Nano në laç sulmohet nga turmat e PD-së
Ndalon për një kafe dhe rrethohet me britma e sharje
Deputeti Dajçi akuzon Poçin: Trafikun e bëjnë njerëzit me makina policie
faqe 2-3
[Fragment i faqes tjetër, i mbuluar dhe i prerë; duken vetëm pjesë të rreshtave: “...a Jonë”; “...ma e...”; “...ralit”; “...s një nga sta-”; “...që mbështet”; “...oi një bisicë”; “ministrin e”; “sh-drejtor i”; “...isë, genera-”; “...varësisht nga”; “...eret që nor-”; “...ardhte gjen-”; “...idhës së fun-”; “...mokratëve,”; “...e opozitës,”; “...ketë në vend”; “...shërbim siç”; “...shme, PD,”; “...e kundër”; “...sjes aktuale”; “...e pranimin”; “...bëra gjatë”; “...në pushtet”; “...ptohet që”; “...ozitës dhe”; “...tuar seri-”; “...se nuk do”; “...në rast të”; “...et. Për të”; “...atyrshme”; “...nga disa”; “...cilët me”; “...dëmtuar”; “...everive të”; “...anda zyr-”; “...ritare në”; “...PD-së,”; “...ura të til-”; “...nga pro-”; “...kësaj kal-”; “...Agim”; “...i zi” sic” si a ruhen presionet kunder- teti të h. është ta me Shehut lej dhe saj dhe rçërisht plici në EFA-s”. ka pse ë më 28 e kokë, kanëve e dëm- për se mit dy men- mund arak”, eru ar në, la er sh- së tij. ura të ut e të bën të krizën
Politika mbyti paqen
Nga MARTIN LEKA
Ekipi i Lezhës me emrin simbol “Besëlidhja”, dje i ka dhënë qytetit dhe gjithë përkrahësve të tij kudo që ndodhen, jo thjesht një kupë, jo thjesht një Kategori futbolli, jo thjesht një emocion, por shumë më tepër se kaq. Lojtarët meritojnë të falenderohen të gjithë, qoftë edhe për faktin se fituesit “nuk gjykohen”. Duke folur emocio-
[teksti vazhdon, i prerë nga skaji i imazhit]
[Pjesa e sipërme e artikullit është e prerë] ndryshme, autori i këtyre radhëve nuk mund të mos pohojë se loja ishte e barabartë. Madje, nuk duhet të më “dënojnë” bashkëkagetat e mi lezha[në?], nëse mund të them se ndoshta më pranë fitores ishte ekipi i Besës së Kavajës, me shpirtin luftarak dhe teknik të lojës, pas avantazhit të golit në pjesën e parë. Vetë përfundimi i ndeshjes me penallti tregon në fund të fundit rivalitetin e të barabartëve. Për zhvillimin e lojës, unë nuk mund të kem kurajon të analizoj më tej.
Por, nëse në fushën e blertë përballeshin mes njëri-tjetrit 22 futbollistë, në shkallët e stadiumit më të madh të vendit “luftonin” mijëra të tjerë, përkrahës të të dy ekipeve, përkatësisht Besëlidhjes e Besës. Shumë prej të pranishmëve në stadium janë “shtangur” në vend, kur nga tribunat e tifozëve kavajas kanë shpërthyer në kor thirrje në formë ulërimash “Vdekje, vdekje, vdekje komunizmit”; “Sali Berisha, Sali Berisha”; “Liri - Demokraci”, “PD-PD”, etj. etj, parulla politike, si në një miting elektoral. Pa përmendur çjerrje të tjera me një fjalor banal që nuk meriton të përmendet e të thuhet as mes avujve të alkoolit nëpër kafene. Pas kësaj, përballë “mitingashëve demokratë”, është formuar një kordon policie, ndërsa në anën tjetër një gjendje krejt e qetë, pa një hije policore e pa thirrje politike. Është krejt e qartë se të vish për sport e të thërrasësh për politike, nuk mund të jetë rastësi, madje mund të thuhet me siguri se ekziston një suport politik, e për më tepër, janë të identifikueshëm qartë edhe “sponsorët” e këtyre shfaqjeve mediokre, krejt të lexueshme mes parullave të mësipërme që u hodhën dje.
Ndoshta pikërisht kjo shfaqje e shëmtuar politike ka bërë edhe efektin e kundërt në rezultatin e lojës, i cili, siç e thamë edhe më sipër, mund të ishte edhe ndryshe. Madje nuk krijon as rezultate në lojë, nuk ndihmon as forcën politike (në rastin konkret PD), nuk kënaq as spektatorët dhe krijon një shije të athet tek qytetarët. Në fund të fundit, spektakli të tilla falso nuk nderojnë as qytetarët demokratë kavajas, ashtu siç nuk do të nderonin në një rast tjetër të ngjashëm as qytetarët e lirë lezhanë.
Kur rezultati ishte në favor të Kavajës, miku im përkrah në stadium, i shokuar nga thirrjet “Sali Berisha, Sali Berisha”, tha: “Erdhi ters për Kavajën. Edhe Enveri ishte tifoz me Besën”....
[Fotografi e ekipit dhe tifozëve; nuk dallohet tekst i lexueshëm në pjesën e dukshme.]
Lezha mbretë në festë për Besëlidhjen
Face 22
Ekipi i Besëlidhjes dje pas triumfit kundër Besës në “Qemal Stafa”
foto P. ILO
Ekipi i Besëlidhjes dje pas triumfit kundër Besës në “Qemal Stafa”. foto P. ILO
Daut Gumeni jep dorëheqjen
Largohet Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës
Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Daut Gumeni, ka dhënë dorëheqjen. Dje, ai ka bërë dorëzimet dhe ka lënë zyrën e tij, në selinë e kryetarit të shtetit. Burime pranë Presidencës e konfirmuan këtë, por nuk dhanë hollësi se për ç’arsye Gumeni është “dorëzuar”. Mësohet se ka dy ditë që ai ia ka paraqitur shkresën e dorëheqjes shefit të tij, presidentit Meidani, dhe ky i fundit dje e ka pranuar. Burime jo zyrtare thanë për “KJ” se një nga shkaqet e mundshme të dorëheqjes së një prej njerëzve më të afërt të presidentit, duket të ketë qenë Kodi Elektoral. Gumeni ka qenë një nga drejtuesit e Forumit për Demokraci, i cili lindi në vitin 1996 si opozitë e presidentit të atëhershëm Sali Berisha.