19/02/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

19 shkurt 2000

Mitrovica-panik në Perëndim

Situata në rajonin e Ballkanit mund të rindizet nga pushteti i Millosheviçit SHBA mbetet aleati më strategjik i shqiptarëve. Sot në Tiranë-Ollbrajt, sekretarja amerikane e Shtetit faqe 5

Ollbrajt-engjëlli ynë i hekurt

NGA MARTIN LEKA Kur para nëntë vitesh do të kaplonte Atlantikun për në “vendin e shqiponjave”, Sekretari Amerikan i Shtetit, Be-

Vynë i hekurt

Kur para nëntë vitesh do të kaplonte Atlantikun për në vendin e shqiponjave Vynë i Shtetit, Bejker, rrallëherë rrugët dhe sheshet e Tiranës e kishin përjetuar një situatë të tillë, gati-gati spontane entuziazmi, derideri në veprime “inkoshiente” të puthjes së rrotave të makinës ku kishte hipur udhëtari i largët. Axhenda e Bejkerit ishte thuajse e njëjtë me atë të sotmen të pasardhëses së tij, Madlen Ollbrajt. Kohët, njerëzit, politikat, politikanët; të gjithë kanë ndryshuar. Ça për mirë e ça për të kundërtën. President nuk është më Ramiz Alia, në tribunë nuk do të ngjitet më, Kryetari i Komitetit Drejtues të Partisë Demokratike Sali Berisha... Nuk do të ketë më edhe aq shumë njerëz në rrugë e sheshe, sepse edhe njerëzit kanë ndryshuar, ndoshta edhe rrugët e sheshet. Kanë ndryshuar ose në këtë rast ia vlen të thuhet: janë shtuar edhe mediat. Por me siguri, kanë “ndryshuar” edhe Sekretarët Amerikanë të Shtetit. Para nëntë vitesh, paraardhësi i Ollbrajt-it, në përshëndetjen të çarjes së “perdes së hekurt” të izolimit dhe të celebrimit të demokracisë, tha se ne ishim të lirë të themi atë që dëshirojmë; se ne ishim të lirë të pohojmë atë që dëshirojmë; se ne ishim të lirë t’i zgjedhim udhëheqësit tanë; se ne ishim të lirë të ushtrojmë besimin tonë! Në fakt, gjatë këtyre nëntë viteve që pasojnë vizitën e zonjës së nderuar amerikane, ne shqiptarët i kemi realizuar këto liri (përjashto “ndonjë” rast, kur nuk kemi qenë të lirë t’i zgjedhim udhëheqësit tanë, për arsye se vetë udhëheqësit tanë që vetë i zgjodhëm, na vodhën votat). Me siguri zonja Ollbrajt sot nuk do të përsërisë të njëjtin fjalor. Jo thjesht sepse politika amerikane ka qenë aktive e pranishme në Shqipëri gjatë kohës që ndan dy vizitat, Bejker-Ollbrajt, por po kaq thjesht sa politika shqiptare ka qenë në gjendje të vetëidentifikohet brenda dhe jashtë kufijve në ato veprime jodemokratike, që për efekt diplomacie, nuk i tha Bejkeri para nëntë vjetësh. Për të mos filozofuar kot, përveç atyre që tha Bejkeri dhe që i përmendëm më lart, ne shqiptarët, të prirë nga politika, kemi bërë edhe shumë keq, nuk e shqiptuar, të prirë nga politika, kemi bërë edhe shumë keq, të shqiptuar që duhaj të na e thoshte vetë prapë, ne kemi qenë të lirë? Ne, në shumë raste, duke abuzuar me demokracinë e lirinë tonë, kemi shkelur ligjin, kemi prishur parqe, kemi prerë pyje, kemi bërë kioska, kemi hapur parqe, kemi vrarë njëri-tjetrin. Në në shumën raste e depe armësh, kemi vrarë njëri-tjetrin. Në në shumën raste e kemi keqpërdorur lirinë tonë, duke e kthyer atë në “zgjidhje”. Sot, “Engjëlli mbrojtës i shqiptarëve” Ollbrajt, me siguri nuk do të predikojë termat e “lirisë së shfrenuar”. Ajo uri nuk do të tërheqë shqiptarëve: “NUK JENI TË LIRË ME SIGURI DU T’U THOTË SHQIPTARËVE: “NUK JENI TË LIRË TE BENI Ç'TE DONI”. Mes “Engjëllit mbrojtës” dhe “Zonjës së hekurt”, shqiptarëve u vlon më shumë e dyta. Për jesh së hekurit, shqiptarëve “Engjëllin mbrojtës” Ollbrajt, që hir të mirëqenies për “Engjëllin mbrojtës” Ollbrajt, që prek sot tokën shqiptare.

Berisha: Nesër Sheshi është i imi

Sot kryeqytetasit e mbushin bulevardin për Ollbrajt-in, ndërsa nesër demokratët do ta pushtojnë atë për miting Nesër lideri demokrat ka lajmëruar një miting tepër të madh ku do të marrin pjesë mbi 40 mijë vetë për të festuar ditën e rrëzimit të simbolit të diktaturës komuniste si dhe për t’i treguar qeverisë se PD-ja po vjen në pushtet së shpejti. Ndërsa nga ministria e Rendit edhe dje ka patur heshtje për ndalimin e këtij mitingu të Berishës, ndonëse para disa ditësh ata janë shprehur se “Berisha nuk do të guxojë të hyjë në Sheshin ‘Skënderbej’”. Dje lideri demokrat ka deklaruar se “Të dielën Sheshi është i imi. Në qoftëse Nano e Meta duan të na ndalin, të mendohen mirë për pasojat që mund të vijnë. PD-ja do ta mbushë Sheshin”. Megjithëse sot masat janë marrë nga policia për ardhjen e Ollbrajt-it, Sekretares të Shtetit Amerikan, përsëri mendohet se të gjitha forcat policore do të qëndrojnë vetëm vëzhguese të mitingut të Berishës, ditën e dielë në mesditë”. Gjithashtu mësohet se Kryeministri Meta nuk është prononcuar për mitingun e paligjshëm të Berishës, duke lënë të nënkuptohet se edhe mund të ndalojë me forcën e policisë së Poçit. Si për koïcidencë edhe PS-ja do të organizojë një miting në QNK dhe në Pallatin e Kongreseve për 20 shkurtin, duke e injoruar mitingun e PD-së në Sheshin “Skënderbej”; ndonëse, sipas Berishës, ata do ta rrethojë, në mënyrë demokratike, mitingun e socialistëve.

Ish-ministri i Privatizimit:

Privatizimit: E vërteta e telefonave

faqe 12-13