26/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

26 maj 2000

Ministri i Rendit zbythet para laçianëve

Realizohen kërkesat e padrejta të pengmarrësve, policia tërhiqet duke shkelur ligjin Die forcat e Briskut nuk arrestuan asnjë nga rebelët, të cilët rrëmbyen për tre orë komisarın e policisë faqe 9

Grada e shqyer e Poçit

NGA ENTON ABILEKAJ Kodi Elektoral dhe komisionet e votimit nuk mund të quhen më problem kryesor për garantimin e zgjedhjeve të lira lokale. Pas skandalit të pardjeshëm të Laçit është ringritur dyshimi për destabilizim në prag të zgjedhjeve apo gjatë zhvillimit të tyre. Polic ia tregoi se nuk e kontrollon dot situatën, as 40 kilometra larg Tiranës, tregoi se kriminelët mund të tallen me Shtetin dhe të diktojnë gjithçka që dëshirojnë, qoftë edhe shkelje e rëndë e ligjit. Policia rik konfirmoi se është viktimë e politikës dhe e kërkon fajtorin vetëm në selitë e partive, ndoshta për faktin se ato dihen ku janë. Ndërsa kriminelët kanë ikur. Pasi e çnderuan Shtetin zhduken nëpër territorin e tij. Ndërsa Ministria e Rendit akuzon partitë, pasi e la Shtetin të dhunohej turpërisht. Ministria e Rendit ngre armët kur askush nuk dëshiron t’i shohë dhe deklaron se situata është nën kontroll. Kjo hipokrizi mund të falet në çdo moment tjetër, siç ka ndodhur edhe më parë, por nuk mund të falet në prag të zgjedhjeve, sepse nuk mund të justifikojë votat e vjedhura dhe votuesit nën presionin e dhunës. Pasngjarja duket po aq e rëndë. Akuza për godinën e PD-së, ndërsa kriminelët ikën, ndjell një fushatë të frikshme. Në të vërtetë mbështetja që PD-ja u dha kriminelëve kur ata morën peng komisarın e policisë, është një skemë e njohur dhe e trishtueshme. Por më i trishtueshëm është reagimi i Poçit, i cili në vend të forcës së ligjit ndaj kriminelëve, përdori gjuhën e dobët të politikës ndaj një turzve të krimit. Reagimi politik i Poçit nuk mund t’ia kthejë autoritetin e humbur Shtetit, nuk mund t’ia kthejë gradën e shqyer komisарit të policisë dhe nuk mund të garantojë zgjedhje të lira në Shqipëri. Qeverisja socialiste e mbushur me ngjarje të tilla, duket se ka qenë e paaftë të vendosë rendin dhe ndoshta do ta ketë të pamundur të realizojë një proces të sigurt zgjedhor. Por fakti që gjatë muajt e parë të Poçit ishin kohë e artë e rendit, tregon se asnjë ministër, nëse është vetëm nuk mund t’i zhdukë problemet. Sidomos, sot, katër muaj para zgjedhjeve, asgjë nuk është e sigurt. Dyshimet për një proces të vërtetë dhe të pastër janë zgjedhur pas ngjarjes së Laçit, u rritën. Tani në tryezat e partive dhe në Parlament, nuk mund të diskutohet vetëm për komisionet e votimit dhe Kodin Elektoral. Tani duhet të kërkojnë nga OSBE-ja edhe ministrin e Rendit, apo skuadra policie për ta ruajtur Shtetin, të paktën gjatë fushatës elektorale dhe gjatë zgjedhjeve.

Sierra Leone, lajmi i fundit i Shorkut Faqe 9

Ekzekutohet kunati i Zanit

Lajmi i orës së fundit Mbrëmë, në orën 21.45, në lagjen Çole është gjendur i vrarë kunati i Zanit Çaushit. Mbrëmë, në orën 21.45, në lagjen Çole është gjendur i vrarë kunati i Zani Çaushit. Ai ishte vrarë me disa plumba pistolete dhe është gjendur në mugë nga një kalimtar që më pas ka njoftuar policinë. Drejtori i Policisë, Besnik Bregu, ka deklaruar për “KJ” se Policia e Vlorës është vënë e tëra në alarm për të gjetur vrasësit. Ende nuk është bërë i ditur ndonjë version. Por ekzekutimi i kunatit të Zanit ka qenë i studiuar pasi, sipas policisë, vrasësi e ka ndjekur nga pas dhe pasi e ka vrarë është zhdukur menjëherë. Kjo është vrasja e tretë në familjen Çaushi, që nga momenti që është arrestuar Zani për herë të dytë. Më parë ai i janë vrarë dy vëllezër. Hasmëritë që ka lënë pas Zani, bëjnë që pasi të ekzekutoheshin vëllezërit e tij, tashmë atentate ta kalojnë pragun e shtëpisë së tij dhe të çojnë në varr edhe njerëz të rrethit miqësor.

Shork, gazetari që do të na mungojë

MENTOR KIKIA Një vit më parë, kur në gazetën tonë bëhej mbledhja e redaksisë, i pari gazetar që “raportonte” ishte Kurt Shork. Ishte koha e luftës në Kosovë dhe gazetat shqiptare, thuajse të gjitha faqet ia kushtonin asaj. Agjensitë transmetonin çdo sekondë të rejat e fundit nga fronti i luftës që bëhej në emër të paqes. Bomba të hedhura, viktima të reja, varre të tjera dhe masakra pa fund. Ishte e vështirë të zgjidhje se çfarë do të botoje më parë. Por Shork ishte padyshim më i botuari gazetar. “Po Kurti, çfarë ka sjellë?” - ishte kjo pyetja e përditshme e kryeredaktorit në mbledhjet e drekës. Komentet dhe lajmet e tij ishin padyshim më të mirat që botoheshin në të gjitha gazetat shqiptare, në lidhje me luftën në Kosovë. Dhe, të parët që i lexonin ishim pikërisht ne të redaksisë. Jo vetëm për të parë se si komentonte luftën një gazetar i madh i një agjensie të madhe lajmesh, porse edhe për të mësuar se si mund të raportoosh në mënyrën më perfekte. Ishte një gazetar lufte dhe për shtypin shqiptar ai do të mbetet gazetari që ka treguar më me realizëm atë që ndodhte me shqiptarët në Kosovë. Me një përvojë jo shumë të gjatë, ai ishte një “luftëtar” që ka ndekur me laps në dorë betejat në Irak, Bosnje, Kosovë e së fundi në vendin afrikan që është përfshirë nga lufta civile, Sierra Leone, ku dhe u vra mbrëmjen e të mërkurës. Që nga ditë e djeshme, jo vetëm agjencia ku ai punonte, Reuters, por të gjitha gazetat e Tiranës do të kenë një gazetar më pak.