22/02/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

22 shkurt 2000

Dyndje e të huajve në Tiranë për Mitrovicën

Pas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Robertson, Sekretares të Shtetit të SHBA, Ollbrajt, mbërriti dje në Tiranë Komandanti Suprem i NATO-s për Europën, Uesli Klark Dyvende e të huajve në Tiranë për Mitrovicën Situata në Ballkan po precipiton rrezikshëm nga forcat serbe në Mitrovicë si dhe nga ndezja e konfliktit në Malin e Zi faqe 3

Formula e vështirë e konsensusit

Nga Gavrosh Levonja Këmbëngulja e përfaqësuesit të OSBE-së, zotit Ahrens, i mbështetur dhe nga deklaratat e zonjës Ollbrajt për domosdoshmërinë e një konsensusi lidhur me procesin zgjedhor, i ka ulur përfaqësuesit e krahëve të kundërta të politikës shqiptare në një tryezë, duke ua vështirësuar kështu rrugën e gjatë dhe të vështirë të gjetjes së formulës së konsensusit. Por, një gjë e tillë imponohej në radhë të parë nga vetë rëndësia që ka procesi zgjedhor për momentin që po përjeton Shqipëria. Në radhë të parë, forcat politike shqiptare vijnë nga dy procese zgjedhore të kontestuara nga pala që ka humbur. Ndërsa zgjedhjet e majit të 96-ës mbartnin mbi pesë hën e rëndë të manipulimeve skandaloze, për të cilat flisnin me qartësi të veçantë të huajt e papranueshme për logjikën politike, nuk mund të flitej për zgjedhje të lira një vit më vonë, kur ato shiheshin më shumë si një “zgjidhje” për të tejkaluar krizën pas kaosit, që e kishte përfshirë vendin tre vjet më parë. E keqja më e madhe lidhjej me faktin se pala e mundur, duke mos e pranuar humbjen, nuk i njihte dhe institucionet e krijuara në bazë të rezultateve të këtyre zgjedhjeve. Si pasojë, kthimi i vendit në binarët e normalitetit vështirësohej së tepërmi, për të mos shkuar më larg. Kështu, fjala vjen, që nga maji i vitit 1996, përjashto disa periudha, vendi ka patur një parlament të çalë, në mungesë të njërës prej forcave politike kryesore. Duke patur parasysh një eksperiencë të tillë deziluzionuese, klasës politike i imponohet imperativa e zhvillimit të një procesi zgjedhor shembullor, që të mos lërë asnjë shteg për ankesa e pakënaqësi. Në të kundërt gjithçka, përsa i përket zgjedhjeve do të komprometohej rëndë, duke i shndërruar këto të fundit vetëm në një formalitet të panevojshëm. Më e pakta, pala që do të rezultonte e mundur, do të kontestonte rezultatin e zgjedhjeve dhe rrjedhimisht nuk do të njohë legjitimitetin e institucioneve të krijuara prej tyre. Kështu do të ballafaqoheshim përsëri me praktikat destruktive të bojkotit, të cilat gjenerojnë tensione dhe konflikte. Pra, zgjedhjet e ardhshme lokale duke shënuar diversitetin përfundimtar me praktika politike të tilla, do të shërbenin si hap i parë për ndërtimin e institucioneve legale e të pakontestueshme. Në këtë mënyrë, takimi i zhvilluar dje në selinë e OSBE-së në Tiranë, pavarësisht nga rezultatet modeste, mund të konsiderohet si prologu i futjes së vendit në rrugën e normalitetit të gjithanshëm.

Mitrovica-serbët me armë, shqiptarët me flamuj

Faqe 16-17 Ushtarë anglezë të KFOR-it duke u përleshur me 25 mijë shqiptarët që donin ta kalonin urën e Mitrovicës

Ruci rrëfehet: Nga Shkodra tek ft ohja me Nanon

Ruci rrëfehet: Nga Shkodra tek ftohja me Nanon faqe 4-5

Formula e vështirë

Njoftim

Njoftohen të gjithë organet e masmedias se nesër në ora 10⁰⁰ në sallën e katit të katërt të Kryesisë së Parlamentit zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit Parlamentar për Paktin e Stabilitetit.