Erion Braçe i “ZP”-së mund Nanon e PS-së
Kryeredaktori i ZP-së nuk pyet për kryetarin e socialistëve. Nanos i mbetet të urdhërojë vetëm rojet dhe pastrueset e godinës së PS-së
faqe 3
Më mirë Meta se Nano në krye të PS-së
Tre vjet më parë kur Partia Socialiste dhe aleatët e saj merrnin pushtetin, shumica e shqiptarëve ishin të bindur se do të “visheshin në vjé” shumë gjëra i që kishte shkatërruar Sali Berisha.
Pa dyshim që një iluzion i tillë kishte ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, ku për Nanon dhe socialistët e dhanë votën e tyre dhe njerëz të PD-së. Falë autoritetit të krijuar nga një fitore tepër bindëse, mendohej se Nano, duke ndjekur praktikën e “dorës së hekurt”, do t’i vendoste shumë shpejt gjërat në vendin e tyre. Madje, lideri i opozitës Berisha, i ndodhur në pozitën më të vështirë si politikan, nuk mungoi t’i paralajmëronte bashkëpunëtorët e tij që të përgatiteshin për të qëndruar gjatë në opozitë. Mirëpo, që në fillimet e ushtrimit të pushtetit të tij, Nano e tregoi veten si një lider dhe politikan që nuk mban fjalën. Nën petkun e “liberalizmit”, “demokracisë”, “ndarjes së pushteteve”, “bashkëqeverisje”, etj, Nano e zveshi veten nga çdo lloj kompetence që i takonte, falë të qenit Kryeministër dhe Kryetar partie. Do të mjaftonin vetëm 13 muajt e qeverisjes së tij për të treguar se Nano ishte shembulli i politikanit që nuk është i aftë për t’i kthyer fjalët në vepra. Gjatë kësaj periudhe, Nano doli i mundur pothuajse në të gjitha betejat, gjë që kulmoi me dorëzimin pa kushte, pas ngjarjeve të 14 Shtatorit. Për këtë arsye, periudha që pasoi fitoren e tij në kongresin e fundit që e rikthyen në krye të PS-së, ishte provë vendimtare për Nanon në aspektin e mësimit. Nëse lideri socialist do të tregonte vendosmëri duke këmbëngulur në zbatimin e vijës së tij të mbështetur nga votat e delegatëve të kongresit, kjo do ta sanksiononte përfundimisht atë si lider historik të forcës politike më të madhe të krahut të majtë. E kundërta do të bënte që Nano t’i thoshte lamtumirë, një herë e përgjithmonë, rolit të liderit. Mirëpo, për fatin e tij të keq, zhvillimet e deritanishme flasin për këtë të dytën. Konkretisht, në paketën deri tani, Nano është treguar krejt i paaftë për të vënë në jetë ato për të cilat i kanë dhënë votën socialistët. Mirëpo duke pasur parasysh situatën politike në vend, përballë shembjes me të cilën Berisha po i afrohet pushtetit, socialistëve nuk u duhet më një lider “i thyeshëm” dhe dredharak si Nano. Tashmë, PS-ja dhe elektorati i saj kanë nevojë për një udhëheqës tjetër, i cili, të jetë me i vendosur, më autoritar, dhe, në fund të fundit, i aftë për t’i kthyer fjalët në vepra duke i bërë premtimet realitet. Vetëm një politikan me të tilla cilësi do të ishte në gjendje të ndalte turravrapin e Berishës drejt pushtetit. Gjatë këtyre muajve, duke gjykuar mbi aktivitetin e tij si Kryeministër, mund të thuhet se Meta është politikani për të cilin ka nevojë sot PS-ja, për të pasur në krye. Nga ana tjetër, falë raporteve ekzistuese mes grupeve të ndryshme në PS, mund të thuhet se Meta është e vetmja figurë në gjendje për të ruajtur një unitet real në PS, por edhe tepër i vendosur në idetë e tij. Ai, pra Meta, së paku është këmbëngulës në punën e tij, kurse Nano më i rehte ishte një Ministër kulture, se sa kryetar i PS-së. Socialistët e thjeshtë që vuajtën nga regjimi i Berishës duan drejtësi për kohën e PD-së dhe mirëqenie në kohën e PS-së. Por asnjërën, lideri aktual Nano, nuk ua ka dhënë.
“Sarandopulos”, një tjetër mashtrim me Korridorin 8
Ministria e Transporteve zbulon skandalin e radhës — Faqe 17
“ Sarandopulos”, një tjetër mashtrim me Korridorin 8
Rruga një metër më e ngushtë se në projekt