10/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

10 qershor 2000

Ministri Milo, pro Shkupit dhe kundër Tiranës

Ndërkohë që kreu i diplomacisë shqiptare deklaron se “Maqedonia respekton të drejtat e shqiptarëve”, Akademia e Shkencave e Maqedonisë dhe ministri i Diasporës Martin Trenevski akuzojnë Shqipërinë Ministri maqedon deklaron: “Në Shqipëri ndiqet politika staliniste e mohimit të ekzistencës së maqedonasve dhe se në Tiranë ka 50 mijë maqedonas, ndërsa në gjithë Shqipërinë 250 mijë” (!) faqe 16-18

Politika si fantazëm

Burri ka dalë nga shtëpia herët në mëngjes dhe ka lënë varur një shprehje se “kur të kthehet do të sjellë gjëra të mira”. Është kthyer natën vonë dhe ka lëshuar një psherëtimë: “Uf, kush do të zgjidhet sekretari i Përgjithshëm i Partisë?”. Pastaj ka ndryshuar bisedën dhe ka shprehur shqetësimin tjetër: “Thesari, moj grua, thesari...”. Fëmijët vështrojnë me sy të shqyer, mbasi kanë parë dhjetra kronika televizive “për sekretarin e përgjithshëm”, “për dy poste në parti”, “për tritolin dhe mërspën”, dhe dëshpërohen nga burri që nuk ka sjellë asgjë në duar. Kështu ndodh në miliona jetë familjesh dhe individësh në Shqipëri. Politika në mëngjes tregon thesin e dhuratave të mëdha, ndërsa në mbrëmje e sjell “plot me sukese në luftën për sekretar, për bërryla dhe klane në Parti”. Kujt i duhen këto “dhurata” politike? As vishen, as hahen, as bëhen ujë e banesë, as qetësi dhe shtet. Njerëzit kanë nevojë për këto, ndërsa Politika ka nevojë për ato. Politika dhe Individ[i] janë kthyer në dy palë të ndryshme. Çfarë po ndodh? 1. Interesat e politikës, fatkeqësisht, kanë fituar mbi interesat e individit. Është e vërtetë se Politika ka nevojë për status e mbledhje, për sekretar dhe klane; por këto nuk i duhen aspak individit. Individ[i] ka interesa të tjera, që duhet t’ia shërbejë Politika. Por këtu politika mungon. 2. Politika po i sjell individit tension, kokëçarje, konflikte dhe boshllëk. I shfaq si fantazëm në Televizion, në gazeta, në kafene, në kafe, në m… Në këtë marrëdhënie individi nuk fiton asgjë. Ai po humbet edhe aftësinë qytetare për të kontrolluar klasën e tij politike. Ndërsa politika po ia shet individit punët e veta si “punë të shtetit kombëtar”. 3. Politika po shfaqet si një fenomen jashtë – shtetëror, që nuk ka lidhje me dy “vogëlsira”: Pragmatizmin dhe Qeverisjen. Nuk ka shumë rëndësi politikë e “pastër” nëse një element i shtetit ndodhet në punë, ai duhet të ulë kokën dhe të pushojë para Partisë. Rreziku i ideologjizimit të shoqërisë politike po troket. 4. Nëqoftëse do të vazhdojë që në një anë të shkojë Politika dhe në anën tjetër Individ[i], atëhere ka rrezik që një ditë klasa politike t’u mbushë individëve “të paralizuar” edhe kutitë e votimit. Demokracia mund të vazhdojë të quhet përsëri Demokraci.

Dy fëmijë, vrasës me pagesë

Faqe 9

Shëngjini-porta e Veriut

Linjë e re autobusi: Shëngjin-Prizren-Prishtinë e kthim Duke filluar nga java e ardhshme presidenti i “La Vikinga” ka vendosur që të përurorojë linjën e re (pa biletë) Shëngjin-Prizren-Prishtinë e kthim (dy herë në javë). Pas kësaj pasagjerët kosovarë do të udhëtojnë nga porti i Shëngjinit drejt Barit (Itali) ose anasjelltas. Faqe 21

Spektakël artistik për skuadrën e “Besës”

Sonte, në ora 19.00, në Kavajë Në sheshin ”Demokracia” të qytetit të Kavajës organizohet spektakli për ekipin e futbollit të ”Besës”, i cili mundi ekipin e Elbasanit dhe u kualifikua për në kategorinë e parë të futbollit. Marrin pjesë artistë të njohur të këngës e të humorit. Spektakli organizohet nga Bashkia e qytetit dhe nga firma ”Kazazi shpk”. PRA, SONTE NË ORA 19.00.