Drejtor i doganave, Ago: Politikanë, larg mauneve!
Për herë të parë në historinë nëntë-vjeçare, doganat realizojnë planin. Urdhër i kryeministrit Meta për doganat: “Më raportoni çdo ditë për planin dhe cili deputet dhe politikan ndërhyn në punët tuaja”
Rrugët, aktakuzë për Shulin
Shqipëria, në një të ardhme jo të largët, rrezikon të mbetet një vend pa rrugë.
Një alarm i tillë, ndonëse paradoksal në një shikim të parë, rezulton të jetë imminent edhe pa qenë nevoja t’i hysh aventurës për të ndërmarrë një udhëtim nga një qytet në tjetrin. Mjafton të endesh nëpër rrugët e ndonjë qyteti të vetëm, duke përfshirë në radhë të parë Tiranën, për të kon- konstatuar se shqetësimi lidhur me gjendjen skandaloze të rrugëve është i ligjshëm. Tashmë, gropat e hapura duke i zmadhuar përmasat çdo ditë, si pasojë e neglizhimit të organeve që duhet të kujdesen për to, së pari, të Ministrisë së Transporteve, të kujtojnë pamjet e një vendi që sapo ka përjetuar një luftë fushatë bombardimesh. Një situatë e tillë e mjerueshme e akseve rrugore nuk ka si të mos shkaktojë revoltën e ligjshme të qytetarëve, në radhë të parë të shoferëve dhe pronarëve të automjeteve që i vuajnë disi më shumë se të tjerët, pasojat. Kështu ndodh për këdo që ndjek nëpër ekranet e vegjël protestën e shoferëve në zonën e Kurbinit, duke u ndeshur me pamjen e një rruge së cilës i ka humbur çdo gjurmë. Revolta qytetare për rrugët merr përmasa më të mëdha kur mësohet që fondet e akorduara jo vetëm për ndërtimin e rrugësh, por edhe për mirëmbajtjen e tyre nuk janë të vogla. Dhe duke pasur parasysh këtë të fundit, konkluzioni lidhur me shpërdorime të përbindshme të fondeve nga ana e drejtuesve të Ministrisë së Transporteve, me ministren Shuli në krye, është i pakontestueshëm. Gjendja në të cilën ndodhen rrugët e Shqipërisë është ndoshta akuza më e rëndë për këtë ministre, e cila i ka thyer të gjitha rekordet negative të paraardhësit të saj, Apostoli. Nga ana tjetër, të ndodhur përballë rrugësh të shkatërruara, nuk ka si të mos lindin dyshime lidhur me motivet që zonja Shuli, e stigmatizuar nga opozita si “Miss Korrupsioni”, u ka mbjellë ndryshimeve në kabinetet e Majkos dhe të Metës. Por nëse Ministria e Transporteve dhe ata që e sponsorizojnë nuk e çajnë kokën për gjendjen ku janë katandisur rrugët, kjo është e palejueshme për Kryeministrin, i cili është përgjegjës për dështimet dhe punën jo të mirë të anëtarëve të kabinetit të tij. Për më tepër, rrugët janë dhe pasqyra e funksionimit të një shteti. Pra, duke u përballur me rrugët tona, vihet në dyshim funksionimi normal i shtetit. E palejueshme është edhe heshtja e krerëve të PS-së, si partia më e madhe e koalicionit, e cila, nëpër rrugë të tilla, do të humbasë një pjesë të mirë të votave të fituara tre vjet më parë.
Zbulohet vërteta: Thesari është grabitur
Zbulohet vërteta: Thesari është grabitur
Thesari i shtetit është grabitur
Burime shumë të sigurta në Ministrinë e Rendit dhe SHISH i konfirmuan “KJ” se Thesari i Shtetit në Krrabë është grabitur përmes një tuneli — faqe 7
Tre vjet nga gjendja e jashtëzakonshme dhe djegia e gazetës “Koha Jonë”
3 mars 1997-2000
— faqe 8
NJOFTIM
Për një defekt të madh në shtypshkronjë gazeta KOHA JONE botohet sot me 24 faqe
I kërkojmë ndjesë lexuesit