t’i shtrijë metastazat në gjithë kabinetin e tij. Së fundi, me këtë, do të minimizoheshin efektet e fushatës së tanishme Berishës, epigona e të cilës është korrupsioni qeveritar.
Divorci i Shën Valentinit, Prifti mallkon koalicionin
faqe 3
Tryeza e fundit e koalicionit
Politika që varros prodhimin vendas
Mallrat pa doganë shkatërrojnë prodhuesit
Nuk kanë duruar më, por i janë drejtuar kryeministrit, prodhuesit kuksianë të patateve, të cilët po falimentojnë për shkak të mungesës së shtetit. Falimentojnë shqiptarët, sepse të huajt e fusin mallin në Shqipëri pa doganë dhe si rrjedhim, më të lirë se ai që prodhohet me mund e në kushte të vështira në Shqipëri. Ankohen prodhuesit e patateve, të cilët nuk janë të vetmit që u vuajnë politikën kundër prodhimit vendas. Kjo politikë është përhapur në të gjitha prodhimet bujqësore, sepse Shteti që nuk jep kredi, as nuk e mbron prodhimin vendas, që megjithëse më i shtrenjtë, mbetet më i freskët së i importuari. Përveç kësaj edhe paratë që shpenzojnë shqiptarët për ushqimin e përditshëm përfundojnë në xhepat e fqinjëve, ndërsa varfëria shtohet.
faqe 8