Nano marshon në Vlorë: Tani të vijë edhe Berisha
Krerët e PS dhe qeverisë zbarkuan dje në qytetin “kryeneç”
Lideri socialist firmos “fletë-hyrjen” për liderin demokrat
faqe 3
Krerët e PS dhe qeverisë zbarkuan dje në qytetin “kryeneç”
Nano marshon në Vlorë: Tani të vijë edhe Berisha
Lideri socialist firmos “fletë-hyrjen” për liderin demokrat
faqe 3
SHBA - shansi i fundit i KQZ-së
Keida Kостreci
Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Ahrens, deklaroi se “do të ishte katastrofë për Sh-
Lundi i KOZ-së
Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Ahrens, deklaroi se “do të ishte katastrofë për Shqipërinë, nëse dështonin zgjedhjet lokale të këtij viti”.
Keida Kostreci Shqipërinë, nëse dështonin zgjedhjet lokale të këtij viti”. Mesazhi ishte qartë dhe linte të kuptohej se këto zgjedhje janë edhe mundësia e fundit që ka klasa politike shqiptare, për të treguar përgjegjshmërinë e saj dhe për të mos e privuar Shqipërinë nga përkrahja perëndimore. Megjithatë, pas frazës së Ahrensit, nuk ka pasur shenja zbutjeje në klimën e përgjithshme politike në vend. Ndërkohë që dy forcat kryesore politike në vend, PS-ja e PD-ja, janë shumë të zëna me sherret mes tyre, që përbëjnë thelbin e fushatave të tyre për zgjedhjet lokale, një rastësi fatlume, në mos do të zgjidhte përfundimisht, të paktën do të shtonte shanset për një zgjidhje që do të shkonte në të mirë të shqiptarëve. Ndoshta rasti e solli që ambasadori Ahrens dhe Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, të vizitojnë Shtetet e Bashkuara në të njëjtën kohë, megjithëse për arsye të ndryshme. Një takim mes tyre, mbase në ndonjë nga zyrat e Instituteve Ndërkombëtare prestigjioze në SHBA, larg acarimit që karakterizon pragfushatat në Shqipëri, është shumë i mundur. Të dy mund të përfitojnë nga rasti i një “toke neutrale”, për të diskutuar të gjitha problemet e procesit zgjedhor, duke pasur parasysh nga njëra anë mandatin e plotë që Komuniteti Ndërkombëtar i ka dhënë Shefit të OSBE-së në Tiranë për të asistuar zgjedhjet lokale dhe, nga ana tjetër, rolin që ka Meidani në bazë të Kushtetutës, në hartimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Përbërja e këtij komisioni është edhe arsyeja që opozita po përdor për të bojkotuar pjesëmarrjen në proces. Ahrens është ftuar të marrë pjesë në Forumin Shqiptar të organizuar nga Qendra për Studimet Ndërkombëtare Strategjike, në Washington D.C., që do të zhvillohet më 4 maj. Ndërsa Meidani, i ftuar nga Instituti Lindje-Perëndim, në New York, i drejtuar nga finlandezi Ahtisari, në një takim ku do të diskutohet veçanërisht për Kosovën, do të niset për në SHBA më 1 maj. Megjithëse në axhendat zyrtare nuk është përfshirë takimi mes tyre, erërat e favorshme për zgjidhjen e problemeve të koklavitura shqiptare, që në shumë raste janë inicuar nga Shtetet e Bashkuara, si dhe vullneti i të dyja palëve për të diskutuar larg konfliktualitetit shqiptar, mund t’i hapin rrugën një takimi jo formal, por shumë të frytshëm për të ardhmen e procesit zgjedhor. Përbërja e KOZ-së, është Thembra e Akilit për një proces zgjedhor pothuajse normal, nuk do të ishte çudi që Ahrens dhe Meidani të diskutojnë mundësinë e “fshirjes” së emrave aktualë, të përfshirë në komision dhe krijimin e një komisioni me emra të rinj. Një takim mes Meidanit dhe ambasadorit Ahrens, për të folur mbi KOZ-në, do të ishte fare i mundshëm edhe në Tiranë. Por duket se edhe kjo, duke u realizuar po në Shqipëri, pak të ngjarë do të kishte të kënaqte opozitën, të etur për të gjetur shkaqe refuzimi. Kështu, një prezencë amerikane, qoftë edhe si hije gjeografike, do t’i hiqte opozitës kartën e “komisionit social” si dhe mundësinë e kontestimit të tij.
Ekzekutimet në emër të Kanunit një fëmijë 11 vjeç
Gjaks i kishte zënë pritë tek sa shkonte në shkollë
faqe 11
Të “mëdhenjtë” që refuzojnë të dëshmojnë
14 shtatori
Të “mëdhenjtë” që refuzojnë të dëshmojnë
faqe 9
Ushtarët në aksion për pastrimin
Tiranë/Higjena
Ushtarët në aksion për pastrimin
faqe 18